Ura të reja mbi lumin Ibër
Në opinionin publik ndërkombëtar fatkeqësisht nuk po pasqyrohen sa duhet arritjet e shtetit të Kosovës në procesin e integrimit të pjesës më të madhe të popullsisë serbe pasi vëmendja ka ngelur në veri dhe në Mitrovicë. Mungesa e kontrollit ndaj pjesës veriore dhe ndarja e Mitrovicës është shndërruar në një njollë që e denigron keq shtetin e Kosovës në sytë e të huajve. Kalimi i kohës pa bërë gjë konkrete, jo vetëm që nuk garanton pajtimin dhe rimëkëmbjen e lidhjes së qytetarëve të veriut me pjesën tjetër të Kosovës, por përkundrazi, e çimenton ndarjen në mënyrë të pakthyeshme. Në pamundësi për ta bërë të pranishme autoritetin e Prishtinës me institucione të ligjit dhe rendit (hard power), qeveria kosovare duhet të paktën të shterojë maksimalisht hapësirat e tjera që ka në dorë duke përdorur fuqinë e butë (soft power). Kjo do të thotë që për të reintegruar veriun, qeveria kosovare duhet të investojë në mënyrë intensive tek kultura dhe rinia.
Kjo strategji synon shndërrimin e Mitrovicës nga qyteti famëkeq, në një epiqendër të arsimit, kulturës, shkencës dhe veprimtarive rinore. Që në vitet e para të çlirimit të Kosovës është sugjeruar hapja e një universiteti ndërkombëtar trilingual të stilit të UEJL-it në Tetovë për të mundësuar komunikimin mes të rinjve të dy etnive kryesore. Ky universitet do të ishte shumë herë më i dobishëm për Kosovën sesa ai i Prizrenit. Në këtë linjë mund të ndërtohej një shkollë e mesme profesionale ndërkombëtarët ose një shkollë e lartë e teknologjisë në modelin e suksesshëm të instituteve indiane të teknologjisë. Mund të imitohen edhe modele të qendrave kërkimore si Akademia Evropiane e Bolzanos për të ofruar mastera ndërkombëtarë në fusha specifike për ta bërë Mitrovicën një qytet sa më rinor dhe sa më ndërkombëtar.
Një tjetër hap mund të ishte ndërtimi i një pallati bashkëkohor kongresesh që të shërbejë për koncerte, konventa apo aktivitete të ndryshme dhe që mund t’i ofrohet gratis për përdorim edhe institucioneve apo universiteteve të huaja për ta përdorur për aktivitetet e tyre. E njëjta gjë do ishte e arsyeshme të bëhej edhe në lëmin sportiv, duke modernizuar stadiumin aktual të Mitrovicës dhe duke ndërtuar një pallat të ri sportiv të specializuar për sportet e ujit dhe lojrat me dorë me synimin e kthimit të këtij qyteti në magnet për jetën sportive.
Qeveria e Kosovës duhet të përpiqet të mbledh fonde për të krijuar në Mitrovicë koloni ose rezidenca ndërkombëtare artistësh, për të formuar kampe vullnetarësh apo shkëmbimesh për të rinj nga mbarë bota, për të ndërtuar një bibliotekë gjigande të shoqëruar me një qendër multimediale, për të financuar aty turne, koncerte, festivale apo gara sportive si dhe për të sponsorizuar një radio-televizon rajonal publik dygjuhësh me staf ndëretnik enkas për rrethinat e Mitrovicës. Në këtë kuadër mund të ndërmerrej edhe restaurimi dhe ndërtimi i infrastrukturës për kalanë e Zveçanit dhe kompleksin e kullës së Isa Boletinit për t’i shndërruar në destinacione masive turizmi. Krahas kësaj duhet të sigurohet financimi i misioneve ndërkombëtare arkeologjike për të gërmuar në rrënojat e Soçanicës, Rashanit, Vidishiqit dhe Trepçës. Mund të negociohet me donatorët për ta transferuar KIJAC-in në Mitrovicë dhe për të përqendruar në këtë qytetet një pjesë të mirë të investimeve dhe sponsorizimeve që bëhen në kuadër të europianizimit, zhvillimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.
Për të pastruar namin e keq, duhet që Mitrovica të shndërrohet në një shembull për sa i përket shërbimeve publike si dhe në një poligon për nisma pararojë siç mund të jetë ndërtimi i një impianti Wi-Max që të ofrojë internet wireless falas për gjithë zonën, pajisja e qytetit me një rrjet tramvaji si dhe ndërtimi i një stacion modern trenash dhe autobusësh.
Për të reintegruar rininë serbe të veriut duhet që të të caktohen kuota specifike për ta kur bëhet fjalë për programet e bursave qeveritare ose ato që jepen nga të huajt enkas për Kosovën. Këto bursa duhen shoqëruar me kontrata paraprake punësimi në administratën e lartë në mënyrë që sa më shumë kuadro të rinj serb nga veriu të lidhen me Prishtinën. Po ashtu duhet që të sponsorizohet një konvikt për AUK-un në mënyrë që studentët e veriut të mund ta frekuentojnë masivisht këtë institutcion. Do të qe gjithashtu e arsyeshme që të kërkohet prania e një zyre të kishës ortodokse autoqefale shqiptare në Prishtinë për të ndihmuar në rritjen e frymës së mirëkuptimit ndër-fetar dhe ndër-etnik. Pra me pak fjalë, shpresa për reintegrimin e veriut dhe imazhi ndërkombëtar që ekziston për Kosovën ka për t’u përmirësuar ndjeshëm nëse qeveria investon për gjallërimin e jetës kulturore në atë zonë dhe tregon këmbëngulje në ndërtimin e urave me rininë serbe që gjendet atje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës