LAJMI I FUNDIT:

Puna jashtë orarit, keq për shëndetin

Puna jashtë orarit, keq për shëndetin

Nëse disa njerëz i shmangen punës së tepërt, ka të ngjarë që trupi është duke u përpjekur të tregojë diçka. Një studim i botuar në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës, tregon se puna jashtë orarit mund të jetë keq për shëndetin.

Rezultatet e studimit tregojnë se njerëzit të cilët çdo ditë punojnë 3 ose më shumë orë jashtë orarit, janë 60 për qind më në rrezik për t’u prekur nga probleme në zemër.

Për të gjetur lidhjen midis punës jashtë orarit dhe sëmundjeve në zemër, shkencëtarët britanikë morën në studim mbi 10.000 nëpunës të shërbimit civil në Londër.

Gjatë vëzhgimeve, ata zbuluan se njerëzit që duan të punojnë shumë jashtë orarit hyjnë në grupin e personalitetit të tipit A. Ata janë të prirë për të qenë agresivë, konkurrues, të tensionuar dhe në përgjithësi konfrontues ndaj kolegëve të tyre. Këto acarime janë disa faktorë për shqetësime në zemër.


Ekspertët thonë se faktorë të tjerë rreziku për probleme në zemër janë edhe duhani, mbipesha dhe kolesterina e lartë, prandaj studime të tjera nevojiten për të përcaktuar përfundimisht lidhjet midis punës jashtë orarit dhe shëndetit të zemrës.

Gjatë studimit, gjithashtu u vu re se personat që punonin vetëm një ose dy orë jashtë orarit, nuk treguan ndonjë shtim të rrezikut për probleme në zemër. /VoA/Telegrafi/