LAJMI I FUNDIT:

Martesa, garanci për të jetuar më gjatë?

Martesa, garanci për të jetuar më gjatë?

Sipas një studimi amerikan të publikuar së fundmi, njerëzit e martuar në moshën 40 vjeç jetojnë më gjatë se njerëzit që në këtë moshë janë akoma vetëm.

Hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara kryen një studim tek 4800 njerëz, burra dhe gra, të lindur në vitet ’40. Ata analizuan stabilitetin e tyre, ndryshimet e tyre jetësore apo statusin civil, si dhe personalitetin dhe sjelljet e tyre. U arrit në përfundimin se statusi martesor ka një ndikim në jetëgjatësi.

Në të vërtetë, në bazë të rezultateve të studimit, të mos kesh partner të përhershëm kur hyn në moshën e 40-ave dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme në krahasim me ata të cilët kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë. Gjithashtu, duke qenë i vetëm në këtë moshë, pasi të martoheni rritet rreziku i vdekjes së parakohshme.

Shpjegimi është i thjeshtë: çiftet e martuara kanë një mënyrë jetese më të shëndetshme se beqarët. /Telegrafi/