Mediat vazhdojnë me transmetimin e “telenovelës” së motrave Kajta-zi, që u zhvendos në një sallë gjyqi, po ende nuk dihet se kur do të mbarojë. Me ndonjë përjashtim cilësor, askush s’po mendon të ndalet në këtë vepër që, siç do ta argumentoj, është keqbërje kolektive. Është duke u dhunuar prej një kohe relativisht të gjatë shëndeti psikologjik, mendor i dy të miturave; është duke u cenuar privatësia e tyre, e familjes së tyre, e të afërmve të tyre, e pse jo dhe e fqinje të tyre.
Thirrja e profesor Fugës për ta ndalur këtë linçim publik duhet të ishte e mjaftë për të filluar reflektimin ndalës, por asgjë s’po duket në horizont, as në mediat serioze, dhe as në kërpudhat mediatike sociale që harlisen në liri. Por nuk është vetëm përgjegjësia e mediave mjerisht.
Çfarë po ndodh? Është krejtësisht e qartë që për shumë arsye që po i shpjegojnë cilësisht psikologët e njohur vendës apo manualet e psikologjisë, kjo familje ka probleme të mëdha konfliktualiteti brezor të shkaktuara nga shkaqe tipike, apo të veçanta të kohës që po jetojmë.
Duhet të jenë shumë familje shqiptare që kanë probleme të ngjashme dhe që me gjasë po tmerrohen prej publikimit të detajeve të imtësishme të jetës së kësaj familjeje, të të miturve të saj në shtrat, në banjë, apo gjetiu. Nuk ka diskutim se vetë familja Kajtazi po ushqen telenovelën prej naivitetit, prej dëshpërimit, prej nevojës për t’u mbrojtur apo justifikuar siç ishte shfaqja e fundit e prindërve Kajtazi të kërcënuar prej të afërmve.
Por kjo telenovelë dikur duhet frenuar, duhet censuruar, duhet kufizuar orari apo hapësira e transmetimit të saj, në emër të ruajtjes së jetës private të dy të miturve. Duhet të reagojnë me shpejtësi për të ndalur pjesët e dëmshme të kësaj shfaqjeje, të gjitha institucionet përgjegjëse e pse jo dhe NGO-të e famshme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, që merren dhe me objektiva të tjera, politika, gratë e saj.
A gjendet justifikim për këtë që po ndodh? E vërteta është se kjo telenovelë ka pasur disa seri në të cilat ky angazhim masiv mediatik mund të quhej i justifikuar në emër të interesit publik. Fjala është për momentin derisa dy vajzat kërkoheshin dhe gjetja e tyre ndihmohej nga publiciteti mediatik. Por pasi ato u gjetën, ishte krejtësisht dhunues, i paligjshëm, i pamoralshëm, publikimi tërësor i regjistrimeve të tyre në YouTube, apo dhe transmetimi i pamjeve nga seanca gjyqësore.
Në momentin kur dy të miturat janë ndaluar, atëherë në mbrojtje të të miturve hyn në veprim një korpus gjigant dokumentesh ligjore, vendore dhe ndërkombëtare, i vetë Kushtetutës. Nëse krimi i tyre do të dënohej nën tre vjet, ato as nuk duhet të shkonin në gjyq sipas ligjit. Ndërkohë si kryerëse të veprave penale të dënueshme mbi 3 vjet, procesi gjyqësor ndaj tyre ishte i pashmangshëm, me një rrjetë të tërë garancish në mbrojtje të jetës private të të miturve. Ky korpus normash, por dhe institucionesh, u vu në provë në një rast kaq delikat si ky dhe praktikisht dështoi.
Por bashkë me ta ngjan se ka dështuar dhe shoqëria, klasa politike, përballë këtij invazioni mediatik. Është gabim i prokurorit, i avokatit mbrojtës, e pse jo dhe i gjykatësit që kanë lejuar shfaqjen e pamjeve nga ajo seancë dhe është koha që ky gabim të mos përsëritet. Ligjërisht, është e drejtë e të miturve që gjykimi të zgjasë sa më pak dhe kufizimi i lirisë do duhet të jetë sa më i shkurtër, në rast se është i pamundur të shmanget.
Të miturat e kanë pranuar fajin, ndaj dhe sikur të ishin në moshë tjetër gjyqi do të duhej të ishte me procedurë të shkurtuar. Në kushtet kur, për shkak të moshës, të pranimit të fajit, dënimi do të jetë i shkurtër, atëherë mbajtja akoma e motrës së madhe në burg është diçka katastrofike për shëndetin mendor të saj. Avokati duhej ta kërkonte, prokurori po ashtu dhe gjykatësi duhet të vendosë në këtë linjë.
Ajo që bën përshtypje, përveç mungesës së ndjeshmërisë mediatike, të ndjeshmërisë së institucioneve gjyqësore që si rregull shqiptar janë të ashpër me të dobëtit, pra dhe me të miturit, është mungesa e reagimit të grave politikane, apo organizimeve të grave në përgjithësi. Ka pasur disa iniciativa të vlerësueshme të Aleancës së grave deputete, në miratimin e disa ndryshimeve ligjore, por tani është koha për të vepruar në praktikë në mbrojtjen e dy të miturve.
Si pohonte Debora Vatnikaj, psikologia e pranishme në seancë (deputetja Bregu s’e kishte parë në seancë dhe ky ishte thelbi i reagimit të saj të vetëm), të dy të miturat janë në gjendje të rëndë dhe kanë nevojë për ndihmë.
Rasti i familjes Kajtazi vuri në provë institucionet e Drejtësisë, të cilave u mungon seksioni i specializuar për krimet e të miturve, apo dhe shkollat dhe qendrat e riedukimit të tyre që i kishte komunizmi, siç i kanë dhe shoqëritë perëndimore.
Ne pamë pandjeshmërinë e tyre kronike ndaj të dobëtëve, diçka që është dhe e ndëshkueshme ligjërisht. Pamë sesi konkurrenca e klikimeve nga portalet e parregulluara i bëri edhe mediat serioze gjithashtu të pandjeshme, duke dhunuar privatësinë e dy të miturave. Edhe kjo pandjeshmëri është e ndëshkueshme ligjërisht. Politika dhe OJQ-të e specializuara gjithashtu heshtën. Në këto kushte, duhet një iniciativë ligjore prej prindërve apo prej ndonjë OJQ-je, e cila të kërkojë përgjegjësitë e atyre që duhet të shpaguajnë. Dhe shoqëria duhet të reflektojë ndryshe, duke krijuar një debat të vërtetë publik rreth rastit, analogjive, shkaqeve dhe pasojave të pritshme.
Me gjasë, shpërfaqja e këtyre dramave dhe konflikteve familjare ka njëfarë dobie publike, sepse familje të ngjashme me Kajtazin do të fillojnë të reflektojnë për problemet e tyre. Por lajmi i keq në fund të telenovelës mund të ishte se dy të miturat Kajtazi mjerisht mund të jenë të dëmtuara pa kthim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës