Po me piramidën ç’patën xhanëm?
ardhshëm ngjalli jo vetëm mërzi për shkatërrimin e kësaj ndërtese emblematike të kryeqytetit por edhe ngriti shumë pikëpyetje në mbarë opinionin publik.
Gjëja e parë që të bie në mendje është papërgjegjshmëria me të cilën shpërdorohen fondet dhe prona publike. Për parlamentin tashmë është bërë një konkurs në qershor 2007 është zgjedhur fitues projekti i përgatitur nga Campi, Reinhart dhe Jano për t’u ndërtuar në pjesën e prapme të ndërtesës së zyrave të Kuvendit. Pak muaj më herët është bërë një rikonstruksion që ka kushtuar mbi 80 milionë lekë për të cilën u krekos aq shumë kryetarja e parlamentit. Po ashtu ndaj Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës (QNK) tashmë është nisur një proces rikonstruktimi, janë bërë tashmë punime dhe janë thirrur në të kaluarën edhe konkurse për ta modernizuar piramidën duke e shndërruar në një qendër të arteve moderne. Të gjitha këto veprime kanë mbajtur kosto nga buxheti, dhe të gjitha ato pare çohen dëm sepse dikujt i ka shkuar në mendje befas pa përfillur kostot që të heqë dorë nga nismat e mëparshme dhe ta ndërtojë parlamentin tek piramida. Gjithashtu këta vendimarrës të papërgjegjshëm nuk kanë bërë llogari vlerën e ndërtesës që ka për t’u prishur edhe pse ngrehina është relativisht e re dhe tërësisht funksionale.
Së dyti të vjen çudi për mungesën e theksuar të seriozitetit të vendim-marrësve të cilët nuk e kanë për gjë që të ndërrojnë mendje në rrugë e sipër dhe të vënë në zbatim teka të reja. Kjo gjë dëshmon për një nivel të lartë të arbitraritetit të titullarëve të cilët qeverisin me dorë të hekurt dhe vullneti i tyre është baza absolute, ndërkohë që mungon tërësisht fryma institucionale e vazhdimësisë së impenjimeve të marra më herët sikurse ishte rasti i projektit të miratuar të parlamentit si dhe planeve për transformimin e QNK-së.
Një shqetësim i tretë dhe më domethënës ka të bëjë me vetë vlerën historike të kësaj ndërtese që prej kohësh është shndërruar në një ndër vendet më simbolike dhe karakteristike të fytyrës së Tiranës. Gjithashtu ka të bëjë edhe me vetë domethënien që ka pasur në të kaluarën piramida duke përfaqësuar si pak ndërtesa të tjera të ngelura në Tiranë, gjurmët e të kaluarës. Fatkeqësisht në Tiranë ka një traditë të keqe për të prishur ndërtesat me rëndësi sikurse ka qenë bashkia e vjetër, xhamitë, kishat tregu etj. dhe është e pafalshme që ne të tregohemi kaq bukëshkalë me trashëgiminë historike dhe kaq të pakujdesshëm me brezat e ardhshëm që meritojnë të marrin të pacënuara sa më shumë monumente nga e kaluara.
Së katërti ky veprim tregon edhe një nivel të lartë imoraliteti për sa i përket ligjërimit politik të pushtetarëve të cilët përdorin standarde të dyfishta sipas leverdisë. Nëse ata do të besonin me të vërtetë në argumentet me të cilat aq zellshëm kanë kundërshtuar gjatë vitit të kaluar projektin e Edi Ramës për ndërtimin e sheshit të Tiranës apo për shkatërrimin e Teatrit disa vite më përpara, ata kurrsesi nuk do të çonin ndër mend të preknin piramidën.
Si pikëpyetje e pestë mund të shtrohen motivet e dyshimta për të cilën është në plan shkatërrimi i Piramidës dhe që të lënë të mendojnë për vazhdimin e gjuetisë së shtrigave ndaj televizionit më të rëndësishëm në Shqipëri Top Channel. Synimi për t’i përzënë nga ambjentet publike të marra me qera si ndëshkim për qendrimin editorial, është bërë tashmë histori e vjetër, sikurse e dëshmon edhe çështja e turbullt e ish-ekspozitës Shqipëria sot. Gatishmërinë për të “djegur jorganin për një plesht” të kësaj mazhorance hakmarrëse ne e kemi para për muaj me radhë me rastin qesharak të mbikalimit të Zogut të Zi edhe pse në ata rast të paktën mund të pretendohej ndonjë argument teknik apo procedural kurse ky i tanishmi është dukshëm një rasat tekash apo huqesh.
