Natyra e dëshirës suaj seksuale për partnerin do të ndryshojë me kalimin e kohës dhe për këtë nuk duhet të fajësoni veten apo partnerin tuaj. Nëse marrëdhënia juaj ka arritur në stadin e rutinës dhe të pseudorehatisë, ju duhet të reflektoni mbi situatën e tanishme.
Diferencohuni
Duke eksperimentuar me pak distancë për një periudhë kohe, mund t’ju ndihmojë për të kërkuar më pas intimitetin me partnerin tuaj. Në njëfarë mënyre, mund t’ju japë hapësirën që ju nevojitet për të parë njëri-tjetrin si dashnorë përsëri, dhe jo më vetëm si partnerë që ndani të njëjtën hapësirë apo të njëjtën shtëpi. Të dish të diferencohesh, do të thotë gjithashtu që ju mund të shpenzoni orë të tëra duke qëndruar në shoqërinë e miqve tuaj të vjetër, në mënyrë që të kuptoni rëndësinë e të qenit bashkë sërish. Në këtë mënyrë, ju do të mund të kuptoni edhe rëndësinë e të cenit "ti dhe ai sërish".
Largojuni rutinës
Lini takime me njëri-tjetrin larg shtëpisë; p.sh. në një bar apo restorant që dikur e keni frekuentuar, në një diskotekë, në të cilën dikur mund të keni kaluar shumë mirë. Pra, ju duhet të vini në krye të prioriteteve tuaja, lidhjen tuaj emocionale, duke u sjellë natyrshëm dhe duke lënë që nxitja seksuale të vijë nga dëshira për bashkëveprim trupor dhe jo nga rutina për të kaluar kohë bashkë.
Mbani shikimin tuaj të fokusuar tek partneri juaj
Mermi disa minuta për të menduar nëse diskutimet tuaja bëhen në rastin kur njëri prej jush merret me diçka tjetër, apo në rastin kur ju të dy qëndroni të ulur të divan? Femrat më tepër se meshkujt kanë një nevojë që është e një rëndësie tepër të madhe: nevojën për t’u vlerësuar fizikisht. Pra, kjo nevojë fizike i jep femrave ngrohtësi dhe i bën të ndjehen më të vlerësua ra; më shumë se në rastin kur mund të kenë kaluar orë
të tëra diskutimi aktive me partnerin tuaj.
Merrni iniciativa
Merrni iniciativa, në mënyrë që t’i demonstroni partnerit tuaj, metoda të reja për t’u përfshirë në marrëdhënie seksuale. Kjo ju jep një shans për të ilustruar se si nevojat tuaja emocionale nisin shumë kohë më parë se sa dëshira juaj seksuale.
Loja e ngacmimeve
Metoda praktike si takimet në restorante romantike, një gotë verë në sallonin tuaj e shoqëruar nga era e këndshme e qirinjve aromatikë, etj, mund të jenë më efektive se sa rindërtimi i një situate në të cilën jeni ndjerë më të tërhequr nga partneri në të kaluarën. Pra, loja e ngacmimeve seksuale ka të bëjë me organizimin e kohës, vëmendjes dhe dëshirave tuaja në mënyrë të tillë që ta bëni partnerin tuaj të kuptojë se ju ende kujdeseni dhe shpenzoni kohën tuaj për ata dhe se ata e meritojnë gjithë vëmendjen tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Si stërvit, çfarë ha dhe si kujdeset për veten: Melania Trump ka zbuluar sekretet e bukurisë së vet!
A mund të jenë të dëmshme lulet?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë