Flirti nuk është gjithmonë edhe aq i padëmshëm, siç ndoshta duket. Shpesh loja me zjarrin përfundon me tradhti, ndërkaq pasojat mund të jenë shumë të pakëndshme. Në vazhdim po i përshkruajmë disa fakte të cilat disa refuzojnë t’i pranojnë.
Kush një herë tradhton, do të tradhtojë sërish!
Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar.
Flirti kryesisht zgjat
Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 për qind e femrave dhe 15 për qind e meshkujve kanë deklaruar që vetëm për një natë kanë tradhtuar. Pothuajse 60 për qind kanë pranuar që afera u ka zgjatur më shumë se një muaj, ndërsa të tjerëve më shumë se një vit.
Tradhtia vazhdon…
Përveç kësaj, ata që kanë tradhtuar një herë, do të tradhtojnë sërish! 49 për qind e meshkujve tradhtarë dhe 55 për qind e femrave tradhtare kanë tradhtuar vetëm një herë. 12 për qind e meshkujve deri në dy herë, ndërsa 22 për qind e tyre më shumë se tri herë. Femrat nuk mbeten shumë prapa meshkujve: 20 për qind i kanë tradhtuar bashkëshortët dy herë, 10 për qind tri herë, ndërsa 15 për qind më shumë se tri herë.
E, shkaktarët për tradhti janë…
1. Sipas specialistëve, pika e dobët e meshkujve është pikërisht krevati dhe kjo vihet re nga përqindja e lartë e meshkujve (71%) që tradhtojnë, sepse partneret nuk i kënaqin në shtrat. Përqindja e femrave që tradhton për të njëjtin motiv është më e ulët, 29%.
2. Një shkak tjetër është ritakimi me një ish të dashur. Të shohësh te sytë e tjetrit pasionin e rinisë është burim tradhtie për 32% të femrave dhe për 21% të meshkujve. Rreziku është më i madh për të tradhtuar kur një histori ka përfunduar para pesë vjetësh, sesa kur të dy kanë kaluar një moment të fortë pasioni.
3. Dihet që mundësitë më të mira për të tradhtuar të jepen kur je në udhëtim pune. Pak nga mërzitja dhe pak nga qejfi duket sikur udhëtimi i punës është kthyer në kthinë pasioni për 36% të meshkujve dhe 13% të femrave, pavarësisht ndjenjës së dashurisë që kanë për partnerin.
4. Shpeshherë tradhtohet edhe për t’u hakmarrë ndaj një gabimi të shokut ose partnerit. Edhe një zënkë e vogël mund të jetë mundësi e mirë për t’u ngushëlluar në krahët mikpritës të dikujt tjetër.
Zemra nuk komandohet
Në fund janë ata që tradhtojnë, sepse të tillë e kanë natyrën, ose më saktë e kanë në gjak. Në qoftë se të dy partnerët tradhtojnë sistematikisht, nuk ka ndonjë problem, sepse në fund të fundit kompensojnë njëri-tjetrin. Por kur njëri shkon lule më lule siç bën bleta në pranverë dhe tjetri është besnik, atëherë tradhtari duhet të lutet ditë e natë që partneri/ja të mos e marrë vesh kurrë… Nuk është aspak e hijshme të kapesh “presh në dorë”! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?