Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
Zvarritja e skajshme dhe indinjuese e procesit të numërimit, klima eksplozive që u ngarkua prej situatës dhe imazhi i keq i Shqipërisë që sërish u shfaq në mediat më prestigjioze të botës ka rikthyer dëshpërimin mes shqiptarëve dhe zymtësuar shpresën për të ardhmen. Përsëri vendi gjendet një hap larg humnerës me një déjà vu të dhimbshme që të kujton se si një dekadë më parë na u shty MSA dhe po ashtu Prodi erdhi e na bëri thirrje në Parlament për stabilitet. Paralelizmat me të kaluarën e hidhur të shqiptarëve mund të bëhen edhe me gjenezën e shtetit tonë, kur përplasjet e egove dhe interesave meskine të liderëve politik dhe oborrtarëve të tyre rrezikonin dita ditës që ta vdisnin Shqipërinë sa ishte ende lehonë. Tanimë që po bëhet një shekull shtet prapëseprapë po na duhet të shohim angazhimin e ambasadorëve të huaj në terren për të na shpëtuar nga njëri-tjetri, sikurse qëmoti vendosnin përcaktimin e kufijve tonë.
Mirëpo edhe pse situate nuk është zgjidhur, gjithsesi duhen vënë pikat mbi i pikërisht tani kur plaga është ende e hapur për të sqaruar disa përgjegjësi lidhur me procesin zgjedhor. Hekuri duhet rrahur sa është i nxehtë sepse po kaloi njëfarë kohe e harrojmë të gjithë dhe bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë për tu riballafaquar me problemin në një formë ciklike. Dita e zgjedhjeve ka qenë problem i madh më parë, por është minimalizuar tanimë. Fushata gjithashtu ngelet problem por minimal për nga impakti në rezultatin zgjedhor krahasuar me numërimin i cili sikurse u pa edhe në zgjedhjet parlamentare është një gangrenë e mirëfilltë.
Pikësëpari duhet thënë që për procesin e numërimit ka zgjidhje, pra ka dritë në fund të tunelit, nuk është një nyje gordiane, por është një çështje që varet nga vullneti politik. Situata e zgjatjes së numërimit ishte e pritshme dhe për rrjedhojë edhe e parandalueshme. Administrimi i procesit zgjedhor prej partizanëve, militantëve apo individëve të propozuar dhe porositur prej partive politike dhe jo në dorë të institucioneve dhe nën garancinë e ligjit në mënyrë të pashmangshme do të sillte në aplikimin e vonesave të motivuara politikisht sikurse edhe u denoncua qartë nga raporti i fundit i OSBE-ODIHR. Dhe këtu është përgjegjësia jo vetëm e kreut të mazhorancës, por edhe e liderit të opozitës të cilët e dinë mirë që lënia e procesit zgjedhor në dorë të njerëzve partiak përbën një disfatë të shtetit të së drejtës përballë interesave meskine politike, një mosrealizim të një prej standardeve kryesore evropiane dhe ishte një recetë e pastër për tension e konfrontim në terren. Kjo pasi garant për procesin zgjedhor nuk ka qenë shteti e ligji por raporti apo ekuilibri i forcës së militantëve të zellshëm që monitorojnë apo administrojnë procesin.
Prandaj duhet të jetë detyrë e opozitës e cila duhet të nxjerrë mësim nga pësimi, për t’u angazhuar që ta ndryshojë njëherë e mirë procesin e numërimit. Nëse nuk e bën atëherë vërtetohet që lidershipi aktual i opozitës nuk ka problem me poshtërsinë e kësaj dukurie por, thjesht s’pëlqen faktin që këtë proces e ka dominuar qeveria dhe do të dëshironte ta kishte vetë në dorë instrumentin manipulues të manipulimit të procesit të numërimit. Në këtë aspekt zgjidhja është shumë më e lehtë nga sa mendohet dhe vjen nëpërmjet aplikimit të teknologjive të ndryshme elektorale që përdoren me shumë sukses prej dekadash nga vende të zhvilluara
Sistemet e tabulimit elektronik mund të jenë shumë të përdorshëm në Shqipëri sepse mundësojnë që fleta e votimit të mbushet me dorë dhe të numërohet në mënyrë elektronike. Diçka e tillë e ngjashme është përdorur me shumë sukses prej vitesh në sistemin e maturës në Shqipëri. Por ka edhe pajisje elektronike që e regjistrojnë dhe numërojnë menjëherë votën që veprojnë në një far mënyre si bankomatet. Fundja përderisa i besojmë shkencës së elektronikës kursimet e të ardhurat tona përse mos të kemi besim tek ajo që shkenca mund të ofrojë edhe lidhur me një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe efikas. Po ashtu ka shumë vende ku është aplikuar me shumë sukses edhe votimi nëpërmjet internetit dhe përderisa lidhja me internetin po masivizohet shpejt edhe në Shqipëri, kjo zgjidhje është boll e mundshme. Kuptohet që s’ka gjë perfekte por gjithsesi këto që po përdoren gjithnjë e më dendur nga vendet e zhvilluara janë shumë herë më të përsosura sesa sistemi primitiv aktual, i cili është një dështim i garantuar.
Teknologjitë mundësojnë shpejtësinë e madhe të numërimit duke e bërë pothuaj të pamundur për palët që të bëjnë përllogaritje dhe të planifikojnë se ku duhet ta bllokojnë e ku duhet ta përshpejtojë procesin. Pra eliminohen taktika të momentit të fundit dhe tensioni i zgjatjes së procesit.
Aplikimi i teknologjive të reja do të mundësojnë automatizimin e procesit duke e minimizuar rolin e njerëzve në proces. Për rrjedhojë mundësia për të deformuar rezultatin nëpërmjet korruptimit apo kërcënimit të mijëra komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve në terren. Tentativat për manipulim lënë gjurmë më shumë dhe fal teknologjisë identifikohen më lehte keqbërësit dhe sigurohen në mënyrë më efikase prova për t’i vënë ata pas hekurave. Duhet vënë në dukje gjithashtu që vendi ynë ka një avantazh të madh sepse me një moshë mesatare që vërtitet tek 29 vjeç, këto teknika e procese të avancuara mund të përvetësohen dhe aplikohen shumë më lehtë se në vende me popullsi më të moshuar. Pra pas procesit të diskredituar të numërimit të zgjedhjeve të këtij viti elita politike shqiptare nuk ka asnjë justifikim për të mos e ndryshuar teknologjinë e administrimit të votës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë