Nuk ekziston kombi ”kosovar” – të gjithë jemi shqiptarë!
Siç duket edhe bashkësia ndërkombëtare është e interesuar në krijimin e identitetit ”kosovar”. Mirëpo, në ketë rast duke përfshirë edhe minoritetet tjera. Termi ”kosovar” përfshin çdo banor të Kosovës. Krijimi i kombit ”kosovar” është i papranueshëm, për faktin se ”kosovar” është edhe një turk, ashkali, serb, boshnjak, egjiptian, romë, goran etj. e shqiptarë nuk janë. Është e çuditshme të vije e të pyes dikush se çfarë jeni, e shqiptarët e Kosovës të përgjigjen se janë ”kosovarë”. Kur dëgjon shqiptarët nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i Zi etj. duke folur po të njëjtën gjuhë, me të njëjtën kulturë etj. dikush do të pyeste se ç’është dallimi mes jush?! S’kemi çfarë t’i përgjigjemi tjetër, veçse: asgjë!
Fatkeqësisht, për rastin e Kosovës janë duke u marrë si model dy vende: Maqedonia dhe Zvicra. Duhet ta dimë se dallimi mes sllavo-maqedonasve dhe bullgarëve nuk është i madh. Mirëpo, po ashtu duhet t’i njohim raportet historike, politike mes këtyre dy vendeve (territoreve). Nacionalistët sllavo-maqedonas edhe pse me asgjë nuk dallojnë nga bullgarët, veten e konsiderojnë si maqedonas të vjetër e jo sllavë. Ndërsa, rasti i Kosovës është krejtësisht ndryshe. Shqiptarët e Kosovës jo vetëm që nuk dallojnë me asgjë nga shqiptarët tjerë, ata po ashtu – edhe po të kthehen në histori – prapë do të jenë të njëjtë me shqiptarët e tjerë, me të njëjtën prejardhje. Pra sllavo-maqedonasit (bullgarët) kanë krizë identiteti, asimilimi, ndërsa shqiptarët e Kosovës jo.
Në rastin tjetër, duke pasur parasysh historinë dhe faktorët e krijimit të kombit zviceran disagjuhësh, dhe rrugët se si është ardhur deri tek ky krijim, patjetër se do të bindemi se ky model është i papranueshëm për Kosovën, qoftë në aspektin e kombëtarizimit të Kosovës apo kantonizimit të saj. Pikë së pari, Zvicra ka bërë gjithnjë kryengritje ndaj mbretërive gjermane, gjë të cilën Kosova nuk e ka bërë, por kanë qenë luftëtarët dhe ndër prijësit kryesorë për bërjen e Shqipërisë së sotme. Zvicra zanafillën e saj si shtet e ka në besëlidhjen e tre kantoneve të qendrës. Secili kanton në atë kohë e kishte sovranitetin e vet dhe secili kanton bashkohej me dëshirë në besëlidhje. Edhe kantonet italiane e franceze nuk e kishin problem të bashkoheshin, sepse veten e konsiderojnë zviceran dhe nuk kanë pasur kurrë luftë etnike, siç ndodhi në Kosovë.
Po ashtu, më 1884, çdo kanton ia dha një pjesë të sovranitetit të vet kësaj besëlidhjeje dhe ja tani është Zvicra. Por, secili kanton ende e ka sovranitetin e vetë të caktuar. Pra, Kosova me Zvicrën kanë një dallim ekstrem për vetë faktin e rrjedhave të historisë, rrugëve nëpër të cilën kanë kaluar deri në shtetformim.
Forma, historia, rruga, metodat, vullneti i etnive, i kantoneve ka qenë krejtësisht i ndryshëm me historinë, rrugën, vullnetin e etnive në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama