Titulli i këtij teksti nuk ka të bëjë me librin “Ra ky mort e u pamë”, i shkruar në formë ditari për luftën në Kosovë, nga shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare. Ka të bëjë me mortet tona aktuale, si ky fundit i vrasjes mizore të 18-vjeçares Marigona Osmani nga partneri i saj monstër, me të cilin bashkëjetonte e ndjera.
Një mort që duhet të trokas në ndërgjegjen dhe vetëdijen tonë shoqërore e njerëzore. Mort që duhet të thërrasë për përgjegjësi institucionale e shtetërore.
Vrasja me torturë e 18-vjeçares nga personi me dosje të trashë kriminale në gjykata, e që po bënte jetë prej gangsteri në një vend që mëton të jetë demokratik, është më shumë se një krim individual.
Bashkautor i krimit nuk është vetëm i arrestuari i dytë për këtë rast, por edhe njerëzit e thirrur të ndajnë drejtësinë dhe mbrojnë jetën dhe pasurinë e qytetarëve. Njerëzit e veshur me pelerinën e gjykatësit lejuan një person me 135 vepra penale (sipas ministrit të Punëve të Brendshme), për vepra kriminale (që nga viti 2008), të bëjë ligjin dhe të vazhdojë me krime, përpara hundëve të policisë. Dhe jo vetëm kaq …
Tash, kur bie një mort si ky, sërish na bie ndërmend se kemi gjyqësor jofunksional, të korruptuar mbase edhe të shantazhuar. Me mijëra lëndë të pazgjidhura, “për mungesë kuadri”. Një gjyqësor që arsyeton ekzistimin duke gjobitur kryesisht fukarenjtë, duke përshkruar e “harruar” nëpër sirtarë lëndët e të fortëve dhe rrjetit kriminal.
I “harrojnë” gjyqtarët tanë lëndët në sirtarë e harrojnë edhe misionin për çfarë janë të thirrur dhe betuar. Por, nuk harrojnë të ruajnë raportet dhe bashkëpunimin klientelist me avokatë e prokurorë (as publiku nuk i ka harruar video-incizimet e publikuara në media, ku protagonistë të pazareve janë njerëzit e gjyqësorit).
Në mungesë të funksionimit të organeve dhe mbrojtjes institucionale, bie një vrasje si kjo e fundit dhe të udhëhequr nga logjika e turmës, për pak ditë sheshet i shndërrojmë në arenë protestash, në mbrojtje të grave viktima të dhunës në familje (lexo: dhunës nga burrat). Kërkojmë mbrojtje për gratë, drejtësi për viktimën, dënim maksimal për dhunuesin-vrasës. Aty, në protestë, dalin edhe ministra!
E pse ministrat?!
Nuk ua dha besimin mileti për të protestuar e gjykuar vrasjet e dhunën. As për të premtuar drejtësi, por për t’u përkujdesur për funksionimin efikas të institucioneve, që i keni nën administrim qeveritar.
Qeveritarë, rruga dhe sheshet nuk janë për ju. Ju duhet të përkujdeseni t’i bëni ato më të sigurta për qytetarët. T’i bëni të ketë sa më pak kriminelë, që dalin e sorollaten dhe operojnë lirshëm.
Mjerisht, duke u nisur nga praktikat e të kaluarës sonë të dhimbshme, pas pak ditësh mund të bie një mort (krim) tjetër dhe ta harrojmë atë të para disa ditëve. Ashtu siç mund të na kenë ikur nga mbamendja jonë vrasjet e dhunimet e mëhershme.
Veç tek ne ndodhë që një krim të na bëj ta harrojmë tjetrin.
Rasti si ky i vrasjes së Marigonës, sakaq bën që edhe studiot televizive të shndërrohen në oda mexhlisi burrash, aty këtu edhe ndonjë grua. “Ekspertët” e politikës, sigurisë, ekonomisë, shkencës, sportit e kulturës, do të shpërfaqin tërë dijen dhe opinionet e tyre në trajtimin e gjykimin edhe të këtij fenomeni kaq të dhimbshëm për shoqërinë tonë.
S’ka rëndësi sa kompetentë jemi. S’ka rëndësi nëse ia huqim pak, ose krejt. Rëndësi ka të bëjmë shumë zhurmë dhe të na shohin shumë njerëz.
E, në rrjete sociale, ku secili do ta marrë të drejtën të gjykojë, dënojë e akuzojë, do të ketë edhe linçime ndaj atyre që do t’ia kenë huq me kualifikimin e vrasësit ose viktimës. Do të bëjmë gjyqe publike e do të shfryjmë mllefin. Krejt këto as nuk ia zvogëlojnë dhimbjen familjes së Marigonës, as nuk e ndalin të keqen ndër ne.
Dhe, bie një mort, ndizet alarmi edhe në polici. Dhe, “viktimë” e kësaj bëhet një burrë, që edhe mund ta ketë harruar se para dy javësh ia paskësh dhënë nja dy-tri shuplaka gruas.
Policia e Kosovës të mërkurën e shpalli në kërkim një burrë, për dhunë ndaj gruas së tij, të kryer më 9 gusht. Derisa Policia e kishte shpallur në kërkim, burri ishte lajmëruar në një media dhe kishte thënë se nuk e konsideronte dhunë ndaj gruas me të cilën kishte kurorë, nëse ia dhënë nja dy tri shuplakë ndoshta. Madje, i kërkuari për dhunë, për të treguar nivelin “intelektual” thotë se ka qenë edhe drejtor i një televizioni.
Nejse, për të dhe të tjerët si ai, nuk është dhunë ndaj gruas nëse nuk ia ke thyer nofullën, dorën, këmbën…
Çka janë dy tri shuplaka, për të treguar muskujt dhe “burrninë” ndaj gruas.
Vendi ynë fatkeqësisht është përplot “burra” të tillë, të cilët krijojnë familje dhe “edukojnë” – rekrutojnë fëmijë, dhunues të ardhshëm. E, viktimat të shumtën janë nga familjet që i ka mund barra e mbijetesës dhe s’kanë forcë t’i mbrojnë as fëmijët e tyre.
Marigona nuk e meritoi të bashkëjetonte me një kriminel, që ia mori jetën mizorisht. As populli nuk duhet të bashkëjetojë me krimin dhe dhunuesit e shoqërisë.
E, për të qëruar hesapet me krimin, vendi ynë, në radhë të parë, duhet të (ç)lirohet nga vrasësit e dhunuesit brenda sistemit të drejtësisë.
Mbase mesazhi më i mirë për ata që janë të thirrur për një sistem të drejtësisë funksional do të ishte thënia e shkrimtarit austriak, Friedrich Halm: “Kush heq një tullë nga muri i drejtësisë, rrëzon krejt shtëpinë”.
Jo një tullë, por tek ne, ata që janë brenda e jashtë kësaj shtëpie, kaherë kanë filluar t’ia heqin edhe gurët e themeleve.
Dikush e përmendi vetingun në drejtësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova