LAJMI I FUNDIT:
Ledri Vula

Ledri Vula

712 Artikuj

Info

Rap-artisti Ledri Vula është i lindur më 10 korrik të vitit 1986 në Prishtinë.

Ai është një ndër reperët më të njohur dhe të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar. Karrierën e ka nisur si pjesëtar i grupit “Skillz”, pjesë e të cilit ishte edhe Visar Shala, i njohur për publikun si Skivi.

Ledri është fëmija i vetëm i prindërve Agron dhe Xheraldina Vula. I ati i tij është regjisor i njohur, ndërsa e ëma producente dhe prezantuese e emisionit “Diçka po zihet” në RTV 21.

Në vitin 2008, Ledri dhe Visari triumfojnë në “Videofestin Muzikor” duke fituar çmimin kryesor “Best Video”, për klipin “Ah femrat” të sjellë së bashku nga dyshja si “Skillz”.

Në vitin 2012, ky grup shuhet, dhe Ledri vendos të vazhdojë karrierën i vetëm, teksa pas dy vitesh pauzë, rikthehet në tregun muzikor në vitin 2014 me këngën “100 probleme”.

Kjo këngë dhe ky klip i sigurojnë atij çmimin “Best Hip-hop” në festivalin “Videofesti muzikor” në vitin 2014.

Disa nga hitet e tij më të mëdha në karrierë janë: “100 probleme”, “U harrum”, “A jena mirë”, “Shumë pis” (feat. Era Istrefi), “Beautiful” (Feat. Flori Mumajesi”, “1 gotë për ty” etj.

Ai është një ndër reperët më të angazhuar dhe është shumë aktiv me koncerte.

“Do të vazhdoj të jem i angazhuar me koncerte. Kam shumë data, shumë plane dhe vazhdoj të jem i palodhshëm. Dhe sa i përket këngëve të mija të reja, nuk do të ndalem. Po tentoj të jem ‘in’ me projekte dhe koncerte, nuk e di nëse do lodhem”, ka thënë ai gjatë një interviste për Telegrafin në vitin 2017.

No posts found