Një rol ndërkombëtar për Kosovën
Kufizimi që ka Kosova për sa i përket numrit të trupave të armatosura e bën të vështirë që ushtria kosovare të fitojë një emër prestigjioz, si dhe të jetë e pranishme dhe e dobishme sa duhet nëpër misione ushtarake në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, ka një mënyrë alternative për ta kompensuar këtë mangësi dhe për të pasur një rol aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të çmuar në emergjenca civile dhe kriza humanitare, i cili do përkthehej në njohje dhe respekt për Kosovën. Kompensimi mund të bëhet duke ndërtuar një organizatë apo ndërmarrje shtetërore të mbrojtjes të popullsisë civile, siç janë Technisches Hilfswerk, USAR në Holandë apo KOSAR në Korenë e Jugut, me personel të paarmatosur të specializuar për misione humanitare dhe dhënien e ndihmës ndaj popullsisë civile.
Ky institucion duhet krijuar, pajisur dhe specializuar për misione kërkim-shpëtimi, ndihme humanitare dhe reagimi të shpejtë në rast katastrofash natyrore, apo krizash humanitare, në mënyrë që Kosova të shprehë në një farë mënyre mirënjohjen ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe të fitojë sa më shumë autoritet. Ia vlen të imitohet shembulli i Izraelit, i cili ia ka dalë të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera e të sigurojë një mbështetje të madhe diplomatike nga vendet afrikane të sapo-dekolonizuara gjatë viteve ‘60-‘70, duke u afruar atyre asistencë teknike bujare.
Organizata Shtetërore e Mbrojtjes Civile do të duhej të përmbante formacione të paarmatosura të pajisura me mjete portable që janë të përgatitura për të qenë dinamike dhe autonome, në mënyrë të mund të dislokohet në mënyrë të shpejtë në vatrat e krizës kudo në botë (duke marrë me qira avionët ukrainas “Antonov AN-124”, siç bëjnë vendet evropiane kur duan të dërgojnë trupa). Këto formacione të specializuara mund të çohen e të vihen menjëherë në veprim anembanë botës në raste të zjarreve, epidemive, ndotjeve masive e të rrezikshme, vullkaneve, tërmeteve, stuhive, përmbytjeve apo emergjencave masive humanitare që mund të vijnë si pasojë e konflikteve.
Kjo do të thotë që kjo njësi duhet të pajiset me spitale fushore, qen të trajnuar për kërkim shpëtim, me helikopterë “erickson” apo avionë “canadair” të specializuar për shuarjen e zjarreve, pajisje për çminim, me gomone speciale apo mjete amfibe për raste përmbytjesh, si dhe mjete xheniere që të shërbejnë për rindërtim të zonave të prekura nga kriza. Si pjesë e kësaj organizate do të ishte e arsyeshme të formohej një institut kërkimor dhe arsimor që të shërbente si një qendër ndërkombëtare për fushën e emergjencave të sipërpërmendura, i cili do të fitonte reputacion nëpërmjet botimeve, studimeve dhe tërheqjes së studentëve nga mbarë bota.
Ofrimi për ndihmë ndërkombëtare do të shërbente si një ambasadore në të mirë të imazhit dhe njohjes së Kosovës. Për shembull, nëse një njësi e tillë do të ishte nisur për të ndihmuar në katastrofat e fundit të Haitit apo Pakistanit, padyshim që njohja e Kosovës nga këto vende do ishte më e mundshme. Kjo organizatë mund të ofrohej në përdorim edhe për misione rindërtimi apo çminimi në periudhat e pas-emergjencave. Kështu, vende si Kamboxhia, Angola, Ruanda që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, rastisin të jenë edhe vendet që kanë më shumë mina dhe viktima të shkaktuara prej minave dhe do të ishin mirënjohëse për ndihmën që mund të jepej në çminimin e territoreve të minuara që ato kanë.
Po ashtu, vende mesdhetare si Greqia, Spanja apo ato të Afrikës Veriore, përballen shumë dendur me zjarre masive dhe me siguri do ta çmonin shumë ofrimin e ndihmës së specializuar në të tilla raste. Kosova gjithashtu mund të lajë disi borxhin dhe të dëshmojë mirënjohjen ndaj SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate me anën e ofrimit të ndihmës në mbrojtjen civile, kur këto vende përballen me emergjenca natyrore.Një avantazh i kësaj organizate do qe fakti që minoritetet mund të përfshiheshin shumë më lehtë në një institucion të tillë, sesa në trupa të armatosura e për rrjedhojë organizata mund të kontribuonte në nxitjen e bashkëpunimin ndëretnik dhe në progresin e shtetëformimit. Gjithashtu, kjo organizatë mund të ndihmonte edhe në demobilizimin e ish-ushtarakëve, duke u dhënë atyre një mundësi alternative për të vazhduar luajtjen e një roli domethënës në shoqëri.
Ky institucion, përveçse do shërbente për t’u dërguar jashtë vendit në misione të posaçme humanitare, paralelisht mund të shërbente edhe si një ndërmarrje tipike publike e dobishme me kohë të plotë brenda vendit. Gjatë kohës kur personeli i kësaj organizate nuk është dërguar jashtë vendit, organizata mund të merret me çminimin e fushave të ngelura të minuara në Kosovë, me dhënien e ndihmës ndaj segmenteve të margjinalizuara të popullsisë kosovare, me zhvillimin rural dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bazike të zonave të thella, me pastrimin e ndotjeve, me rehabilitimin e ambientit e pyllëzimin si dhe me ndërtime publike të urave, bonifikimeve, argjinaturave të lumenjve, kanalizimeve të irigimit e vaditjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë