Shumëkush e mban mend për stilin e “çoroditur”, për flokët lara-lara - në njërën anë kuq, e tjetrën zi - që kombinoheshin edhe me ngjyrat e palltos, me këpucë të njëjta por me ngjyra të ndryshme. Disa e mbajnë mend për muzikën e saj moderne, disa për angazhimet e saj si reportere e luftës. Por, ka edhe të tillë që nuk e njohin fare...
Në nderim dhe kujtim të rokerës së parë shqiptare në Kosovë, zj.Violeta Rexhepagiqit-Viki, po e ribotojmë intervistën me të, dhënë kohë më parë portalit, Telegrafi, ku në detaje shpalosi rrugëtimin e saj si rokere, reportere, kompozitore dhe tekstshkruese, në një periudhë tepër sfiduese.
Nuk ndodh shpesh të takosh dikë dhe të kesh avantazhin dhe përshtypjen se e njeh prej shumë vitesh, siç na ndodhi kur u takuam me Violeta Rexhepagiqin. Ajo është artiste në çdo gjë: në mënyrën se si shprehet, si i përjeton gjërat, si vishet, si ecën, si buzëqesh.
I zgjedh fjalët me kujdes, ecën me elegancë, i pëlqen të filozofojë e të meditojë, ndërsa tymi i cigares përmes gishtave të hollë e bën disi enigmatike.
Ndërsa bisedon me të, koha kaloi shumë shpejt mes batutave, koktejeve dhe ideve, aq sa kuptuam që vetëm ajo ditë nuk do mjaftonte për të folur rreth gjithçkaje bashkë. Shumë biseda ndërpriteshin në mes për t’u vijuar të tjera.
Violeta na solli një frymë që kuptuam se na mungonte: atë të shpirtit të lirë plot çiltërsi!
Ajo theu tabutë, ishte çudia e çudirave të kohës. E gjithë përpjekja e saj sillet në dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme në jetë. Po, cila ishte rruga e saj e mëtutjeshme?
Viki, si ke filluar dhe kush ishe në të vërtet. Na përshkruaj rrugën tënde në vija të trasha. Ku ke lindur, çfarë shkolle ke mbarur, kush të ka zbuluar…?
Nuk kishte filozofi të madhe në tërë atë që bëra. Fantazia e zhvilluar i kishte fajet për të gjitha, e pastaj vjen puna dhe talenti. Linda në Prishtinë dhe paralelisht vijoja shkollën fillore dhe atë të ulët të muzikës. I takova grupit të nxënësve eksperimental dhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda ” zgjodha drejtimin matematikor. Studiova në Sarajevë psikologjinë.
Me muzikë dhe radio-drama për fëmijë fillova qysh në fëmijëri dhe për këndim më zbuluan dhe me mua punuan Vera Gashi, Bernardina Mjeda, Ildiko Juniku, Gjergj Kaqinari, Enver Stafaj, Tomor Berisha, ndërkaq për emisionet folore në Radio Prishtinë Zejnullah Halili, Mark Çuni, etj.
Dhe, pasi u zbulove, themelove grupin e famshëm “Vivien”. Cili ishte kuptimi i emrit të këtij grupi dhe kush ishin anëtarët e tij me besnik?
Emrin e grupit e formova në bazë të aktores Vivien Li, sepse e adhuroja filmin e saj “E fërfëlluar me stuhi”. Por, edhe dy germat e para ishin edhe shkronjat e emrit tim. Anëtarët më besnikë ishin: piano dhe sint- vëllai im Armendi, pastaj bass kitarist – Luan Osmani, daullist- Petrit Riza…
Përpos transformimeve pozitive që ke bërë gradualisht në muzikë, repertori artistik është pasuruar me shumë hite të cilat kanë gjetur mbështetjen e plotë të publikut. Ju njohim me këngët “Zhurmë e erërave të dikurshme”, “Romantika”, “Fama”, “Fjollat”, “Shota” etj. Cilat ishin sukseset? Çka këndonit, kujt i këndonit, si priteshin këngët tuaja, por edhe paraqitja krejt ndryshe?
Suksesi më i madh u grupit ishte ftesa në Zagreb dhe pjesëmarrja në emisionin e famshëm asokohe “Stereovizija” e pastaj edhe ftesa në Beograd për emisionin “Hit meseca”. Po ashtu, për televizionin gjerman asokohe xhiruam dhe emituam spotin e këngës “Nuk të harroj”.
Këngët tona priteshin gjithkund me sukses sepse ishim risi, si këtu, ashtu edhe atje. Ndodh që edhe këtyre ditëve takoj njerëz të cilët mburreshin me ne e që në atë kohë jetonin si në Zagreb ose Beograd. E sa për paraqitjen ndryshe mjafton ta përmendi rastin në Neum ku organizohej RTV Festivali Televiziv i ish-Jugosllavisë dhe ku më ftuan që të prezantohem me një emision. Para tubimit ishim mbledhur në ballkon dhe përnjëherë vjen një djalosh nga Sarajeva i cili nuk më njihte.
Meqë isha e rrethuar me artist nga Sarajeva me të cilët njihesha që nga koha e studimit, ky djalosh, emër në atë kohë, më pyeti: “Ej, prej nga je ti”? Unë i thash: “Nga Prishtina”. Ai filloi të qeshë me të madhe dhe nja 2-3 herë përsëriti “o, sa shtos i mirë”! Më në fund shokët dhe shoqet nga Sarajeva i treguan se vërtetë jam nga Prishtina.
A arrinit të përçonit mesazhet e juaja dhe a paraqisnin ato ndonjë dekadencë për kohën. A ishin ekstravagante dhe si shikoheshin nga pushteti i kohës. Dua të them, a keni patur pasoja për revolucionin tuaj muzikor?
Po është gjë e natyrshme që ca njerëz nuk donin të pajtoheshin me këtë. Ata donin që femra kosovare të dalë se është primitive, njeri me bisht dhe brina, e kur e kuptonin se nuk munden në asnjë mënyrë të na poshtërojnë, mbeteshin të hidhëruar dhe mundoheshin që në çdo mënyrë të na ç’vlerësojnë.
Më e keqja është se ata gjenin mbështetje tek disa të vetëquajtur kritik të muzikës e që ishin nga këtu, siç ishte aso kohe Sami Piraj i cili kritikonte ashpër muzikën tonë. Po të isha në vend të tij, sot, zyrtarisht do të kërkoja ndjesë!
Pastaj, sikur u ngopët me muzikë dhe i hytë një profesioni të ri: filluat në gazetari, ku edhe aty u bëtë një emër i njohur. Si ndodhi kjo?
Ndoshta fati i Kosovës më shtyri që të zhytem në gazetari. Asokohe punoja në RTP dhe sa herë që vinin ekipet e huaja, më thërrisnin për bashkëpunim meqë e flisja gjuhën angleze. Nuk besoj që ka femër që ka gëlltitur më shumë lotsjellës se unë…
Me shkrimet tuaja sikur u bëtë një Viki(Liki) e kohës, sepse jepnit lajme interesante dhe të guximshme. Si ishin fillesat tuja në këtë fushë të re, por plot të papritura?
Sa më kujtohet mua, ca fëmijë serbë nuk donin të shkonin në shkollë shkaku i kinse dhunimit të shoqes së tyre. Në bisedë me ta vërejta se shumica e tyre as që e dinin se pse e bojkotojnë shkollën, e po ashtu në pyetje ishte që ca prej tyre donin që problemit t’i jepej një konotacion politik, sepse ashtu ju kishin kërkuar.
Filluat në Radio Prishtina, qysh në moshën 18 vjeçare, me emisione të ndryshme, sikurse ishte, “Fontanë dëshirash” dhe dëshira e juaj për gazetari u realizua në tërësi. Mendoni që e keni dhënë maksimumin në këtë fushë të minuar?
Unë maksimumin e tregova atëherë kur qe e nevojshme. Po të kërkohej kjo nga unë përsëri, nuk besoj se do të mund ta arrija me sukses. Thjesht, për ca punë, sa më pak që di, aq më shumë nuk frikësohesh dhe e kundërta.
Pas largimit të dhunshëm, ju menjëherë gjetët punë në agjencitë e lajmeve si “News Network”, “WTN”, “Sky News”. Si erdhi ky angazhim i papritur, por shumë domethënës për moshën tuaj?
Isha shumë e lumtur, por edhe shumë e frikësuar sepse në pyetje ishin luftërat. Megjithatë nuk kisha çka të humbi – pos jetës – prandaj, pranova.
Keni raportuar nga Rumania, Çekia – për “Revolucioni Kadife” – pastaj nga Bosnja, Shqipëria, Iraku… Pra, nga vatrat e nxehta? Ishit nën flakën e konflikteve dhe ju nuk e ndalnit raportimin, tregonit përkushtimin dhe guximin? A duhet të jetë çdo gazetar edhe guximtar, përveç i shkolluar dhe i pasionuar?
Jo. Guximi nevojitet vetëm për ata gazetarë që punojnë në terrene lufte, siç isha unë. Gazetarit të sotëm i nevojitet vetëm njohja e mirë e gjuhës dhe kultura e përgjithshme, natyrisht se edhe pamja vizuale është me rëndësi për ata gazetarë që iu takojnë mediumeve vizuale.
Keni qenë edhe në Bagdad dhe keni patur intervistë me Sadam Hyseinin, të cilin ju e përshkruani si njeri të ditur, por të lig dhe dinak, tinëzak? Si e përgatitët terrenin për këtë intervistë ekskluzive?
Unë intervistat rrallë herë që i menaxhoja vetë. Ministria e Irakut më telefonoi në hotelin “All Rashid” dhe më tha se të nesërmen në ora 14.00 vjen një ushtar me kombi dhe bëhuni gati për intervistë. Pyeta për ndriçim e ata më thanë: “Të gjitha i keni në dispozicion, e kemi improvizuar një studio”.
