Potenciali i madh i manipulimit të regjistrimit etnik
Ma kalimin e ditëve po afrohet nisja e procesit të regjistrimit të popullsisë sikurse edhe po ashpërsohet debati për përfshirjen për herë të parë në Shqipëri të dimensionit etnik dhe fetar në të. Mirëpo censusi nuk ka vetëm rreziqe reale dhe radikale që lidhen me implikimet politike që mund të dalin prej rezultatev të pasakta, por ka edhe një potencial të lartë pasaktësie apo manipulimi. Si mund të pritet që të zhvillohet një proces i saktë regjistrimi etnik në një vend ku ende nuk organizohen dot zgjedhjet të lira e të ndershme e ku komisionerët e dy partive kryesore ende grabisin pa hesap votat e partive të treta edhe tani që kanë shkuar 20 vjet prej rrëzimit të bustit të diktatorit ?! Nga njëra anë ekziston një presion i fortë, i qartë dhe historik prej fqinjëve tanë grekë që të ndryshohet përqindja zyrtare të minoritetit grek në Shqipëri dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendit tonë. Mjafton të kujtohen amnestitë e përkohshme për kalimin në kufi të emigrantëve tonë në periudha zgjedhjesh dhe autobusët e organizuara që nisen nga Greqia enkas për të votuar pro PBDNJ, për të marrë me mend se deri ku mund të shkojë shteti fqinj për të realizuar qëllimet ogurzeza shoviniste. Nga ana tjetër kemi shtetin tonë ku mundësia për pasaktësi është e papërllogaritshme. Mjafton të shikohet se sa dendur institucione të ndryshme shtetërore paraqesin shifra të ndryshme për të njëjtin çështje për të kuptuar se sa lehtë mund të manipulohen rezultatet e censusit tek ne.
Është e vërtetë që amendimet e nisura nga PDIU me të vërtetë shtojnë ngarkesën ligjore dhe përmbajnë penalitete ndaj atyre që bëjnë vetëdeklarim të rremë. Mirëpo natyrshëm lind pyetja sa do të jetë e mundur që të zbatohet ligji e të merren masat e parashikuara nga amendimet në kushtet kur në vendin tonë mbizotëron paligjshmëria? Sa është e mundur që të zbatohen penalitete ta zëmë ndaj mijëra pleqve korçarë apo të Bregut që marrin pensione 300 euroshe apo ndaj dhjetëra mijëra emigrantësh që kanë karta homogjeni kur dihet që në këtë vend nuk I hyn gjemb në këmbë as shkaktarëve të krimeve jashtëzakonisht të rënda si Gërdeci e 21 Janari?
Rasti i censusit të Kosovës sivjet dëshmon qartazi se si mund të dështojë një regjistrim popullsie pasi shumë qytetarë nuk u bënë pjesë e rezultatit jo vetëm sepse një pjesë e mirë e tyre ishin në emigracion e nuk arritën të regjistroheshin por edhe sepse shumë banorë permanentë të Kosovës kishin frikë se mos regjistrimi i tyre personal dhe i pronës do ti bënte subjekte taksash dhe i bënë bisht procesit. Censusi i zhvilluar në prill e nxorri komunën e Prishtinës ( 572km2 që përfshin edhe fshatrat përreth qytetit) me një popullsi prej 198 214 në një kohë kur duket qartë me sy të lirë që Prishtina është zmadhuar aq shumë sa s’mund të ketë kaq numër të vogël banorësh. Sipas këtij censusi Kosova del me më pak se 1.8 milionë banorë ndërkohë që po të kiheshin parasysh matjet e mëhershme dhe projeksioni i rritjes natyrore të popullsisë, Kosova sot do të duhej të kishte goxha mbi 2 milionë banorë. Censusi nuk u mbajt në veri të Kosovës, por në atë zonë vështirë se banojnë më shumë se 45 mijë banorë. Ajo që e bën më absurde rezultatin e censusit është fakti që popullsia del 1.8 milionë ndërkohë që numri i votuesve të regjistruar në zgjedhjet e kaluara ishte 1.6 milionë. Mirëpo Kosova ka edhe popullsinë më të re në Evropë me një moshë mesatare rreth 26 vjeç, që lë të hamendësohet se përqindja e atyre nën moshën 18 të votimit duhet të jetë diku tek 30 % e popullsisë e për rrjedhojë popullsia do të duhej të ishte rreth 30% më e lartë se 1.6 milionë votues, pra goxha mbi 2 milionë.
Edhe rasti i regjistrimit etnik brenda Malit të Zi të zhvilluar gjatë prillit është i mbushur me parregullsi në kurriz të shqiptarëve që shërben si një tjetër demonstrim se sa lehtësisht i manipulueshëm është procesi. Kështu një ndër paradokset e censusit malazez është fakti që numri i banorëve që vetëdeklarohen shqiptarë është 30439 ose 4.91% e totalit ndërkohë që ata që deklarojnë shqipen si gjuhën amëtare janë 32671 banorë ose 5.27%. Pra i bie që ka 2232 shtetas të malit të zi kanë gjuhë amëtare shqipen por nuk qënkërkan shqiptarë. Një tjetër manipulim i bërë në censusin malazez që lidhet me përpjekjet shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve është edhe shpikja e një grupi etnik të ri të quajtur musliman së cilës i përkasin sipas censusit 20537 banorë 3.31 % e popullsisë. Po ashtu në pyetjet për fe zëri musliman është futur si kategori më vete në pyetjen përbri konfesionit islam. Pra censusin nxjerr se 99038 banorë janë të fesë islame dhe 19439 janë muslimanë. Kuptohet që kjo kategori është sajuar enkas për të lehtësuar asimilimin dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe në këtë kategori janë shtyrë të futen jo vetëm 2232 shqipfolësit e mësipër por edhe mijëra shqiptarë të tjerë të trojeve historike shqiptare të Plavës, Gucisë, Rozhajës e Tuzit të cilët kanë pasur frikë të deklarojnë kombësinë shqiptare dhe se gjuhën amtare kanë shqipen duke bërë që të përfshihen tek ky identitet i ri hibrid i padëgjuar gjetiu “mysliman” që sipas malazezëve pretendohet të jetë ndryshe nga të qenit islam.
Censusi i Maqedonisë në vitin 2002 ka pas qenë shumë problematik sepse e nxorri popullsinë maqedonase në rreth 64.2% dhe atë shqiptare në 25.2% ndërkohë që të gjithë përfaqësuesit e faktorit shqiptar pretendojnë se shqiptarët janë të paktën një e treta e popullsisë së vendit. Manipulimet me shifrat e popullsisë ka bërë që shqiptarët të mos gëzojnë të drejtat e plota të tyre në qytetet historike shqiptare ku sot rezultojnë se janë më pak se 20% si dhe përcaktimi i kufijve të distrikteve elektoralë dhe mandateve përkatëse që bëhet i mbështetur tek rezultatet e censusit ka sjellë një situatë ku shqiptarët marrin 5 deri në 7 më pak deputetë sesa u takojnë.
Parregullsitë me procesin e regjistrimit etnik të këtij viti janë vënë re edhe në një vend ballkanik anëtar të BE-së sikurse është Bullgaria. Në fakt shteti maqedonas dhe shoqatat e ndryshme të diasporës maqedonase janë shumë të indinjuara për censusin e fundit bullgar sipas të cilit vetëm 1654 qytetarë bullgarë deklaroheshin maqedonas. Kjo shifër është sa një e treta e shifrës të nxjerrë një dekadë më parë dhe 100 herë më e vogël sesa censusi i vitit 1958 kur 187 789 bullgarë u deklaruan me origjinë maqedonase. Afërmendsh nuk ka sesi kjo popullsi të zvogëlohet në mënyrë të natyrshme kaq shpejt. Duhet theksuar se këtu bëhet fjalë për pasaktësi apo dyshime manipulimesh në një vend anëtar të BE-së që ka të paktën një dekadë që zhvillon zgjedhje politike të ndershme pa vëzhgues të huaj.
Rastet e shteteve fqinje dëshmojnë qartë se sa shumë pasaktësi mund të ketë censusi i ardhshëm në Shqipëri. Shteti ynë në vend që të shqetësohet për manipulimet që bëhën në kurriz të shqiptarëve në censuset e Maqedonisë dhe Malit të Zi është duke iu hyrë vetë një qorrsokaku në një moment krejt të papërshtatshëm. Një census dinjitoz me vetëdeklarim mund të zhvillohet vetëm pas 10 vitesh kur shteti ynë të jetë mëkëmbur dhe qytetarët tanë të kenë rifituar dinjitetin kombëtar e mos të vuajnë më nga babëzia e fukarallëkut dhe etja për dokumente udhëtimi e emigrimi. Këtu duhet shtuar që situata në Shqipëri është më e rëndë se në vendet fqinje për pasojë të kontekstit sui generis që popullsia jonë ka me grekët. numri i lartë emigrantëve, politika afatgjatë të asimilimit dhe shkombëtarizimit që ka ndjekur Greqia nëpërmjet instrumentave të ndryshëm (përfshi këtu kishën ortodokse kinse-autoqefale) si dhe bindja me pensione të majme duke përfituar nga varfëria jonë, kanë për të bërë që rezultati i censusit të ardhshëm të jetë shumë lehtë i manipulueshëm dhe shumë larg së vërtetës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë