Si do të na gjejë 28 Nëntori 2012?
Mbas kryengritjeve të Shqipërisë së veriut dhe përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë, fuqitë e mëdha të Evropës, më 1913, ranë dakord për të krijuar një minishtet shqiptar. Thuhet minishtet, me arsyen e vetme se lanë jashtë, pa e quajtur Shqipëri, pjesën më të madhe të tokave e popullatës të banuar nga shqiptarë.
Pjesët më vitale me tradita, me emërtime vende shqip, të pasura me kullota e pyje, me porte bregdetare strategjike, ju dhanë "peshqesh" sllavëve dhe grekëve. Ato pjesë të Shqipërisë së vërtetë që as Kongresi i Berlinit më 1879 – në saj të vendosmërisë së shqiptarëve të Kosovës e Çamërisë – nuk mundi t’i ndante nga trungu amë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër ia bashkëngjiti Serbisë dhe Greqisë.
Pas rreth 90 vjetësh, në saj të luftës së Kosovës dhe mbështetjes së fuqishme të SHBA-ve, Kosova u bë shteti i dytë i pavarur shqiptar. Nga ana tjetër, lufta dhe përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë, së bashku me ndihmën amerikane dhe të diasporës shqiptare, bëri të mundur që sot atje të jenë zgjedhur 24 deputetë dhe 5 ministra shqiptarë. Po kështu, shqiptarët e Malit të Zi kanë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e vendit. Pra, në të tre anët e kufirit të vitit 1913 u gjallërua dhe u bë i njohur identiteti etnik shqiptar. Ndërsa, Çamëria jo vetëm që mbeti jetime, e gjakosur nën sundimin e shovinistëve grekë, por qëndrimet e të ashtuquajturve politikanë e qeveritarë shqiptarë po e largojnë edhe më shumë prej nënës Shqipëri. Politika shoviniste, nëpërmjet bizantizmit fetar grek, përditë e më shumë po e realizon të ashtuquajtur "megalidenë" 100 vjeçare.
Kur Kongresi i Berlinit më 1879 nuk e shkëputi Çamërinë nga trungu, në saje të përpjekjeve dhe vendosmërisë për të luftuar, të udhëheqësve dhe atdhetarëve shqiptarë, grekët – kur panë që përpjekjet e tyre luftarake dolën të pasuksesshme – filluan hapjen e shkollave greke në gjithë territorin e Çamërisë, për ta greqizuar atë. Më 1910, peshkopi i Çamërisë i detyronte vajzat shqiptare të shkonin në shkollat greke, që nesër kur të bëheshin nëna t’u flisnin fëmijëve vetëm greqisht (më 1877, peshkopi i mëparshëm ishte detyruar të përkthente në shqip pjesë të Dhiatës së Re, sepse të krishterët çamë nuk e kuptonin meshën në greqisht)!
Mbasi grekët e pushtuan Çamërinë, në mars 1913, jo vetëm që nuk hapën shkolla shqipe, por filluan masakrat e vrasjet ndaj personaliteteve atdhetare; shpronësuan pronarët etnikë çame, duke ua dhënë tokat grekëve të dëbuar nga Azia e Vogël. Dhe, më 1944, me gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës së pafajshme, dëbuan me dhunë mbi 30000 shqiptarë (e spastruam Çamërinë nga shqiptarët autoktonë, siç shprehej haptas krimineli Napoleon Zerva). Nga ana tjetër, shqiptarëve çamë të krishterë edhe sot e kësaj ditë nuk u lejohet të flasin në ambiente publike gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.
Politikanët e sotëm të Shqipërisë, pavarësisht ngjyrave, që nga viti 1991, në kundërshtim me ligjet kanunore në fuqi që atdhetarët e krishterë shqiptarë i kishin ligjëruar, sollën "përkohësisht" një peshkop grek në krye të KOASH. Ky i ashtuquajtur profesor, për 20 vjet nuk ka mësuar asnjë shqiptar ortodoks për ta zëvendësuar "përkohshmërinë " e tij?! Kjo tregon qartë, me vepra, se ai vetëm krishterimit shqiptar nuk i shërben.
Po këta politikanë, më 1992, me të ashtuquajturin ligj Nr. 7501, u japin me tapi tokat e pronarëve shqiptarë endacakëve grekë që ishin sjellë si argatë ne Shqipëri. Dhe, ky peshkop alla fetar, hapi shkolla greke edhe aty ku nuk ka asnjë grek, sepse – ashtu siç deklaronte Pollo, ministër i arsimit (shqiptar) – “nuk ka asgjë të keqe që nxënësit shqiptarë ta mësojnë historinë e Shqipërisë në gjuhen greke”?!
Greqia e mbytur në borxhe botërore, me frikën e falimentimit komplet si shtet, paska ende euro që të greqizojë shqiptarët me pensione. Ndërsa, ditët e fundit paska gjetur para edhe për të kryer regjistrimin e tokave të bregdetit shqiptar nga Llogorai deri në kufi të saj?! Vetëm politikanët e Tiranës zyrtare janë në gjendje për ta kuptuar se ku dhe pse i gjejnë ato para të huazuara me gënjeshtra nga po ajo Evropë e vitit 1912!
Kryeministri i tanishëm, nën diktatin e Pollos – nxënësit të kolonelit të asfalisë Janullatos – me gëzim e krenari të pa përshkruar, vendos të bëjë regjistrimin ose, siç i thonë andej në perëndimin e largët, censusin e popullatës në Shqipëri. Mbas "censusit", sipas kushteve të Evropës së sotme dhe në bazë të drejtave elementare te njeriut që Greqia s’ka pse t’i njoh, do të bëhet referendumi dhe popullata e të ashtuquajturit "vorioepir", me udhëzimet e Janullatosit dhe kërcënimet e hapura e të ashtuquajturit diplomat në Korçën shqiptare, do të votojë unanimisht që të bashkohet me Greqinë!
Atëherë, kryeministri i tanishëm do të ketë të drejtë te krenohet se ka gjetur zotin e vërtet Janullatosin, pavarësisht se Enver Hoxha për mbi 30 vjet e kishte mësuar se Zot nuk kishte dhe se Zot ishte vetëm ai-Enveri.
Në këtë mënyrë, planet strategjike të megalidesë, të përsëritura prej Micotaqisit – me parat që ka mbledhur vajza e tij Dora Bakojanis, kur ishte Kryetare e OSBE-së për të regjistruar pronat e bregdetit Jon – me bunkerët që po ngre Janullatosi edhe në mes të Tiranës, me vulat e qeveritarëve shqiptarë minishtetit të 1912, mund t’i mbetet për 2012 vetëm pjesa mbi Shkumbin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama