LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt janë më romantikë sesa femrat

Meshkujt janë më romantikë sesa femrat

Munden edhe të harrojnë kur e keni ditëlindjen, si dhe dhuratën për 8 Mars ta blejnë në momentin e fundit, por pjesëtarët e gjinisë më të fortë janë më romantikë sesa femrat.

Kështu, 48% prej tyre, të paktën një herë në jetë, janë dashuruar në shikim të parë, derisa e njëjta gjë u ka ndodhur vetëm 28% të femrave. Këtë e thotë një studim i Universitetit të Uashingtonit dhe të atij të Virxhinisë, të bërë në 10.000 njerëz.

Rezultatet e studimit janë botuar në librin “The Normal Bar”, i cili analizon mitet më të shpeshta që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e dashurisë, sikur që është miti se meshkujt nuk janë romantikë, shkruan “Daily Mail”.

Megjithatë, prirja kah një rënie më e shpeshtë në dashuri rezulton me atë që meshkujt të jenë edhe më të prirë për tradhti, kështu që studimi ka treguar që 1/3 e meshkujve kanë tradhtuar të dashurën e tyre. Shumica e meshkujve dhe femrave mendojnë sesi mashtrimi, i cili nuk bëhet me ndjenja, por vetëm me trup, nuk është edhe aq i tmerrshëm, por me këtë me gjasë nuk do të pajtoheshin partneret e tyre. Kështu, një numër i madh i pjesëmarrësve në studim mendojnë se tradhtia nënkupton edhe emocionet.


Rreth 74% të njerëzve në lidhje thonë se janë të lumtur, derisa 66% prej tyre besojnë se partneri i tyre aktual është “shpirti binjak” i tyre.

Karakteristika më e rëndësishme e një lidhjeje të mirë është komunikimi i mirë, kurse daljet e rregullta, puthjet epshore, masazhet dhe këmbimi i ledhatimeve janë mënyra për ruajtjen e epshit dhe afërsisë. /Telegrafi/