LAJMI I FUNDIT:

Tri rregulla të pathëna të martesës

Tri rregulla të pathëna të martesës

Përmbajuni këtyre rregullave nëse dëshironi që martesa juaj të jetë e suksesshme.

1. Mos i kritikoni prindërit, apo miqtë e partnerit tuaj
E dini si është – ju edhe mund të zemëroheni e edhe të shani ndonjëherë anëtarët e familjes tuaj, por nuk ju pëlqen aspak kur këtë e bën ndokush tjetër. Për këtë shkak, të gjitha femrat duhet të kenë kujdes, që të sillen me sa më shumë respekt ndaj prindërve të burrit. Edhe nëse ai ia nisë i pari që të flasë keq për ta, nëse kësaj i bashkëngjiteni edhe ju, do të shihni se burri menjëherë do të fillojë që të mbrojë prindërit e vet. E njëjta gjë pak a shumë vlen edhe për miqtë, shokët e tij.

2. Mos mbani sekrete nga burri, në lidhje me ish të dashurit tuaj
Pa marrë parasysh a të dërgojnë kërkesa për miqësi në Facebook, apo takoheni me ta rastësisht, pa pritë e pa kujtuar, ish të dashurit mund të paraqesin rrezik potencial për lidhjen tuaj nëse këtë e mbani sekret nga burri. Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, atëherë pse të fshihni këto informata"? Çdo sekret çon deri te një atmosferë e josinqeritetit.

3. Mos jepni këshilla kur këtë nuk e kërkojnë nga ju
Natyrisht, burrin duhet ta mbështetni, ta ndihmoni, por mos i bëni kurrë këshilla të llojit: "Unë e di më mirë". Nëse dikujt i japim shumë këshilla, në vend se ta ndihmojmë, atij i duket sikur e korrigjojmë, apo edhe e kritikojmë. Kjo vlen për shumë gjëra, duke filluar nga veshja e burrit tuaj, e deri te ajo se si ai i zgjidh problemet në vendin e tij të punës. /Telegrafi/