Oportunistët, militantët, injorantët, kameleonët, zhurmaxhinjtë, halldupët, hajdutët dhe dhembja e përditshme
Kur më pat pyetur dikush se ku e gjejmë ngushëllimin për anëtarët e familjes që janë vrarë në luftë, i pata thënë se ne kemi dy ngushëllime. Ngushëllimi i parë për ta është liria. Me lirinë ne ngushëllohemi që s’i kemi familjarët në mesin tonë. Liria e mbush zbrazëtirën e tmerrshme që ata kanë lënë pas. Liria është ilaçi për dhembjen tonë. Ndërsa, ngushëllimi ynë i dytë është fakti se për ta ne kemi pasur një vdekje, një varrim, një vajtim dhe pastaj një kujtim të përhershëm. Shumë familjarë të viktimave të pafajshme të luftës nuk e kanë pasur fatin tonë.
Shumë trupa për një kohë të gjatë – shumë prej tyre as sot e kësaj dite – nuk janë gjetur. Shumë familje nuk kanë ditur – disa as sot nuk dinë – për fatin e më të dashurve të tyre. Ata nuk kanë vetëm një vdekje, por shumë vdekje në shpirtin e tyre të sfilitur nga dhembja. Në këtë kuptim, familja jonë ka qenë më me fat dhe ky duhet të jetë një ngushëllim. Bashkë me këtë ngushëllim, na vjen një detyrim. Një detyrim që duhet të sjell solidarizim me familjet që ende nuk e kanë një varr për më të dashurit e tyre. Ne duhet ta ndjejmë dhembjen e tyre sepse, sikur thotë një shkrimtar i urtë: “Të gjithë vdesin një herë, vetëm të zhdukurit vdesin çdo ditë!”
***
Ishte vera e vitit 2000, kur u mbajt një protestë për persona të zhdukur. Familjarët dhe protestuesit e tjerë bllokuan udhëkryqin kryesor (tani lokacioni i njohur si “te Katedralja”) dhe thanë se do ta mbajnë të bllokuar kryeqytetin deri në arritjen e kërkesave të tyre. Pasi që punoja me Policinë dhe detyrë jona ishte të ofrojmë siguri për protestën, e kam parë atë për së afërmi, për shumë ditë radhë dhe në krejt orët e mundshme.
Kur shkonim në mëngjes, tek udhëkryqi ishin familjarët dhe disa qindra protestues. Pak njerëz të “çashtjes”, pak oportunistë, asnjë politikanë, pak halldupë e pak injorantë. Pas pak orësh, numri i qytetarëve rritej me mijëra. Po ashtu, halldupët, oportunistët, injorantët dhe politikanët shtoheshin shumë. Fillonin prononcimet, kërkesat, premtimet, recitimet, fjalimet. Rrinin pak minuta dhe iknin.
Pastaj, për pak kohë mbeteshin vetëm familjarët. Në kohë të drekës dhe kur moti ishte i mirë, bëheshin më shumë se 10 mijë protestues. Qindra oportunistë e sidomos enveristë të thekur e shumica të vonuar, shkumbëzonin në kërcënimet e tyre dhe pas pak zhdukeshin.
Në mbrëmje, jo vetëm tek semaforët, por e tërë rruga mbushej. Qindra mijëra “protestues”. Shumica absolute s’kishin idenë më të vogël për protestën dhe për familjarët që po u shtoheshin vuajtjet aty. Disa dua-të-bëhem-politikan deklamonin disa fjalime që nuk di se kush ua shkruante dhe bashkë me turmën zhdukeshin.
Kah mesnata, bashkë me familjarët, nuk mbeteshin më shumë se disa qindra protestues tek semaforët kryesorë.
Kalonin orët…
Ishte ora 4:00 e mëngjesit kur u afruam tek semaforët. Të shkallmuar, të shtrirë afër njëri-tjetrit, të strukur dhe duke u dridhur, kishin mbetur vetëm 30-40 familjarë. Nuk e harroj kurrë këtë skenë: një loke ishte mbështetur mu në shtyllën e semaforit dhe mundohej të rehatohej e të mbyllte sytë. Nuk ia arrinte. Përpiqej prapë, ofshante në qetësi, nuk e jepte veten dhe mundohej ta pushonte disi trupin e vet të dërmuar nga vitet dhe nga dhimbja.
Organizatorët, oportunistët, militantët, enveristët, kameleonët, zhurmaxhinjtë, halldupët dhe hajdutët kishin shkuar të flenë.
Veç dhimbja po shprehte vendosmërinë aty te udhëkryqi. Veç dhimbja, të tjerët kishin ikur.
***
Nga data 12 qershor 1999, kanë kaluar 7,384 ditë. Duke ndjerë thellësisht urtinë se “Të gjithë vdesin një herë, vetëm të zhdukurit vdesin çdo ditë!”, duhet ta dimë se secila nga familjet e personave të pagjetur ka pasur nga 7,384 vdekje në vatrat e tyre.
Lehtë është me e përkujtua Ditën e të Pagjeturve: me kurora lulesh, me delegacione, me deklarime e deklamime, me tubime e instalacione. Me media, me kamera, me sirena e gardh truprojash… Më e vështirë është të shikojmë në pasqyrë veten tonë dhe t’ia drejtojmë gishtin e fajit.
Serbët na kanë vrarë para 12 qershorit 1999! Pas kësaj date, ne jemi fajtorë që secila nga familjet e personave të pagjetur kanë pasur 7,384 vdekje në shtëpitë dhe në zemrat e tyre.
Ne jemi fajtorë!
Ne!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama