LAJMI I FUNDIT:

Një natë në Stacionin e Autobusëve

Një natë në Stacionin e Autobusëve

Vendimi për ta lëshuar Kosovën është i vështirë për të gjithë njerëzit që marrin këtë rrugë, e po aq i vështirë është edhe vendimi për të qëndruar në Kosovë: në këtë Kosovë pa të ardhme dhe pa perspektivë, ku kërkesat elementare për secilën familje bëhen dëshira e luksi bëhet iluzion.

Prandaj, e arsyetoj vendimin e secilit për ta lëshuar Kosovën, sepse fajet nuk janë tek njerëzit që ikin nga vendi i tyre, por tek institucionet që për pesëmbëdhjetë vjet nuk bënë asgjë për ta penguar këtë që po shohim sot.

Nganjëherë dua të rri pa fund me shoqëri dhe të afërm, sepse gjithmonë mendoj se dikush nga ata mund të ketë marr vendimin për ta lëshuar Kosovën dhe se mundësia për të mos u parë më me ta është e madhe. Kjo edhe për faktin se vendimet e njerëzve për të marrë udhë janë të shpejta, duke dashur të përfitojnë nga kjo situatë për ta lëshuar sa më lehtë Kosovën.


Kjo situatë ma kujton kohën e luftës kur zgjoheshim në mëngjes dhe telefononim të afërmit e shoqërinë nëse e kanë kaluar edhe një natë gjallë. Sikur sot më kujtohet pyetja: a shpëtuat sot, a jeni gjallë? Sot po i pyesim shokët dhe të afërmit me: a jeni këndej?

Askush nuk mund të jetë i pandjeshëm karshi kësaj situate. Por, sikur një natë të shkoni në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ju rekomandoj te pini qetësues. Unë këtë nuk e bëra dhe gabova!

Të qarat e fëmijëve ma nxirrnin zemrën nga vendi; dënesat dhe ofshamat e nënave që përcillnin fëmijët sikur mallkonin diçka; lotët e burrave që takoheshin me nipa dhe mbesa të bëjnë të ndihesh jashtëzakonisht keq.

Në autobusë të stërmbushur me njerëz, nuk mund ta lëvizej dora e askujt për t’i përshëndetur edhe njëherë familjarët që kishin dalë t’i përcillnin.

Autobusët shkuan e morën drejtimin drejt Beogradit, prej ku do të bëhet edhe një maltretim tjetër i qytetarëve deri në kufi me Hungarinë. Ndërsa, në stacion vazhdonin lotët e familjareve që përcollën më të dashurit e tyre.

Vetëm një natë ta kalosh në Stacion të Autobusëve, e sheh se të gjitha rrugët të çojnë në Hungari. Nganjëherë edhe ti do të dëshirosh t’ju bashkohesh, sepse të krijohet përshtypja sikur do të mbetesh vetëm.

Pas këtyre pamjeve të trishta, ajo që më ra në mend ishte mallkimi që i bëra shtetit që nuk bëri asgjë për qytetarët e saj.

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Kalo në kategori