LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet medikamenti që ndalon meshkujt të joshen

Zbulohet medikamenti që ndalon meshkujt të joshen

Një studim nga ana e profesorëve në Japoni ka zbuluar një ilaç që mund të ndalojë një mashkull të joshet dhe devijohet nga femrat tërheqëse.

Profesorët nga Universiteti Kyushu kërkuan për të provuar se si ndryshon mendja e tyre duke marrë antibiotikun, minocycline.

Ata ngritën kurthe duke përdorur tetë fotot e femrave tërheqëse, dhe morën në studim 98 pjesëmarrës meshkuj që u ndanë në dy grupe. Duke parë në një foto që tregon fytyrën e një femre, lojtarëve meshkuj u tha që të zgjedhin se sa nga 1300 jen ata do të japin për çdo femër.

Rezultatet tregojnë se sjellja tek meshkujt u rrit në mënyrë të konsiderueshme në lidhje me atraktivitetin e perceptuar për femrën. Meshkujt të cilët morën ilaçin minocycline kishin më pak të ngjarë që të besojnë tek gratë tërheqëse dhe për t’u dhënë atyre të holla. /Telegrafi/