LAJMI I FUNDIT:

Nuk durohet më!

Nuk durohet më!

Asnjë fe nuk e ka kryer rolin e saj në shenjtërimin e njerëzve. Asnjë popull nuk ka krijuar një edukatë të mirëfilltë. Asnjë shtet në qeverisjen e tij nuk ka realizuar drejtësinë e mirëqenien e plotë midis njerëzve.

Asnjë politikë botërore nuk ka harmonizuar dijen me shkencën, edukatën me edukimin, zhvillimin me mirëqenien e njerëzve.

Kur ke në dorë gazetat e shumta me lloj-lloj maskarallëku të shkruara në të, kur dëgjon polemikat e lloj-lloj ‘’analisti’’ në emisione, kur dëgjon debate deri në grushte në kafene midis njerëzve të papunë, kur dëgjon debatet në parlament, kur ballafaqohesh me kontrastet e jetës sociale të jetës njerëzore e shumë e shumë të tjera, nuk gjen më motive për jetën dhe të zë turpi pse jam unë njeri dhe aq më tepër pse më ka falë Zoti mend më shumë se disa…


E, logjika e njeriut të urtë e të mençur të çon atje larg shumë larg se kjo botë mizore e ndërtuar nga këta njerëz duhet ndryshuar, nuk durohet më tutje.

Pra, duhet gjetur njerëzit që i kërkonte Diogjeni, me qiri në dorë në mes të qytetit dhe në mes të ditës.

Çdo njeri duhet të gjykojë dhe të arsyetojë se çdo fenomen që shohim është një mesazh për të. Të gjitha fetë kanë misionin e tyre që t’i japin njeriut hapësirë shpirtërore, tolerancë njerëzorë, t’i zbusin e t’i afrojnë njërin me tjetrin, të shtojnë dashurinë dhe respektin reciprok midis tyre. Partitë përfaqësojnë e përkrahin shtresat e tyre. Atë e realizojnë nëpërmjet propagandës e programeve të tyre.

Si feja ashtu dhe partitë në vend që t’i afrojnë njerëzit, po i përçajnë deri në fund. Në vend që të krijojnë mirëqenie për të gjithë, po krijojnë ekstreme varfërie e pasurie. Në vend që të krijojnë kulturë njerëzore të komunikimit, po kultivojnë dhe edukojnë një dialog antinjerëzor. Në vend që tek tjetri te kërkosh të gjesh pozitiven, kërkohet vetëm të zbulosh negative dhe atë ta errësosh deri në maksimum. Në vend që njerëzimi të jetojë një jetë të qetë, të sigurt, e të lumtur, po jeton trazira, pasiguri, terror e papunësi. Në vend që njerëzit të përqafojnë shkencën e punën, artin e kulturën, miqësi e argëtim, po përjetojnë strese, grindje, urrejtje, vrasje, varfëri e mjerim të tejskajshëm.

Në trend

Më shumë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Kronikë e zezë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Ndërkombëtare
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori