LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt më seksi janë mjeshtrit, ata që dinë t’i rregullojnë gjërat

Meshkujt më seksi janë mjeshtrit, ata që dinë t’i rregullojnë gjërat

Vetia, e cila u pëlqen më së shumti femrave te meshkujt është aftësia e rregullimit të gjësendeve në shtëpi, më pas aktivitetet sportive, por edhe zotësi a e gatimit.

Gati tri të katërtat e femrave mendojnë se më së shumti seksi janë ata meshkuj që dinë të ndreqin prishjet e ndryshme në shtëpi, të vendosin raftet dhe të zhbllokojnë kanalizimin, ka treguar një studim i kompanisë britanike "Spaceslide.co.uk".

Në fakt, femrat kanë thënë se do ta refuzonin partnerin potencial, nëse nuk do të dinte të bënte ndreqje të vogla në shtëpi, shkruan "Daily Mail". Pjesëtarët e gjinisë më të bukur mendojnë se kjo është punë burrash dhe nuk u duket aspak joshëse, nëse ato janë më të zonjat në ato punë se partneri i tyre.

Përpos ndreqjes, femrave u duken seksi edhe meshkujt që merren me sport dhe që dinë të gatuajnë.


Në listën e vetive më të dëshiruara gjendet edhe vëmendja gjatë vozitjes, si dhe menaxhimi i mirë i financave, tregon studimi.

– "Natyrisht, për femrat ka rëndësi edhe që, përpos këtyre aftësive, partneri të jetë edhe një dashnor i zoti. Kjo për ato paraqet partnerin ideal" – thotë Jon Gough nga kompania "Spaceslide.co.uk". /Telegrafi/