Pastaj erdhi lufta në Kroaci, dhe prapë, ju aty? Si ishte kjo luftë dhe si përjetuat?
Lufta në Kroaci ishte luftë në të cilën çdo njeri kuptonte se sa i pavlefshëm është. Bombardimet ishin bërë gjë e rëndom për mua, por spitali i Vukovarit ishte përplot civilë dhe gardistë të plagosur. Ishte tmerr t’i shihje ato fytyra të përvuajtura. Zagrebi kumbonte nga zëri i alarmeve që paralajmëronin bombardime…
Keni patur shumë peripeci, madje shpesh keni qenë buzë vdekjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Na i përshkruani disa situata më dramatike nga raportimi juaj në këtë vatër të rrezikshme lufte të pamëshirshme?
Oh, të lutem, mos m’i rikujto… Sa herë që më kujtohen, mendoj se ato nuk më ndodhën mua, prandaj unë mundohem t’i harroj. Por, pse të tregoj për Kroaci kur në rrezik të madh isha edhe këtu pas lufte. Isha në Grashticë me kameramanin Lulzim Kryeziun dhe nga banorët kuptuam se në kohë të luftës paramilitarët aty i ndalnin veturat dhe shpesh herë udhëtarët shqiptar i rrihnin, gratë i vendosnin në një shtëpi të cilën e përdorën si bordel, e burrat dhe fëmijët i çonin në një mal aty afër. Banorët treguan se ende nga ai mal vjen një erë e rëndë.
Kameramani Luli dhe unë u nisëm në mal. Ishte shumë vështirë të hipej, sepse mali ishe shumë i pjerrët. Rrugës duke hipur vërejta shenja të minimit, prandaj i thash Lulit: Lul, ec mbas meje hap mbas hapi. Ai pastaj më pyeti: pse? I thash të tregoj më vonë. Në maje të malit kishte shumë konserva ushqimi ushtarake, kishte këmisha të fëmijëve dhe ca pelena, e po ashtu kutërbonte. Pas xhirimit dhe pas zbritjes në të njëjtën mënyrë, Lulit i tregova…
E keni intervistuar edhe Arkanin, që së bashku me Sadamin, mund të merren si dy figurat më tragjike, por edhe më luftënxitëse në rajon? Si e aranzhuat këtë intervistë dhe si polemizuat me të?
Me Arkanin intervistën e mundësoi agjencia ime dhe këtë e zhvillova në Erdut. Në Erdut (Vojvodinë) Arkani kishte improvizuar kampin për trajnimin e “tigrave” të tij. Unë u prezantova si e huaj dhe të tërë bisedën e zhvillova në gjuhë angleze. Ai qysh atëherë në pyetje për Kosovën më tha: “Atë e kemi lënë për fund”!
Në Kosovë mbas lufte më thirrën këta të Tribunalit të Hagës dhe më pyetën se a do të dëshmoja në Hagë lidhur me Arkanin. Ju thash: po, me gjithë qejf. Nuk kaloi shumë e i njëjti person më tregoi se si Arkani më nuk është gjallë. T’ju them të drejtën u gëzova.
Dhe pas këtij rrugëtimi të gjatë, të zjarrtë, u rikthyet në Kosovë, ku planifikonit t’i riktheheshit sërish dashurisë së vjetër, muzikës, por një fatkeqësi, sikur ua preu këtë dëshirë të mirë, apo jo Viki dhe, pas kësaj sikur Viki iku me stuhi nga kjo fushë e artit, por me merakun e ngujuar në shpirt dhe në gji?
Tani vetëm shkruaj tekste dhe bëj kompozime për të tjerët, prandaj s’po vuaj shumë. Fakt se është më mirë kur vetë i këndon këngët tuaja, por më beso, më lehtë është kështu dhe shumë më mirë.
Dhe fal Zotit, e tejkaluat edhe këtë sfidë dhe pas luftës në Kosovë, punuat për një OJQ për të përfunduar në RTK, ku jeni edhe tashti? Çka punoni dhe çka ëndërroni?
Punoj në arkivin e RTK-së dhe ëndërroj që të ëndërroj përsëri, sepse nuk kam më ëndrra dhe kjo më mungon…
Pedante, e qetë, e mprehtë dhe shumë e zgjuar, Viki Rexhepagiqi është edhe shoqe e mirë dhe një punëtore e përpiktë e njohëse e shkëlqyer e punës që e bën me dashuri dhe pasion. Fakti që ajo punon në Arkivin e RTK-së, është një përvojë për të, sepse ka mundësi të vjelë shumë mrekulli. E mrekullueshmja Viki vazhdon të punojë, të krijojë, të ëndërrojë, njësoj… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Mike Tyson e goditi me shuplakë Jake Paulin gjatë matjeve zyrtare, incidenti përfundoi me kërcënime
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
"Nga rivalë politikë në shokë": Videoja virale e gjeneruar me Al shfaq Trumpin dhe Bidenin duke shijuar momente të këndshme së bashku
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët