Të gjitha subjektet politike në Kosovë kanë përafërsisht të njëjtën skemë të organizimit struktural, duke filluar nga Aktivi, Nëndega, Dega, Këshilli dhe Kryesia (përjashto Lëvizjen Vetëvendosje, sepse ajo fillon me Pikën, Këshillin, Qendrën dhe Kryesinë). Ndonëse e përgjithshmja e të gjitha subjekteve është e përafërt, problemi qëndron tek ndikimi i këtyre strukturave në subjektet përkatëse politike: është e sigurt se shumë nga këto subjekte kanë harruar kur e kanë mbledhur këshillin e tyre – të Përgjithshëm, Kombëtar apo sido qoftë (LVV Këshillin e Përgjithshëm e fton së paku njëherë në tre muaj).
Situata politike e krijuar pas koalicionit PDK-LDK ka paraqitur një funksionim jodemokratik të këtyre subjekteve politike, pavarësisht asaj që fjalën demokraci e kanë në emrin e subjektit. Duke e njohur mënyrën se si duhet funksionojnë strukturat e partiake, konsideroj se disa subjekte politike – në veçanti LDK dhe PDK – strukturat partiake nëpër nëndegë apo degë i përdorin si vegël për ta arsyetuar një veprim të caktuar të kryetarit apo kryesisë qendrore, pavarësisht se sa i gabuar mund të jetë vendimi.
Kemi rastin konkret. LDK dhe PDK ftojnë këshillat tyre e vizitojnë degët vetëm pasi ta kenë bërë një veprim të caktuar politik. Dhe, më e keqja, të gjitha këto organe mblidhen sa për sy e faqe duke mos pasur peshë tek vendimet politike që i merr lideri apo një grup njerëzish në parti.
Kemi edhe një moment tjetër kur strukturat partiake nëpër degë vizitohen shpesh gjatë fushatave elektorale, kur nga strukturat kërkohet angazhim maksimal për të krijuar aktivitete për lidershipin e partisë. E, nga kjo mund të konstatojmë se lidershipi i nivelit qendror më shumë është i interesuar të krijojë struktura teknike nëpër degë, sesa struktura politike. Duke qenë kështu, të gjitha subjektet kanë vështirësi të sigurojnë emra për kandidatë për kryetar komune, si dhe emra për kandidatë për deputetë, pasi nuk investojnë për t’i krijuar figurat brenda strukturave të tyre.
Të gjitha këto vendime politike që merren pa konsultime me bazën, kam përshtypjen se janë vendime që tregojnë papërgjegjshmëri të liderëve ndaj strukturave të tyre. Prandaj, njerëzit të cilët nuk kanë interes nga subjekti politik – por thjeshte përqafojnë ideologjinë, programin etj. – shumë thjeshtë mund t’i grisin kartelat e anëtarësisë, të vendosin të shkojnë në një subjekt tjetër politik, apo të qëndrojnë apolitik kur ndihen të tradhtuar nga subjekti për të cilin kanë dhënë shumë. Duke pasë parasysh në këtë rast LDK-në që është subjekti më i vjetër politik që gjatë rrugës ka përballuar shumë situata, kjo është arsyeja pse njerëzit në këtë subjekt lëndohen më lehtë nga një papërgjegjshmëri e liderëve.
Praktiken e trajtimit të strukturave të shumë subjekteve politike në Kosovë mund ta përkufizoj me definicionin: “Të keqen e ndajmë bashkë, të mirën e kam për vete”! Kjo është mënyra se si trajtohen strukturat e partive politike. Shpeshherë anëtarët e këtyre strukturave janë të shtypura qoftë edhe për një mendim personal për një çështje të caktuar. Mirëpo, strukturat janë të nevojshme vetëm për të krijuar mur për liderët që të fshihen duke thënë se “nuk e doja unë, por e deshën strukturat”. Ky është keqpërdorim maksimal i strukturave partiake.
Kur jemi tek strukturat, nuk mund të mos e përmendim Isa Mustafën i cili është mjeshtër për t’i përdorur strukturat si vegël për t’i arsyetuar veprimet e gabuara të tij. Kemi dy raste specifike për këtë. Është momenti kur deshi të bëhej kryetar i LDK-së. Në atë kohë pati orkestruar një grusht njerëzish për të protestuar se kinse është i parapëlqyeri i strukturave për kryetar partie ashtu dhe në ditën e Kuvendit zgjedhor paraqiti kandidaturën duke thënë: nuk doja unë, por strukturat. Rasti i dytë është më i freskët: shfrytëzoi Këshillin e Përgjithshëm për ta tradhtuar në minutë të fundit grupin VLAN.
Prandaj, në rastin normal, strukturat duhet të konsiderohen shtylla të subjektit politik, po aq sa lideri i partisë. Edhe ato e kanë nivelin e përgjegjësisë në marrjen e vendimeve të caktuara, prandaj duhet të konsultohen paraprakisht e jo të përdoren si vegël.
Në Kosovë deri tash kemi vetëm një shembull të tillë ku struktura ka nivelin e përgjegjësisë për vendime të mëdha. Lëvizja Vetëvendosje cila konsulton strukturat dhe anëtarësinë për vendimet e mëdha. Përndryshe, demokracia mund të jetë shkruar e stërshkruar, e thënë e stërthënë, por vetëm kaq nuk mjafton.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?