LAJMI I FUNDIT:

Si ta joshës një femër të bukur?

Si ta joshës një femër të bukur?

Hiqeni nga mendja frikën kur ndodheni para një femre të bukur dhe hiqni paragjykimet që femra e bukur është e vështirë të joshet. Këshillat që do t’jua japin në vazhdim, do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Edhe femra e bukur, njësoj si edhe ajo më pak e bukur, e dëshiron mashkullin i cili ka çka t’i ofrojë. E pra, të mos ju ikë mendja, kur do të keni para vetes vërtet një “hyjneshë” të tillë, silluni në mënyrë sa më të natyrshme.

Mos e trajtoni në mënyrë të veçantë
Rregulla e parë dhe e vetme është që me rastin e shoqërimit me të mos e ngrini në qiell. Mënyra më e mirë është që atë gjë ta injoroni tërësisht, sepse vetëm në atë mënyrë do ta intrigoni.

Bëhuni diskret
Assesi nuk duhet t’i bëni me dije që jeni tepër të interesuar për të dhe që menjëherë do ta dërgonit në shtrat. Vetëm kështu do të mund t’ia zgjoni interesimin për ju.


Mos i bëni komplimente
Komplimenteve u ka kaluar koha. Mos e lavdëroni dhe mos e ngrini në piedestal dhe bisedoni normalisht.

Bëjini surprizë
Vetëm po ta dinte që po e trajtoni si mike, do të tmerrohej, mirëpo nuk do t’ju refuzojë nëse të gjitha këshillat e mëparshme i keni respektuar dhe i keni realizuar siç duhet.

Mos u ngutni t’i bëni ftesë
Pra, jeni marrë vesh të dilni për të pirë kafe, mirëpo numrin e saj të telefonit as të mos ju shkojë mendja ta sillni që ditën e nesërme. Prisni disa ditë, dhe pastaj thoni që keni pasur shumë obligime dhe assesi nuk keni gjetur kohë të lirë për t’iu paraqitur më herët.

Mos insistoni në seks
Bëhuni të durueshëm, jepni kohë dhe lejoni të jetë ajo që t’ju japë dritën jeshile. Vetëm atëherë hidhuni në aksion. /Telegrafi/