Larg termave krahinash!
Kosova ka qenë dhe është një krahinë shqiptare e ndarë padrejtësisht me vendimet e fuqive të mëdha. Shqiptarët janë një tërësi dhe si të tillë ata duhen trajtuar pavarësisht se në mes tyre janë vënë kufij nga të tjerët, sepse ne nuk ja kemi vënë vetes. Përderisa ne nuk ja kemi venë kufijtë vetes, atëherë ne nuk kemi pse dhe të krijojmë "shqiptarë" të Shqipërisë, të Kosovës, të Arbërisë (Maqedonisë), Çamërisë, Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), Malësisë (Malit të Zi)…
Sinqerisht është shumë e vështire të thërrasësh një shqiptar "maqedonas", "kosovar", "çam", "malazez". Më e drejta do të ishte që pavarësisht kufijve të sotëm ne të paraqitemi si shqiptarë, kurse kur të flitet për vendlindjen ose vendbanimin të thuhet se jam nga ky apo ai qytet. Një shkodran kudo që të jetë ai thotë se jam shkodran, një tetovar, apo një prishtinas, një preshevar, apo një ulqinak, mirëpo më shumë për injorancë shtohet "krenaria" e prejardhjes krahinore që nuk është gjë tjetër veçse një atavizëm i mentalitetit feudal.
Një shqiptar i Kosovës nuk bën kurrë të thotë se jam "kosovar", por thjesht jam shqiptar. Jemi të gjithë shqiptarë pavarësisht se kemi lindur në Ulqin, Tivar, Plavë e Guci, Pejë e Gjakovë, Mitrovicë e Preshevë, Bujanoc e Tetovë, Shkup e Kërçovë, Manastir e Gumenicë, Shkodër e Himarë. Nëse të tjerët na kanë ndarë, të paktën ne të mos e ndajmë veten se është me të vërtetë tragjikomike.
Shpesh lexojmë në shtyp, në forume e kudo përdorimin e termave antikombëtarë si "kosovar", "çam", "maqedonas", ”malazez”. Apo, ajo që është më antikombëtarja: "shteti amë"!
Kush është shteti "amë"? Shqipëria e sotme xhuxhmaxhuxhe? Gabimi më i madh i bërë ndonjëherë është identifikimi i shtetit të sotëm ekzistues me përkëdheljen e "amës"! Çfarë ame është ai shtet? Ama është gjithë tërësia etnike e kurrsesi ai copë shteti i ngujuar në Vermosh e Konispol që nuk po arrin dot të ecë në këmbët e veta, e as s’ka për te ecur ndonjëherë pa u realizuar shteti kombëtar. Të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjitha hapësirat mbarëshqiptare, si dhe analistët, gazetarët dhe shkrimtarët, duhet të paktën që brenda shkrimeve të tyre të mos përdorin kurrë ato terma krahinash sepse jemi lodhur e neveritur me to. Ka vetëm një mënyrë paraqitje: jam shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama