Albert Prenkaj
Leximi i një krize rajonale, ndërveprimet në mes vendeve të kësaj pjese të Evropës, medoemos duhet të analizohet nga prizmi kompleks i relacioneve në arenën ndërkombëtare. Sipas Henry Kissingerit, dalja në pah e Kinës po shkakton sfidë strukturale të shekullit XXI. Paraqitja e multipolaritetit në botë pa mëdyshje po reflektohet edhe te ne.
A po ndodhë ndryshimi i konfigurimit të fuqive dhe a është paraqitur nevoja për modifikimin e modeleve konvencionale?
Cila janë strategjitë, gjeopolitikat dhe gjeoekonomitë divergjente?
Derisa Kina është e determinuar të shtrojë dominimin e saj fillimisht në Azi, historiani Wang Gungwu e ka përshkruar këtë rend si: “Parimi i superioritetit duke e nënvizuar traditën e gjatë të trajtimit të vendeve të huaja si të pabarabartë dhe inferiore karshi Kinës”.
“Në tërësinë e nënqiellit, Kina është qendra e pjesës së civilizuar”, është koncept tradicional i perceptimit nga këndvështrimi kinez. Bazuar në këtë koncept, Kina ka rritur apetitet e saja strategjike duke u zgjeruar në Detin Kinez, si dhe haptas ka shtuar trysninë mbi Tajvanin të cilin e konsideron si pjesë të saj, të cilin planifikon ta absorbojë me dialog pa hequr dorë nga mjetet e dhunës. Vizita e fundit në Kinë e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken – ku takoi Presidentin Xi Jinping – ishte përpjekje për të vendosur një normalizim eventual. Edhe përkundër mungesës së ndonjë rezultati, Blinken dhe Xi Jinping u dakorduan që të ketë komunikim në segmentin ushtarak.
Megjithatë, nuk u arrit ajo që në histori njihet si Detant (fr: Détente) në vitet 1969-1972, kur Presidenti i ShBA-së, Richard Nixon, vizitoi Kinën në vitin 1972 gjë që i dha fund izolimit njëzet e pesë vjetëve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës, e që rezultoi në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve më 1979. Megjithatë, vizita e Sekretarit Blinken në Kinë la mundësi komunikimi mes dy vendeve.
Në ndërkohë, një luftë e re në Lindjen e Afërt që shpërtheu me ndërhyrje të dhunshme terroriste të Hamasit në Gazë, përplasë jo vetëm Izraelin me Hamasin por, siç u pa, Irani ndërmori sulm ushtarak masiv mbi Izraelin dhe vazhdon të nxisë hutit në ndërmarrje ushtarake të Detin e Kuq. Është kjo një vatër e re që vazhdon të përplasë gjeopolitika divergjente: ShBA dhe NATO në njërën anë dhe Rusia, Kina dhe Irani në anën tjetër.
Në erën e kalibrimeve dhe pozicionimeve gjeopolitike, Rusia si fuqi rajonale me ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë po kërkon të mbetet hisedare në balancin e forcave drejt vendosjes së rendit të ri botërorë, nëse jo më shumë atëherë rreth belit të vet, pra në hapësirat ish-sovjetike, por edhe në ato gjeografi në të cilat ka identifikuar proksit e saj. Kur bëhet fjalë për Bririn Juglindor të Evropës, tekstet universitare të Moskës mbi gjeopolitikën potencojnë: “Nga këndvështrimi gjeopolitik është më e arsyeshme të përkrahet Serbia sepse kjo siguron prezencën (ruse) në Ballkan dhe rolin thelbësorë të Rusisë atje. Serbia e fortë vepron si kundërbalancë e influencës në rritje të Turqisë në Detin e Zi, në Bullgari dhe në Ballkan”.
Aktivitetet e Rusisë karshi Serbisë dhe minoritetit serb në shtetet fqinje, Mal i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, është pjesë e planit më të gjerë që ka për qëllim stagnimin e integrimit të shteteve të Gadishullit për integrim në strukturat euroatlantike. Si zgjidhje përfundimtare, bazuar në përvojat e saj me republikat dhe territoret në kuadër të Federatës ruse, zgjidhjet e planifikuara në këtë pjesë të Evropës janë të tipit etnonacional. Pra, revidimi i hartës politike ekzistuese, të shteteve të dala nga shkapërderdhja e dhunshme e RSFJ-së.
