LAJMI I FUNDIT:

Premtimet e rreme

Premtimet e rreme

Kryeministri Hashim Thaçi, hyri në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2007 me premtime të mëdha, dhe përmes atyre premtimeve edhe i fitoi zgjedhjet në atë kohë. Por, filloi me disa gjëra të thjeshta. Hyri me qëndrim të zvogëlimit të veturave dhe përdorimit të telefonave zyrtarë.

Por, a e bëri këtë? Vetëm ndezja e mbi njëmijë veturave zyrtare – nga institucionet qendrore, një herë në ditë – kushton shumë. Po lëvizja e tyre jo vetëm gjatë orarit të punës, por 24 orë? Kjo shkakton shpenzime marramendëse për buxhetin e varfër të vendit. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat zyrtarë.

Po lufta ndaj korrupsionit?! Sa është luftuar korrupsioni gjatë qeverisjes së Thaçit?


Mund të thuhet lirisht se nuk është luftuar fare, por korrupsioni vetëm sa është shumëfishuar. Pse po vazhdon shitja e pasurisë shtetërore pa kritere dhe pa analiza të mirëfillta? E kam fjalën për disa pasuri që janë vitale, fitimprurëse dhe mund të them të domosdoshme që të ngelin prona shtetërore.
Në çfarë gjendje janë institucionet shëndetësore dhe ato të arsimit? Në gjendje të mjeruar. Është e vërtetë se fëmijët marrin librat falas dhe kjo është për t’u lavdëruar. Gjesti është për t’u lavdëruar, jo përmbajtja e librave! Jo vetëm ndërtimi i shkollave e ngre nivelin e arsimit në vend. Duhen edhe reforma të mirëfillta në sistemin e arsimit, trajnim i mësimdhënësve dhe pasurimi i shkollave me materiale të domosdoshme, si kabinete të lëndëve dhe atyre teknologjike (dhoma kompjuteri).

Për shërbimet shëndetësore, nuk e di ku t’ia vë gishtin problemit, por natyrisht duhet menduar në tërësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Tani mund të përmendim edhe disa gjëra të tjera: dështimi i qeverisë për të vënë reciprocitet të plotë me Serbinë. Plani i qeverisë dështoi për të vënë rendin dhe ligjin në veriun e Kosovës, ku akoma në atë pjesë të Kosovës rrugët vazhdojnë të mbesin të barrikaduara nga kriminelët serbë etj.

Këto janë gabime të cilat do të na lënë pasoja për shumë kohë në të ardhmen.

Nuk ka fuqi në botë që mund ta ndalë vullnetin e popullit! Pse nuk e shfrytëzon këtë politika shqiptare në Kosovë?

Ndërkombëtarët nuk mund të vendosin kufij, flamuj, korniza kushtetuese, decentralizime, nëse nuk i pranon populli. Kush e pyeti popullin e Kosovës? Aftësia për manipulime është trashëguar që nga koha e komunizmit nga politikanët në Kosovë. Edhe Thaçi nën të njëjtat kondita po vepron, për fat të keq. Populli nuk po pyetet. Kjo është e pafalshme!

Populli nuk u pyet për flamur, himn e as Kushtetutë. Nuk u pyet as për decentralizim. Populli nuk u pyet as për negociatat me Serbinë dhe as për marrëveshjet që u bënë mes Thaçit dhe Daçiqit. Këto gjëra, në shtetet demokratike bëhen me referendume. Ku është referendumi në Kosovë? A thua ekziston ky term në kokat e politikanëve tanë?

Të gjitha këto punë që po ndodhin në Kosovë, siç i përmenda më lart, si Kushtetuta, flamuri, himni, decentralizimi, korrupsioni, keqmenaxhimi, shkatërrimi i pasurisë shtetërore, fusnota, rezoluta 1244, heqja e emërtimit Republikë në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe shumë të këqija të tjera, nuk duhej të ndodhnin gjatë qeverisjes së Thaçit.

Ku mbetën premtimet e Thaçit pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, se brenda 2008-së do ta njohin si shtet të pavarur 100 shtete dhe brenda një viti do të anëtarësohemi në OKB? Ku janë premtimet e Thaçit gjatë fushatës parazgjedhore të 2010 se Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave brenda gjashtë muajve? Ku janë premtimet e Thaçit për mijëra vende të punës? Ku janë premtimet e Thaçit për zero korrupsion dhe luftë kundër krimit të organizuar?

Ju lutem, të jemi realistë! Shikoni se çfarë diplomacie ka Kosova. Ku kanë këta njerëz kapacitete diplomatike në krahasim me diplomatë evropianë e amerikanë, madje as me diplomatë rajonalë. A nuk ua kujton kohën e Faik Konicës ky staf diplomatik? Jemi bërë sikur ”Zullulandi”!

Në trend

Më shumë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Kronikë e zezë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Ndërkombëtare
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori