Zanfina Ismaili
167 Artikuj
Këngëtarja Zanfina Ismaili është e lindur më 10 maj të vitit 1986, në Prishtinë. Ajo është fëmijë i tretë dhe më i vogël i prindërve Rexhep dhe Mona Ismaili.
Dashuria për artin ka lindur qysh në fëmijëri, inspiruar edhe nga motra e saj e madhe, Adelina Ismaili, e cila është cilësuar edhe si DIVA e muzikës shqiptare.
Zanfina ka kënduar që në moshën katër vjeçe, ndërsa karrierën si e rritur e filloi në moshën 18-vjeçare ku publikun klipin e këngës “Gajdexhiu”.
Ka të edituar në treg tri albume, ndërsa ka të fituara rreth 10 çmime festivalesh.
Disa nga hitet e saj më të mëdha janë: “As i fundit, as i pari”, “Partizani i vogël”, “2 Minuta”, “Je vetëm ti”, “Po Sikur” (feat. Noizy), “M” etj.
Zanfina ka të përfunduar edhe fakultetin juridik, ndërsa viteve të fundit ka treguar se muzika për të është kthyer më shumë në hobi.
“Ka kohë që muzika më është shndërruar në hobi dhe kjo ka ndodhur kogja spontanisht. Siç kam deklaruar edhe më herët, jam duke u marrë me çështje tjera kohëve të fundit, ndërsa sa i përket faktit se me çka do të merrem, atë ia lë vetëm kohës”, ka thënë Zanfina Ismaili në një intervistë për Telegrafin, në vitin 2017.
No posts found
Promo
Reklamo këtuShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi