Kompania e naftës, Saudi Aramco, prodhon pothuajse 12 për qind të rezervave botërore të naftës – pesë herë më shumë se kompania më e madhe private që merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës, ExonMobil. Për shkak se ajo shtrihet në depozitat më të mëdha botërore të naftës, me daljen e saj në treg, Saudi Aramco mund të bëhet pesë herë më e madhe se Apple, pra kompania më e vlefshme në botë, ndërsa privatizimi i saj të jetë më i madhi në historinë e njerëzimit.
Me privatizimin e kompanisë lidhen tri gjëra: e para është se Arabisë Saudite i duhet privatizimi që të zvogëlohet varësia nga nafta dhe që nafta të përdoret për qëllime të diversitetit financiar; e dyta ka të bëjë me ndikimin në financat globale; dhe, e treta – që shkon përtej ekonomisë – ndërlidhet me ndikimin e këtij privatizimi në Lindjen e Mesme, raporton The Independent, transmeton Telegrafi.
Arabia Saudite për shumë vite ka një problem, që është varësia nga vetëm një industri. Për shkak të kësaj varësie, industritë tjera nuk mund të zhvillohen në përputhje me nevojat e tregut botëror. Ky problem është i njohur me emrin Sëmundja Holandeze, që ka të bëjë me shembullin e Holandës, shtet ky i cili pasi zhvillohet sistemi i gazit në Detin e Veriut, gjithë forcën e tij, ekonominë, e ka fokusuar në prodhimin e gazit, duke neglizhuar industritë e tjera e duke i bërë ato të jenë më pak konkurruese.
Por, për shkak të një shoqërie të fortë civile dhe të zhvillimit tradicional, industria energjetike e Holandës nuk e ka arritur kurrë nivelin e varësisë si në Arabinë Saudite apo në Rusi.
Prandaj, princi saudit, Mohammed bin Salman, paralajmëroi “Vizionin 2030”, një plan që përfshin rritjen e të ardhurave për vendin nga shitja e kompanisë Armaco. Të gjitha paratë e mbledhura do të investohen në zhvillimin e industrive të tjera, të cilat për shkak të preokupimit me naftën nuk janë zhvilluar në përputhje me nevojat e tregut. Plani është të formohet fondi më i madh në planetin Tokë. Sipas planit, një pjesë e mjeteve do të shkojnë në investimet e brendshme, e një pjesë në investimet e jashtme.
Qëllimi është i mirë, nëse marrim parasysh rënien e kohëve të fundit të çmimeve të naftës dhe faktin se nuk është mirë që të mbështeten vetëm në një burim të të ardhurave. Kritikët, në anën tjetër, theksojnë se ky degradim i industrisë më të madhe në botë është më shumë lojë e Qeverisë se manovër tregtare, ndaj është vështirë të dihet se çfarë do të ndodh në të ardhmen me shtetin që gjithçka që ka po vë në shitje.
Princi Salman, 30-vjeçari i cili është trashëgimtar i fronit mbretëror, propozon investime në turizëm, në kujdesin shëndetësor, në prodhim dhe në arsim. Një nga objektivat është rritja e pjesëmarrjes së sektorit privat në ekonomi, nga 40 në 65 për qind.
Nëse kjo ndodh, ai thotë se Arabia Saudite do të bëhet “normale” si vendet tjera që kanë disa sektorë të fortë. Ky ndryshim do të ndikojnë edhe tek ndryshimet në shoqëri dhe në karakterin e kombit, transmeton Telegrafi.
Në tërë këtë shtrohet çështja e ndikimit të këtij vendimi në financat globale, pra se si do të ndikojë shitja e kompanisë më të madhe të naftës në botë dhe se si do të reagohet në krijimin dhe zhvillimin e fondit më të madh. Sa i përket shitjes, ajo do të jetë sprovë për investitorët se sa janë të gatshëm të investojnë në kompaninë që është dëshmuar si minierë e pasurisë. Këtu flitet edhe për atë se me çfarë shpejtësie do të bie varësia nga nafta në nivel global. Sa për fondet, fondet sovrane çdo herë e më shumë kanë pikëpamje morale, të tilla si Holanda, që ka shitur pasurinë e saj të qymyrit me qëllim të zhvillimit të teknologjive për mbrojtjen e mjedisit. Arabia Saudite është investitor i njohur, e nëse gjithçka shkon sipas planit, pasuria e saj do të duhej të jetë më e madhe se sot.
Nëse Arabia Saudite dhe ekonomia e saj shpërndahen nëpër botë, kjo do të kishte efekt mbi fqinjët e saj. Nëse privatizimi dëshmohen si lëvizje të mirë, ajo mund të provokojë vendet e tjera për ta bërë të njëjtën gjë. Me hapjen e investimeve, këto vende do të duhet të fillojnë të respektojnë ligjet dhe rendin ndërkombëtar. E, kjo është mirë për tërë botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake