Kush duhet të komandojë?
Demokracia është sistem i bazuar në ligje. Demokracia është sistemi ku “të gjithë” (pa dallim aftësie logjikuese, vendimmarrëse e përzgjedhëse) votojnë. Demokracia- pushteti i popullit fjalë për fjalë! E ndërsa tek ne, demokracia është e bazuar në ryshfete, në miqësi, në nepotizëm, në vjedhje. Demokracia nga politikanët tek ne shfrytëzohet për sa më shumë pushtet dhe dallavere pa u lagur hiç.
Për të bërë një shaka më të hijshme unë do thosha se: “Demokracia është një kopsht i lulëzuar ku kullosin gomarët”! Demokracia nuk është diçka e re, por e ka origjinën e vet në Greqinë e vjetër.
“Kush duhet të komandojë? Populli apo ata pak që janë më të mirët? Punëtorët (e mirë) apo kapitalistët (të këqijtë)? Mazhoranca apo minoranca, e majta apo e djathta?”. Janë pyetje që janë bërë pa ndërprerje që nga Platoni deri te Marksi. Grekët e futën termin “demokraci” për të parë se cila formë qeverisje ishte më e mirë apo më e keqe.
Format e menduara ishin:
Monarkia – qeveria e një njeriu të mirë që degjeneron në “tirani” – qeveri e një despoti.
Aristokracia – qeveria e disa njerëzve të mirë që degjeneron në “oligarki” – qeveri e disa njerëzve pak të këshillueshëm.
Demokracia- qeveria e popullit, e shumicës. Kjo është një formë e vetme qeverisje, dhe është e keqe (sepse nuk ka më mirë), sepse sipas parimit të Platonit “Aty ku ka shumë ka dhe shumë të këqij”’.
Kush duhet të komandojë? Kush duhet të ushtrojë pushtetin? Është si ato format e papërcaktuara 0/0. Sipas Platonit: “duhet të komandojë më i miri” (Përgjigje e ndershme). Sipas Marksit e Leninit “Duhet të qeverisin proletarët”. Sipas Hitlerit “Unë”.
Demokracia është – “dy ujqër dhe një dele që votojnë se çdo hanë për drekë”.
Këto pyetje janë pseudo-probleme sepse çojnë në zgjidhje qesharake dhe imorale, sepse konsiderojnë kundërshtarët politikë si shtazë apo tepër të këqij (dhe partinë përkatëse si të mirë). Kjo situatë prodhon gjithmonë urrejtje dhe smirë si dhe përqendrimin e pushtetit tek mbajtësit aktualë në vend që të punojë për minimizimin e pushtetit politik.
(Autori është publicist dhe redaktor në NacionalAlbania)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama