Mickoski: Jam i bindur se kandidati i OBRM-PDUKM-së do të jetë kryetar shteti

Para fillimit të konventës partiake të OBRM-PDUKM-së, kryetari i saj, Hristijan Mickoski tha se “jam i bindur se kandidati i OBRM-PDUKM-së do të jetë kryetar shteti”.
“Jam i lumtur që kaluam një proces demokratik dhe transparent në parti. Kemi më shumë nga numri i mjaftueshëm për kandidati, nëntë në numër. Kishin mundësi gjatë javëve të kaluara ta paraqesin veten dhe vizionin e tyre për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë si kryetar”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski tha se për dallim nga kundërshtari politik, OBRM-PDUKM është demokratike, dhe shembull se si duhet të zhvillohet një procedurë demokratike për përzgjedhjen e kandidati.
Në OBRM-PDUKM janë kandiduar 9 kandidatë, ndërsa lufta për vota do të jetë mes Vlladimir Gjorçev dhe Gordana Siljanovska.
Për kandidat të zgjedhur, sipas rregullores së partisë, konsiderohet kandidati i cili ka më tepër vota, po jo më pak se një e treta e numrit të përgjithshëm të delegatëve. Nëse asnjë nga kandidatët nuk e fiton numrin e nevojshëm apo kandidatët kanë numrin e njëjtë të votave, votimi përsëritet. Në votimin e dytë marrin pjesë dy kandidatët me më shumë vota në votimin e parë, ku më pastaj zgjidhet kandidati i cili do të merr më shumë vota në votimin e dytë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni