Presidente mos prit, cakto datën e zgjedhjeve lokale
Nëse vështrojmë pikat e marrëveshjes mes kryeministrave të Kosovës e Serbisë, vërejmë se kush ka imponuar tema dhe kush është mbrojtur. Duket qartë se temat i ka imponuar Beogradi, kurse Prishtina është mbrojtur.
Simpatizantët e kryeministrit Thaçi arsyetojnë se kryeministri nuk mund të gabojë, ngase për çdo hap ai këshillohet me amerikanët, ngase është i dëgjueshëm dhe se në bisedime amerikanët i kanë ndenjur gati etj. etj. Të gjitha këto mund të jenë të vërteta dhe, me gjasë shumë të madhe, janë të vërteta.
Sado që kryeministri i Kosovës të jetë i afërt me amerikanët, ata mund ta ndihmojnë atë se si të përballet në mënyrën më të mirë me temat që i imponon Beogradi, por nuk mund ta mësojnë se t’i imponojë temat.
Një babë mund ta mësojë djalin se si të mos bjerë në grackat e një femre, por nuk mund ta mësojë atë se si ta pushtojë një femër, nëse vet djali nuk e ka vullnetin e kreativitetin ta bëjë këtë.
Temat lidhur me Serbinë, amerikanët i hapin edhe vetë, por atyre nuk do t’u pengonte që klasa politike e Kosovës të prodhonte tema që janë në interes të Kosovës, natyrisht, me kushtin që këto tema të mos prodhonin efekte kundër interesave amerikane.
Fakti që lidershipi kosovar nuk ka prodhuar tema në dialogun me Serbinë, e ka vendosur atë në pozitë inferiore.
Nëse lidershipi kosovar do t’ishte i aftë të prodhonte tema në dialogun me Beogradin, do t’mund të nxjerrke një pazar më të leverdishëm për Kosovën.
Problemi i pozicionimit të klasës politike të Kosovës është edhe historik. Shqiptarët historikisht nuk kanë prodhuar tema. Edhe atëherë kur kanë prodhuar tema, kanë prodhuar në dëm të vetvetes.
Nxënësit shqiptarë edukohen me paraqitjen e “shkëlqyer” të Fan Nolit në foltoren e Lidhjes së Kombeve. Në fakt, siç e thotë më vonë Sejfi Vllamasi, Fan Noli kishte bërë një gabim elementar në diplomaci. Fan Noli si i diplomuar i Harvardit, kishte treguar superioritet intelektual ndaj ambasadorëve në Lidhjen e Kombeve, por me këtë ai kishte nxitur xhelozinë e ambasadorëve. Noli kishte harruar se përfaqësonte vendin më të varfër në Evropë dhe kombin më të plogësht në botë anëtar të Lidhjes së Kombeve. Diplomati duhet të sillet konform pozicionit që ka vendi i tij, ndërsa aftësitë e tij intelektuale duhet t’i vejë në dispozicion të interesit të vendit të tij. Gjithë mllefi i diplomatëve kundër epërsisë intelektuale të Nolit u zbraz kundër Shqipërisë.
Mirë që Noli i papërvojë e kishte bërë këtë gafë gati një shekull më parë, por problemi është që ka gjysmë shekulli që shqiptarët e mësojnë këtë budallallëk si mençuri.
Edhe tani Kryeministri Thaçi i rrahu tavolinën me grusht Vuçiqit, por grushtet i mori Kosova.
Vonesa në implementimin e marrëveshjes tregon se Beogradi akoma po përpiqet që ta ngrejë pazarin në dobi të vet. Kjo vonesë veç po prodhon efekte në Kosovë: shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Gjithë Kosova u gëzua që më në fund institucionet e Kosovës u ndërgjegjësuan se zgjedhjet duhet të mbahen në ditën për diell dhe jo në terr, e tani duket e qartë se ato po shkojnë drejt vjeshtës së vonë. Kjo nënkupton dalje më të vogël në zgjedhje, mundësi më të mëdha për vjedhje votash.
Kjo situatë do t’i bëjë shumë më kredibilë udhëheqësit lokalë serbë në veri të Kosovës se sa ata në jug, dhe rrjedhimisht entiteti serb i prodhuar nga marrëveshja do të ketë bazën iniciale shumë më të fuqishme se pjesa e mbetur e Kosovës.
Kosova do të tregonte seriozitet nëse që ditën e nesërme të nënshkrimit të marrëveshjes Thaçi-Daçiq të shpallte zgjedhjet lokale, dhe kjo të impononte dinamikën e implementimit të marrëveshjes dhe jo anasjelltas që datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë ta diktojë Beogradi.
Imagjinoni sikur me këtë logjikë t’ishte sjellë oficeri gjerman në Qafë-Morinë më 10.06.1999, kur oficeri serb nxjerrke arsye për mos tërheqje. Atëbotë, oficeri gjerman i KFOR-it, iu pat përgjigjur: tani ju mbetën vetëm edhe 29 minuta, derisa oficeri serb po llomotiste sërish, oficeri gjerman ia ktheu: tani vetëm edhe 28 minuta ju kanë ngelur. Kjo bëri që oficeri dhe ushtarët serb ëtë tërhiqeshin pa pritur të kalojë 30 minutëshi.
Sikur oficeri gjerman të vepronte sikur lidershipi ynë sot, lidhur me implementimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq, do të kalonin vite që trupat serbe të tërhiqeshin nga Kosova dhe një pjesë e tyre s’do të tërhiqej kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës