int(1) Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit - Telegrafi - Telegrafi Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Meshkujt më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale.

Meshkujt janë shumë më “të mençur” sesa femrat kur është fjala për zgjedhjen e partnerit, është konstatim i shumë hulumtimeve. Ata më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale. Femrat më shpesh kanë nevojë për “dikë” të kenë pranë, sesa meshkujt.

Meshkujt mund të ndihen mirë në ndonjë lidhje, pa u lidhur kurrë emocionalisht. Dhe kur e kuptojnë që thjesht ajo lidhje nuk është ajo që e kanë kërkuar, apo diçka u pengon, atëherë ata largohen, pa u frikësuar që të mbeten vetëm. Kjo nuk do të thotë që femra të cilën e braktisin nuk është e mirë, por vetëm që nuk është mjaft e mirë për të.

Nga ana tjetër, femrat një kohë të gjatë mendojnë hollësisht për atë se si mund të ndryshojnë, si p.sh. cilat janë shkaqet e sjelljes së tillë dhe një mijë e një pyetje të tjera. Si edhe ajo kryesorja, çfarë të bëjnë tutje? /Telegrafi/