LAJMI I FUNDIT:
Era Istrefi

Era Istrefi

849 Artikuj

Info

Era Istrefi është e lindur më 4 korrik të vitit 1994 në Prishtinë. Është fëmija i tretë i prindërve Nezir Istrefi dhe Suzana Tahirsylaj.

Dashuria për muzikën vjen nga familja, kjo pasi e ëma e saj ka qenë këngëtare, dhe motra e saj e madhe, Nora Istrefi, është këngëtare e njohur gjithashtu.

Era debutimin e saj e pati në vitin 2013 me këngën “Mani për Money” të punuar nga Flori Mumajesi, këngë kjo e cila i siguroi çmimin “Artistja e re më e mirë” në festivalin “Videofesti muzikor” në vitin 2014.

Këngëtarja fillon të ketë sukses të madh edhe jashtë trojeve shqiptare, kur në vitin 2016 publikon hitin e padiskutueshëm “Bonbon”, me të cilin arrin të thyejë kufijtë e suksesit, duke u bërë e dëgjuar edhe jashtë trojeve shqip-folëse.

Disa nga hitet e saj më të njohura në karrierë janë: “Bonbon”, “Redrum”, “E dehun (Remix)”, “13”, “Shumë pis” (Feat. Ledri Vula), ‘Mani për money” etj.

Në vitin 2017 ajo sjell bashkëpunimin e parë ndërkombëtar me reperin French Montana, ku së bashku publikuan këngën “No I love yous”.

No posts found