Me leximin gjeopolitikave inverze me atë euroatlantike, sipas një analize të Christian Schwarz-Schillingut, një politikë zyrtare e ShBA-së është kthyer tek etnonacionalizmi, frymë e cila po ngjallë zjarret në të gjitha taborët. Ajo që na lejon të analizojmë është se ShBA-ja, ashtu dhe BE-ja, kanë kaluar në këtë terren për të mos lejuar Rusinë të implementojë strategjinë e saj të revidimit të hartës politike mbi baza etnike. Në analizën e Christian Schwarz-Schillingut ngrihen dyshimet e lejimit të hegjemonisë së një politike etno-nacionale karshi këtij rajoni të Evropës, në mënyrë që të etablohen marrëdhënie të reja me ç’rast do të sakrifikoheshin shtetet si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.
Mendoj se me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë solide në këtë pjesë të Evropës, për ta pamundësuar strategjinë ruse, absorbimi i strategjisë në baza etnonacionale nën mbikëqyrjen euroatlantike nuk do të ndërhyhet në hartën politike të kësaj pjese të Evropës, por do të shtohen përpjekjet që në këtë kuadër të paketohen në mënyrë sa më solide kërkesat politike etnonacionale, me fokus të veçantë tek elementi serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe në Mal të Zi, e tash me ardhjen në pushtet të VMRO-së në koalicion me VLEN-in, edhe në Maqedoninë e Veriut. Kriza rajonale mund të shkaktohet me konfliktin në mes dy vendeve, pjesë të rajonit. Përpos Bosnjës dhe Hercegovinës ku lideri i entitetit serb atje, Milorad Dodik – si proksi i President Putin dhe i atij të Serbisë, Vuçiq – po kërcënon me shprishje të Bosnjës dhe Hercegovinës, mesazhet luftënxitëse në mes Presidentit të Serbisë Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës Kurti dinamizojnë përpjekjet diplomatike të kancelarive me ndikim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e brishtë. Involvimet etnonacionale pa dyshim mund të eskalojnë në një konflikt përmasash rajonale.
Këtij rajoni të Evropës i takojnë po ashtu vende të NATO-s dhe BE-së, si Greqia dhe Rumania, të cilat e kanë të vështirë të kuptojnë rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës që, sipas bindjes time, do të ishte kontribut tejet i rëndësishëm në qartësimin e pozicionit, ruajtjen e paqes së qëndrueshme dhe përshpejtimit të përmbylljes së një cikli të integrimit të rajonit në NATO dhe BE. Në këtë mes përpjekjet diplomatike të Shqipërisë për të krijuar kushte për një paqe të qëndrueshme në rajon, mund të lexohen në disa dimensione. Duke qenë anëtare jo permanente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përpjekjet janë për të luajtur rol konstruktiv sa herë që ngrehet tema e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, në nismat rajonale ku merr pjesë edhe Shqipëria së bashku me Kosovën dhe Serbinë, roli i Shqipërisë është në frymë bashkëpunimi, duke ruajtur një balance të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Mu ashtu siç bëjnë Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, e kohë pas kohe dhe Greqia, gjë që nuk mund të thuhet gjithëhrë për Rumaninë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë. Përpjekjet e Shqipërisë për të qenë koherente me politikat e kancelarive të rëndësishme, me BE dhe me NATO, kundrohen si konstruktive dhe janë në përpjesëtim të zhdrejtë me perceptimet e politikave nacionaliste që po vlojnë në Rajon, por edhe në Evropën e pas zgjedhjeve të qershorit 2024.
Në ndërkohë, për të treguar vullnetin e mirë për ruajtjen e paqes së qëndrueshme dhe për të dhënë shtytje procesit të integrimit në BE, vendet u grupuan nën ombrellën “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” – Austria, Kroacia, Çekia, Greqia, Italia, Sllovenia e Sllovakia – të cilat në 14-pikëshin e tyre marrin përgjegjësinë për të bashkëpunuar në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Kjo nismë disi ra nën hije të nismave të tjera dhe ngjarjeve në terren, tërheqjeve të litari nga palët negociuese Kosovë-Serbi. Kohë më parë, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Det Layen, nxori një plan zhvillimor prej gjashtë miliardë euro të dedikuar për projekte për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimorë.
Ky është një plan i tipit të Planit Marshall që u ofrua nga ShBA-ja për Evropën liberale, pas Luftës së Dytë Botërore. Një skenar që rrezikon sigurinë dhe paqen e qëndrueshme pa dyshim kërkon xixa stralli nga të palët, lider që për të qëndruar në pushtet dalin me ide e veprime nxitëse për eskalim, me një memecëri dhe inskenime rastesh ndaj de-eskalimit në emër të të drejtave të njeriut në njërën anë dhe në anën tjetër në emër të drejtësisë, rendit dhe ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova