LAJMI I FUNDIT:

Kush do të thoshte që gruaja do të turpërohej të zhvishej para burrit

Kush do të thoshte që gruaja do të turpërohej të zhvishej para burrit

Së paku një në mesin e gjashtë femrave nuk e lejon burrin që ta shohë lakuriq, madje 40 për qind e të anketuarave thotë që fshehja e trupit dëmton bashkëshortësinë.

Shkencëtarët në një hulumtim kanë përfshirë 1.902 femra nga e tërë Britania e Madhe, ndërkaq ato të cilat janë të martuara i kanë pyetur se kur për herë të fundit e kanë lejuar bashkëshortin ta shohë lakuriq. 16 për qind e femrave kanë thënë se si bashkëshortin e tyre nuk e kanë lejuar ta shohin lakuriq plot 12 muaj.

Si arsye për këtë, gjysma e femrave të anketuara kanë theksuar pasigurinë dhe ndjenjën jo të mirë kur është fjala për dukjen lakuriq të trupit të tyre, ndërkaq pjesa tjetër thekson uljen e dëshirës për të bërë seks.

Rreth 40 për qind e femrave thonë se si në masë të dukshme ka ndikuar në lidhjen e tyre me partnerin, ndërkaq 36 për qind thonë se si fshehja e lakuriqësisë ka shkaktuar grindje me partnerin.


Femrat do të duhej të dinin që madje edhe nëse nuk janë plotësisht të kënaqura me trupin e tyre, janë goxha të mëdha shanset që partneri i tyre fare të mos i vërejë të metat, ndërkaq asnjë lidhje nuk duhet të vuajë për shkak të mungesës së vetëbesimit. /Telegrafi/