Së gjashti, në mënyrë të natyrshme të lind një keqardhje për vlerat konkrete arkitektonike të piramidës. Ajo është një ndërtesë shumë autentike dhe interesante, e vendosur në harmoni të mirëfilltë me rrethinat, e dizenjuar e plotë e me karakter të qartë, me një formë që duket si rreze drite që dalin nga qendra dhe shpërndahen si të ishin krahë shqiponje duke shpalosur një pamje të hijshme që bën pjesë në aq shuëm kartolina dhe fotografi private. Padyshim një ndër veprat arkitekturore më dinjitoze të kohës kur është ndërtuar që dallon shumë prej ndërtesave të tjera që janë në ndërtuar kuturru nëpër Tiranë dhe që shpesh janë plagjiarizma të lodhura të kopjuara nga tjetërkund.
Në rend të shtatë vlen të përmendet edhe shqetësimi për zvogëlimin në përgjithësi të ambienteve publike të cilat i shërbejnë zbukurimit dhe pasurimit të jetës së qytetarëve. Pra një vazhdim i shkatërrimit të shesheve, parqeve apo ambienteve sportive duke zvogëluar mundësitë për të pasur një jetë të shëndetshme kulturore e sportive ndërkohë që popullsia e kryeqytetit është duke u rritur. Në një vend të varfër si yni QNK-ja ishte shndërruar në një oazë e pikë reference për jetën modeste kulturore e artistike të qytetit dhe ka gëluar me ekspozita, shfaqje, koncerte, panaire e seminare. E gjithë kjo hapësirë për këto aktivitete do të zhduket e nuk do të kompensohet tjetërkund duke pësuar fatin që patën parqet e lulishtet, palestrat si ajo e Qemal Stafës, pishinat dhe pjesë të Kompleksit Dinamo, ish ekspozita Shqipëria Sot e kështu me radhë.
Një shqetësim i nëntë lidhet me shanset që ofronte projekti i një parlamenti të ri për të vënë në jetë idenë e Tiranës policentrike që aq shumë është proklamuar në retorikën e fushatave nga të gjitha forcat politike. Nëse do të ishte me të vërtetë e domosdoshme pasja e një ndërtese të re atëherë alternativa më e mirë do të ishte që parlamenti i ri të ndërtohej krejt nga e para në periferi të Tiranës, pse jo në Kinostudio apo Kamzë për t’i dhënë jetë e rëndësi zonave në zhvillim dhe për ta çuar parlamentin sa më afër popullit dhe sa më larg bllokut (të ri apo atij të vjetër).
Në numrin e 10 të çudive që ngjall nisma, një ndër më të mprehtat është padyshim edhe çështja e kostos së ndërtimit të parlamentit të ri. A është me të vërtetë e domosdoshme kjo ndërtesë pikërisht në këto kohë të vështira ekonomike ku buxheti është i mbytur në fyt me borxhe dhe qeveria ka nisur shkurtime kudo e ka lënë përgjysmë të tjera projekte infrastrukturore? Pse vjen pikërisht tani ndërtimi i një ndërtese luksoze të re “qeresteja” e së cilës mund të shkojë në dhjetëra milionë euro, kur kryetarja e parlamentit bën shkurtime të skajshme në shpenzimet e tjera operative të kuvendit e u heq dieta e makina deputetëve? Nëse me të vërtetë nevojitet një sallë e re atëherë pse mos të përshtatet e përdoret vetë piramida e cila që në fillim është menduar si ndërtesë polifunksionale. Fundja ku ka më bukur që tempulli i demokracisë të vendoset pikërisht në fronin ku ka sunduar kulti i individit.
Një shqetësim i njëmbëdhjetë ka të bëjë me vetë mënyrën e rrufeshme me të cilën u morr vendimi, ka u konsultuar apo pa e diskutuar publikisht projekt–idenë e ndërtimit të parlamentit mbi rrënojat e piramidës. Gjithë kjo mungesë transparence, gjithë ky ngut, dhe mos-pyetje e opinionit publik lidhur me këtë nismë me të vërtetë e ndot në mënyrë të turpshme ndërtimin e një kuvendi të ri të popullit pa marrë në konsideratë fare mendimin e popullit. Kur pushtetarët nuk janë të aftë të mbjellin, nxisin e marrin konsensus edhe për një gjë kaq teknike dhe që na përket të gjithëve siç është ndërtesa e parlamentit të ri, ç’mund të presim pastaj nga realizimi i të tjerave nismave që kërkojnë konsensus të gjerë siç janë për shembull reformat drastike që nevojiten për gjyqësorin në kuadër të integrimit evropian!?
Këto pikëpyetje të mësipërme dhe plot të tjera të ngjashme dalin natyrshëm kur ballafaqohesh me vendime të pa bluara të marra shpejt e shpejt, të ndikuara nga ngarkesa emocionale dhe nga një arrogancë dhe shpërfillje e skajshme lidhur me opinionin apo mendimin e palëve të tjera. Ka ardhur koha që t’i jepet fund këtij stili delirant dhe amator të të administruarit të pushtetit duke menduar në mënyrë dritëshkurtër pa marrë në konsideratë impaktin afatgjatë dhe vullnetin e publikut si dhe t’i vihet fre njëherë e mirë shkatërrimit të monumenteve që i përkasin memories sonë kolektive dhe trashëgimisë sonë historike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë