Viti 2012, vit i kthesës për Kosovën!
Viti 2011 u karakterizua me shumë ngjarje skandaloze.
– Vjedhja e votave gjatë zgjedhjeve lokale të 2010 dhe ripërsëritja e tyre nga dy-tri herë në shumë komuna të Kosovës gjatë janarit 2011, zgjedhje që padyshim i dhanë një imazh shumë të keq shtetit të Kosovës.
– Ardhja në krye të shtetit (sipas qejfit të ambasadorit amerikan Christofer Dell dhe marrëveshjes së tri partive, menjëherë pas dorëheqjes së detyrueshme të Behgjet Pacollit nga posti i presidentit, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Pacolli kishte shkelur kushtetutën gjatë zgjedhjes së tij si president në Kuvendin e Kosovës) të një femre që dikur kishte punuar si përkthyese dhe zyrtare e lartë e policisë. – Fillimi i bisedimeve me Serbinë, ku pati ndërprerje disa herë të këtyre bisedimeve me insistimin e palës serbe.
– Aktakuza e ngritur nga EULEX-i për krime lufte dhe arresti shtëpiak kundër heroit të luftës dhe deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj.
– Masat e reciprocitetit me Serbinë që zgjati vetëm një muaj, dhe në fund prapë se prapë Serbia edhe pas heqjes së masave të “reciprocitetit”, shkeli marrëveshjen dhe filloi me avazin e vjetër duke i bërë bllokadë mallrave të Kosovës.
– Me intervenimin e njësisë speciale ROSU në veriun e Kosovës, Qeveria e Kosovës dështoi për të vënë rendin dhe ligjin në atë pjesë të Kosovës, ku për pasojë pati vrasjen e policit Enver Zyberaj dhe djegien e pikave doganore 1 dhe 31.
– Vendosja e barrikadave nga bandat kriminale serbe të sponzoruara nga pushteti në Beograd, dhe pavarësisht presionit të madh të bashkësisë ndërkombëtare për heqjen e tyre, rrugët vazhdojnë akoma të jenë të barrikaduara.
Pas gjithë këtyre skandaleve që ndodhen gjatë vitit 2011 nga politikanët tanë të korruptuar, të papërgjegjshëm dhe aventurier, ne qytetarët e stërlodhur të Kosovës duam sa më shpejt të harrojmë vitin që po e lëmë pas dhe të shpresojmë se viti 2012 do të jetë shumë më i mirë se ky vit.
Vit i punës dhe shpresës!
Kosova ka nevojë për udhëheqës të ndërgjegjshëm. Lufta kundër korrupsionit kriminalitetit, drogës, tregtisë me qeniet njerëzore, prostitucionit duhet të jetë një nga detyrat kryesore. Hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i bujqësisë ndihma që duhet dhënë për t’iu kthyer njerëzit tokës, krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve nga jashtë, rregullimi i sistemit shëndetësor të pastruar prej korrupsionit për të ofruar shërbim të gjithë qytetarëve. Sistemi i shkollimit, në të duhet të bëhen investimet më të mëdha ngase aty është zhvillimi, duhet krijuar kushte që studenti që kryen fakultetin të ketë mundësi punësimi, e shumë e shumë të tjera që duhet bërë për të dërguar vendin përpara.
Të bëjmë që ky vit që po vjen të jetë vit i fillimit të veprimeve konkrete të mëdha, vit i kthesës së madhe, vit që do t’i japë fund një periudhë të errët e do ta kthejë shpresën për një ardhmëri më të mirë, të shikojmë përpara të marrim guximin të vëmë në lëvizje të gjithë potencialin që posedojmë e të bashkohemi në një të vetmin qëllim ta bëjmë Kosovën atdheun tonë, vend ku do mund të jetojmë me dinjitet!
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes “’Aleanca Kuq e Zi”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama