Vullneti i sovranit!
Na i heqin dritat për një kohë të gjatë dhe nën dritën e qiririt krijojmë një ambient aq romantik, saqë nuk na vjen të shkëputemi ndaj tij edhe nëse dritat na vijnë gjatë kësaj kohe. Sikur na duket padrejtësi të na largojnë nga bota e “ëndrrave”.
Vite më parë, në periudhën e krizës energjetike, shumë biznese falimentuan; shumë elektro-shtëpiake u dogjën; dhe shumë pleq e plaka vdiqën nga të ftohtit e acartë të dimrit. Pavarësisht nga këto humbje, ne fituam diçka që kishim kohë që e kishim humbur. Çfarë? U bashkuam sërish me njëri-tjetrin: vëllezër, motra e fqinj mblidheshim të gjithë nën dritën e qiririt dhe kujtonim kohët e vjetra e të lumtura që kalonim në periudhën e regjimit të egër komunist, pavarësisht nga të këqijat e atij sistemi. Në atë kohë ishim vërtet të bashkuar; kishte një harmoni midis njerëzve; ishin shumë të bukura mbrëmjet që organizoheshin nëpër vatrat e kulturës…
Në atë periudhë të errët, kishte edhe gjëra të bukura, të cilat ia vlen t’i kujtosh. Por, në këtë periudhë të errët nuk ka mbetur asgjë e bukur të cilën ne mund ta mbajmë në kujtesën tonë. Gjithçka që kemi kaluar në këtë periudhë të errët 13-vjeçare duam vetëm ta harrojmë.
Ç’fatkeqësi! Dua të harroj 13 vjet nga koha ime; 13 vjet nga koha e rinisë; nga lulja e moshës… Dua të ankohem te i Plotfuqishmi se më solli në këtë botë në një kohë të papërshtatshme, me gjithë këto absurditete të botës shqiptare.
Për njeriun që pushtohet nga një pesimizëm i pashoq, megjithatë qiriri ka qenë gjithmonë një dritë shprese për botën tonë. Të mos i harrojmë rilindësit tanë, të cilët nën dhe me dritën e qiririt zhdukën errësirën pesëshekullore në të cilën vuante Shqipëria etnike dhe shqiptarët, si pasojë e pushtimit nga Perandoria Osmane, dhe një shekull nën sundimin serb. Të jeni të sigurt se këta rilindës shpejt do të shfaqen dhe do të pagëzohen me emrin "rilindësit modernë".
Këta rilindës janë shtresa e re intelektuale brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë etnike, e cila do të shpërthejë fuqishëm dhe do t’u japë fund një herë e përgjithmonë çmendurive të këtyre ”arnautëve” të pa tru e të pafe, që vazhdojnë ta shtyjnë kombin tonë drejt honit të harresës, skamjes e turpit.
Do të doja të thosha se kjo klasë politike nuk e ka të gjatë, pasi është një shtresë e kalbur dhe sado që mundohet të qëndrojë, nuk ka për t’ia arritur qëllimit, sepse populli ynë është vjelë nga premtimet e tyre.
“Vullneti i sovranit qëndron mbi vullnetin e të gjithëve". Ja pra përse kjo klasë politike së shpejti do të ndryshojë. Sepse, ky është vullneti i sovranit. Shpejt ajo do të zëvendësohet nga një klasë më e integruar dhe ju siguroj se Shqipëria etnike i ka të tilla potenciale drejtuese.
Do të vijë së shpejti dita kur ne do të jetojmë si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës; do të vijë së shpejti dita kur figura e qytetarit shqiptar nuk do të denigrohet më për shkak të kësaj klase politike; do të vijë së shpejti dita kur kultura politike do të ngrihet në të njëjtin nivel me kulturën qytetare shqiptare…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama