Rinia shqiptare duhet ta udhëheq revolucionin!
Revolucionet në thelb janë ndryshime të gjendjes. Revolucionet nuk janë produkte të mendjes, por janë pasqyrime objektive, të cilat pasqyrohen dhe në vetëdijen e njeriut nëpërmjet shqisave dhe të menduarit.
Të menduarit në thelb nëpërmjet rrugëve të logjikës, si koncepti, gjykimi dhe arsyetimi në rrugë empirike apo racionale pasqyron këtë lloj lëvizje të paasgjësueshme dhe absolute që quhet nga ne me përkufizimin "revolucion". Pra, në thelb kjo ka të bëjë me prishjen e masës dhe të gjendjes në saje të lëvizjes (vetë materia është në lëvizje dhe ndryshim te vazhdueshëm). Dhe, po ta shohim nga pikëpamja filozofike, lëvizja është ndryshim dhe ndryshimi është lëvizje. Materia dhe lëvizja janë primare dhe të paasgjësueshme: do të thotë se ajo vepron jashtë dhe pavarësisht nga vullneti apo mendimi subjektiv (mendimi subjektiv vetëm i zbulon këto ligje po nuk i ndryshon dot).
Nën efektet e lëvizjes, të hapësirës dhe kohës, gjendja ndryshon në dy rrugë: në rrugë revolucionare dhe në rrugë evolutive. Por, si tek e para dhe tek e dyta veprojnë ligjet e ndryshimit dhe ligji i mohimit.
Mbasi shumëllojshmëria e revolucioneve shoqërore apo teknike kanë të përbashkët shtrirjen në hapësirë dhe në kohë, ndaj materia që lind zhvillohet, lë pasardhës dhe shuhet ose transformohet.
Në unitetin e së tërës edhe revolucionet janë pjesë e lëvizjes për përshtatje. Hopet janë pjesa e ndryshimit.
Perceptimi i revolucioneve shoqërore ka të bëjë dhe me perceptimin e sistemit. Në vartësi të sistemit dhe elementet që e përbëjnë atë, ndryshimet brenda tij apo jashtë tij kanë të bëjnë dhe me shfaqjen apo perceptimin psikik të gjendjes. Ndryshime nga një sistem në tjetrin bëhen me revolucione, brenda sistemit me evolucion.
Konceptet për një Shqipëri Etnike ndryshe ose Shqipëria Etnike po ndryshon, deshifrohet si: Shqipëria Etnike në revolucion ose Shqipëria Etnike duhet të bëjë revolucion. Por, shtrohet pyetja se kush duhet ta fillojë ose udhëheq revolucionin?
Pa dyshim që revolucionin duhet ta udhëheq rinia shqiptare. Rinia, ashtu si gjithë shoqëria shqiptare, ka përfunduar në inerci ndaj pushteteve politike dhe ekonomike të përqendruara në një dorë pasanikësh oligarkë. Rinisë shqiptare së pari i mungon mendja dhe dëshira për të çarë murin e lartë dhe të fortë të politikanëve injorantë që po na marrin në qafë. Problemet e rinisë nën tejqyrën e lirive dhe të drejtave të individit – sepse është e vetmja përmasë universale para së cilës demagogjitë dhe pozat konjukturale zhvishen nga petku që kanë – zhvlerësohen vetiu!
Njeriu, individi, nuk është i lirë në Shqipëri dhe në trojet etnike shqiptare; ligji nuk është njësoj për të gjithë, të drejtat themelore të njeriut shkelen me këmbë ditën me diell; nuk respektohet Kushtetuta as nga gjyqësori, as nga ekzekutivi e as nga vetë ligjvënësit! Këto janë arsye të mjaftueshme për ta ngritur një popull prapë në këmbë e në protesta, por duket se ‘50-të vite shprishjeje të individualizmit dhe 20 vite të tjera degradimi të individit në një qenie të shpërdorueshme, kanë bërë të veten.
Njeriu këtu ka humbur besimin, madje edhe tek vetja. Pa njëfarë ideali, njëfarë shprese, njëfarë inkurajimi qoftë edhe të verbër – që e drejta e tij si pjesëtar, shtet e komb formues do të kishte një mundësi për t`u njëmendësuar e realizuar – individi do mbetet një entitet pasiv, i plogësht e pa iniciativë. Interesi dhe vëmendja e tij do përqendrohet kështu vetëm tek mbijetesa, mu në ato kushte që ka në vendin e tij. Mbijetesa do ta shtyjë gjithashtu të përqafojë ”idhuj” të tjerë ku do ndihej me njëfarë përkrahje, qofshin këta ”idhuj” ata që e kanë dergjur atë në këtë mesele! Ose do gjejë mënyra për të ikur tjetërkund, të braktisë vendlindjen, fis e fëmijëri.
Deri vonë jemi ankuar, me të drejtë, se të huajt e ndanë kombin, e më shumë se gjysma ndodhet jashtë kufijve zyrtarë. Sot, pas 20 vjet "lirie e demokracie", prapë gati gjysma e bashkëkombësve shqiptarë janë detyruar të marrin udhët. Pra, është një problem i gjithë shoqërisë shqiptare. Por, duhet të jetë rinia ajo që duhet të protestojë e para, me të gjitha mjetet e mundshme civile!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama