LAJMI I FUNDIT:

Kafshët e egra drejt shuarjes

Kafshët e egra drejt shuarjes

Popullata e rreth 3.000 llojeve të kafshëve të egra nëpër botë, ka shënuar rënie drastike, situatë kjo shumë më e keqe se që është menduar më parë.

Studimi vjen nga grupi më i njohur botëror mbi ambientin.

Grupi studiues Swiss, ka fajësuar kryesisht kërcënimet e njeriut ndaj natyrës, që kanë shkaktuar rënie të 52 për qind të popullsisë së kafshëve të egra mes viteve 1970 dhe 2010.

Hulumtimet tregojnë se metodat e përmirësuara të matjes së popullatave të peshkut, zogjve, gjitarëve, amfibitëve dhe zvarranikëve, shpjegojë diferencën e madhe të një rënie për 28 për qind në mes të vitit 1970 dhe 2008.


Hulumtimet tregojnë se gjuetia dhe peshkimi, së bashku me humbjet e vazhdueshme dhe përkeqësimi i habitateve natyrore janë identifikuar si kërcënimet kryesore ndaj kafshëve të egra rreth botës.

Faktorë të tjerë që kanë ndikuar janë: ngrohja globale, speciet pushtuese, ndotjet dhe sëmundjet. /rel/