Dashuria lind, kultivohet..., ndërkaq shumë shpesh zhduket. Si dhe përse ndodh kështu? Përgjigjen e pritur gjatë lexojeni në vijim:
Humbja e komunikimit
Komunikimi i mirë është bazë për lidhje të suksesshme. Sapo partnerët të shmangin sjelljet e sinqerta dhe bisedimet cilësore, lindin probleme, konflikte dhe më së shpeshti edhe ndarjet. Çiftet duhet të zgjedhin rrugën e komunikimit të drejtpërdrejtë menjëherë pas shfaqjes së një problemi apo krize xhelozie.
Trajtimi i partnerit sa për sy e faqe
Partnerit patjetër duhet t’i përkushtoheni, t’i kultivoni marrëdhëniet me të, përherë t’i tregoni respektim dhe t’ia bëni me dije se sa e dashuroni. Rreziku më i madh është mospërballimi i ulje-ngritjeve që ka çdo marrëdhënie, apo shfaqja e ndonjë shenje mosbesimi, ku në fakt ndodh që të ketë edhe momente boshllëku.
Pritjet tuaja nuk janë realizuar
Fillimi i lidhjes gjithmonë është përrallor. Derisa jeni duke e njohur njëri-tjetrin, çdo gjë është e bukur, e hulumtoni njëri-tjetrin, njiheni ngadalë dhe mendjen e keni gjithnjë te kënaqësia. Mirëpo me kalimin e kohës gjërat relaksohen, maskat bien, kuptoni se me kë vërtet keni të bëni dhe që mendimet rreth disa gjërave të rëndësishme nuk ju përputhen.
Dhe çdo gjë shkatërrohet.
Keni zbuluar diçka të re për partnerin
Partneri që është i përfshirë në një marrëdhënie tjetër, do të kërkojë më tepër hapësirë dhe kohë për ta kaluar vetëm, apo jashtë familjes. Mund të thonë se kjo kërkesë i dedikohet konfuzionit në ndjenjat e tyre, apo stresit në punë.
Xhelozia ka dalë në plan të parë
Përballja me një të dashur xheloz është mjaft e vështirë dhe nganjëherë ju duket se është më lehtë të largoheni nga ajo lidhje se të vazhdoni me të.
Mungesa e tërheqjes
Mbase ky është një prej mëkateve më të rënda që mund të ekzistonte në brendësi të një marrëdhënieje. Të mos tërhiqesh më fizikisht nga partneri, të mos kesh dëshirë për të kryer marrëdhënie apo edhe thjesht për një puthje është një prej problemeve më të vështira që një lidhje mund të kalonte.
Monotonia
Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë një marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi. Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur partnerin e jetës.
Kurrë nuk ka ekzistuar dashuria e vërtetë
Shumë shpesh ndodh që njerëzit i përzien gjërat. Afshi, entuziazmi që bartin me vete çdo gjë që është e re e kanë afatin e zgjatjes. Dhe, nëse pas kësaj kuptoni që lidhja me personin përkatës në të vërtetë nuk është edhe diçka që ju plotëson, këtu gjithsesi përfundon çdo gjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?