LAJMI I FUNDIT:

Si ta marrim veten pas divorcit?

Si ta marrim veten pas divorcit?

Disa meshkuj dhe femra vendosin të divorcohen nga partneri, duke menduar që jeta pastaj mund t’u jetë më e lehtë.

Gjërat të cilat pas divorcit duhet t’i bëni për vete
Sidoqoftë, pothuajse të gjithë thonë që jeta pas divorcit u është më e rëndë sesa e kanë menduar. Nëse martesa juaj kohë më parë ka përfunduar me divorc, mbase do të pajtoheshit me të që rrallë ndonjë përvojë jetësore është më stresuese. Çdo ndarje është e dhimbshme, ndërkaq shpesh edhe na zë në befasi. Sado që të jemi të vetëdijshëm që diçka te partneri nuk është në rregull, e paramendojmë përfundimin e mundshëm të lidhjes, mirëpo megjithatë, shpesh kapemi në befasi kur partneri na komunikon vendimin e ndarjes. Biem në shok! Na përfshijnë ndjenjat e pikëllimit, hidhërimit dhe të pendimit. Na mundon dikush me të cilin jemi mësuar ta kemi pranë.

Në këtë shkrim, ne do të hedhim një vështrim në shkencën psikologjike qё qёndron pas ndarjeve si dhe të marrim disa këshilla ekspertёsh nga terapisti i familjes dhe i marrëdhënieve, Roger Gil, pёr t’ju ndihmuar ju tё ecni para.

Ju jeni i ndёrtuar biologjikisht pёr tё ndier frikёn e refuzimit
Një studim i kryer nga Universiteti i Amsterdamit vendosi tё vёzhgojё reagimin fizik qё pёson trupi i njeriut, kur pёrballet me njё refuzim tё papritur. Pjesëmarrësit nё studim u prezantuan me një numёr fytyrash të panjohura dhe iu kërkua që të parashikonin nëse ata do të pёlqeheshin nga personi tjetër. Pas çdo gjykimi, pjesëmarrësve iu pёrcoll reagimi i personit që ata kishin parё, nёse ai i kishte pranuar ose refuzuar ata. Dhёnia e përgjigjes ishte e lidhur me ngadalësimin e ritmit tё rrahjeve tё zemrës dhe një kthim në normalitet, qё vonohej nё mёnyrё tё konsiderueshme kur përgjigja ishte refuzuese. Rezultatet tona tregojnë se përpunimi i refuzimit të papritur shoqëror është i lidhur me një reagim të konsiderueshёm të sistemit nervor parasimpatik.
Për ta shpjeguar nё terma mё tё thjeshtё, sistemi nervor parasimpatik, trajton shumicёn e aktivitetit qё kryen trupi ynё, pa patur nevojё pёr ndёrhyrjen tonё. Kjo përfshin zgjimin seksual (eksitimin), tretjen dhe rregullimin e funksionimit tё organeve të brendshme (si zemrën tuaj) midis të tjerash. Kur pjesëmarrësit e studimit u ndien tё refuzuar, ritmi i rrahjes sё zemrës u ngadalësua për njё farё kohë. Efekti ishte edhe më i theksuar kur refuzimi ishte e papritur dhe kjo ndodhi edhe në rastet kur pjesëmarrësi kishte frikë se mund tё refuzohej.


Çfarë mund të bëni?
Roger ofron disa sugjerime për të rregulluar dëmin qё ka shkaktuar ky lloj reagimi. Mund tё duhen disa ditё apo muaj pёr tё harruar ndjesinё e refuzimit, prandaj personi duhet t’i japё vetes kohё tё mjaftueshme pёr tё lejuar dhimbjen e menjëhershëm të humbjes të largohet nga jeta e tij. Ndërkohë, është normale qё tё vajtojё humbjen e marrëdhënies tek miqtё e tij mё tё ngushtё ose te familja, vetëm të jetë i sigurt për të shmangur sjelljet jo te shёndetshme, si alkoolizmin, impulsivitetin seksual, shpenzimet e tepёrta apo imoralitetin.
Mos harroni se ndonёse ju nuk mund t’i kontrolloni këto ndjenja, ju keni nё dorё sesi t’i pёrgjigjeni atyre. Kini parasysh se njё pjesë e asaj që ju ndjeni ndodh automatikisht dhe duhen përpjekje të madhe për tu sjellё me pёrgjegjshmёri, ndryshe nga ajo qё ju nxisin emocionet tuaja tё bёni.

Ju jeni i varur nga dashuria dhe tё mirat e marrёdhёnies
Kur ju dashuroni dikë, ju e pёrfshini atё nё çdo ditё tё jetёs suaj. Ju mendoni vazhdimisht pёr tё, ai ju ndihmon nё çёshtje tё ndryshme dhe ai thjesht ekziston bashkё me ju. Kur e gjithё kjo zhduket papritmas, ju ndiheni tё humbur, sepse nё tё vёrtetё keni humbur diçka shumё tё rёndёsishme.
Ju do të ndiheni sikur nuk mund t’i kryeni disa detyra të tjera të caktuara, për shkak se ish-partneri juaj ju ndihmonte vazhdimisht me to. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni i ngathët dhe i pavlefshёm, duke qenё se, pёrpos trishtimit ekzistuese nga humbja e dikujt qё doni, ju nuk mund të bёni as detyrat e përditshme, që kurrë nuk kanë qenë një problem në të kaluarën.

Çfarë mund të bëni?
Roger sugjeron disa alternativa:
Kjo varet nga natyra e veprimit që ju do tё bёni nё mungesë tё ish partnerit tuaj. Për shembull, nëse i referohemi çështjeve financiare apo detyra të shtёpisё, atëherë nuk ka asnjë mënyrë e lehtë për të marrë pёrsipёr zakonin e rimarrjes sё përgjegjësi. Nëse detyrat nxjerrin nё pah dhimbjen, atëherë person ka për të dhënë vetes leje për të qarë apo pёr tё përjetuar ndonjë zemërimin shpёrthyes.
Gjithashtu mund tё jetё ndihmuese, në qoftë se personi përpiqet të riorganizojё dhe tё marrё pёrsipёr gjërat qё bёnte partneri, duke thënë vetes se kjo është njё mёnyrё pёr tё rifituar pavarësinë e tij dhe fillimi i procesit të shërimit.
Ju do të ndiheni i palumtur, kur tё hasni detyrat që ish partneri juaj bёnte pёr t’ju ndihmuar. Por ju mund ta kaloni kёtё, duke i lejuar miqtё tuaj t’ju ndihmojnё. Duhet kohё, por ju do ta lini pas tё kaluarёn, shumë më të shpejtë me një përpjekje të vogël të përbashkët.

Sa mё shumë dёshtojnё marrëdhëniet tuaja, aq mё pak mendoni ju se do tё kenё sukses mё vonё
Dështimi në çdo gjë i bën sfidat të duket shumë më të pakapërcyeshme. Kur ne dёshtojmё, bindim veten se kemi një detyrë të vështirë në dorë. Kjo mund të na çojë në një rreth vicioz, ku ne vazhdojmë të dështojë, sepse besojmë se kemi shumё pak shanse pёr tё patur sukses.

Çfarë mund të bëni?
Kur ka shumё marrёdhёnie “tё ndёrprera”, Roger kёshillon klientёt e tij qё tё shqyrtojnё pikat e pёrbashkёta qё mund tё kenё kёto marrёdhёnie me njёra tjetrёn.
Vetë-përmirësimi është vetëm hapi i parë. Ai krijon themelin për të lëvizur përpara, por ju ende duhet të punoni për të bindur veten se ju mund ta gjeni dashurinë përsëri:
Pasi të keni filluar tё punoni me veten tuaj, atëherë ju mund të punoni pёr të bindur veten se një marrëdhënie e shëndetshme është me të vërtetë e mundur. Pse? Sepse ju jeni mё i shëndetshëm (emocionalisht) se më parë. Ju gjithashtu keni një kuptim (shpresojmë) më të mirë për të identifikuar partnerёt e “papёrshtatshёm” dhe personat e duhur pёr tё patur njё marrёdhёnie tё qёndrueshme.
Rrethojeni veten me njerëz të mirë që kujdesen për ju, në mënyrë qё të mos harroni sesa rёndёsi keni si njeri. Lejoi ata t’ju mbështesin, ndёrkohё qё jeni duke e marrё me veten tuaj.

Ju jeni i lidhur pёrgjithmonё me të kaluarën tuaj: Si tё ecni përpara
Para se të angazhoheni në ndonjë marrëdhënie të re, Roger ju sugjeron të vlerësoni nëse jeni shkёputur mjaftueshёm nga marrёdhёnia e fundit:
Nëse ne e kuptojmё se kemi një efekt anësor të qëndrueshёm "negativ" nga një marrëdhënie e mëparshme, atëherë ndoshta duhet të rishqyrtojmё hyrjen në një marrëdhënie të re. Nёse insistojmё pёr tё patur njё takim me dikё qё na pёlqen, atëherё i detyrohemi atij qё tё jetё ne dijeni, se ne sapo kemi dalё nga njё marrёdhёnie, prej tё cilёs jemi lёnduar dhe se kemi nevojё pёr kohё tё mjaftueshme pёr tu ndier gati dhe pёr ta lejuar veten tё arrijё nivelin e ndjeshmёrisё emocionale qё njё marrёdhёnie kёrkon.
Prandaj partneri duhet tё mos nxitohet dhe tё jetё i kujdesshёm para se arrihet njё marrёdhёnie mё gjithёpёrfshirёse.
Kur jeni me të vërtetë gati për të ecur përpara, ju duhet tё analizoni se si e kaluara ndikon te ju. Ju mund t’i shmangni problemet duke mbajtur një linjë të hapur komunikimi me partnerin tuaj dhe për të shmangur supozimet. Sjelljet e partnerit tuaj aktual ndonjëherë mund të pasqyrojnё sjelljet e një ish-partneri, por ato ndoshta nuk kanё të njëjtin kuptim.

Ndarjet janё pjesё e jetёs dhe kur ndodhin, mund tё jetё e vёshtirё t’i lёsh nё tё kaluarёn. Ne do tё ndihemi tё lёnduar, pavarёsisht pёrpjekjeve tona pёr ta kaluar kёtё humbje, por mund ta arrijmё kёtё me pёrpjekje tё vazhdueshme. /Telegrafi/