Me siguri keni dëgjuar që në jetën e përbashkët nuk duhet lozur lojëra dhe të thuhet harroje atë. Ç’është e vërteta, lejohen pak marifete seksi dhe manovra dashurore, të cilat mund të përfshihen në suaza të rregullave të lojës...
Pra, nuk është fjala për lojëra të poshtra, apo veprime qëllimkëqija, por për marifete të reja të atyre që dinë të rrezikojnë dhe të cilët e dinë formulën për ta bërë të lumtur lidhjen, por edhe jetën. Para së gjithash, çelësi është tek vetëbesimi, andaj ia vlen t’i dini disa marifete të tilla.
Merreni seriozisht lidhjen. Ndonjëherë femrat shkujdesen për pamjen kur kanë një kohë të gjatë që janë lidhur me një mashkull, apo kërkesat dhe presionet e jetës bëjnë që të humbisni kujdesin ndaj vetes. Por është shumë e rëndësishme të kujdeseni dhe të keni krenari në pamjen tuaj. Gjërat e vogla si stilimi i flokëve, vënia e aksesorëve dhe pak grim tregon se ju keni bërë një përpjekje.
Kini vetëbesim. Vetëbesimi ju bën ju më të dëshirueshme tek meshkujt se sa grimi apo rrobat që ju vishni. Për këtë arsye mbani mënd se qëndrimi juaj influencon tek të tjerët që ju rrethojnë ju.
Të dini se çfarë doni. Një mashkull dëshiron më shumë një grua që e di se çfarë do dhe i ka të qarta qëllimet e saj. Siguria në zgjedhjen e karrierës, në interesat seksuale madje edhe në zgjedhjen e menysë, janë gjëra që meshkujt i shikojnë me ndërgjegje ose jo si një reflektim të stabilitetit tuaj. Sa më shumë të sigurt të jeni në diçka aq më shumë stabile do të dukeni. Gjithashtu do të tregoni maturi dhe aftësi se dini të bëni vendime të rëndësishme.
Kontrolloni qëndrimin. Ju mund të mbani dhe të zhvilloni një qëndrim që nuk e keni pasur më parë, por mos zhvilloni një ego të madhe dhe mos projektoni sensin se ju keni të drejtë në çdo drejtim, kjo do të ishte një mundësi e dështuar.
Përshtatuni me gjuhën e trupit. Një mënyrë e lehtë për të qenë atraktive ndaj meshkujve është të shprehni qëllimin me gjuhën e trupit. Psh. nëse ju vëreni se jeni në qendër të vëmendjes të dikujt dhe natyrshëm bëni gjëra që rrit interesin e mashkullit, kjo është shumë mirë për ju. Por femra të tjera që nuk janë shumë të dhëna pas gjuhës së trupit, lëvizje të vogla mund të tregojnë vetëbesim dhe interes. Këto sjellje mund të jenë zhvendosja e trupit tuaj në drejtim të mashkullit, ulur dhe duke qëndruar drejt me shpatulla prapa, duke mbajtur një qëndrim natyral dhe buzëqeshje delikate, mund të luani dhe me flokët pak. Përshtatuni me gjuhën e trupit dhe do të vëreni ndryshimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?