Kur kriminelët bëhen ‘”intelektualë”!
Zyrtarisht, intelektual është kushdo që ka diplomë. S’ka rëndësi ku e ka gjetur dhe a ka dije. Puna e diplomës që të bënë intelektual më kujton atë episodin te "Magjistari i Ozit", ku ky i fundit i jep zgjidhje kërkesave të dordolecit për të fituar tru, me një letër diplome që e kthenin zyrtarisht këtë në ”intelektual me tru”. Normalisht, intelektual dihet që është dikush me njohuri të gjerë, edhe po s’pati bërë shkollë, edhe nëse s’bën punë prej intelektuali.
Mund të jetë autodidakt. Nëse ke një dyqan ku shet presh, por ndërkohë kërkon me këmbëngulje njohuri, qoftë nga librat e qoftë me burime të tjera informacioni, dhe je i aftë të shprehesh qartë e bindshëm në shumë fusha, s’je asgjë më pak se një intelektual. Intelektual është një njeri që sigurisht nga njëra anë ka përgatitje të lartë profesionale dhe kulturë qytetare, po nga ana tjetër vret mendjen vazhdimisht për të rritur dijet e tij dhe për të sjellë diçka të re dhe me vlera në shoqëri. Intelektuali ka sy kritik, zemër patriotike dhe kërkon të pasurojë trurin e tij me dije.
Intelektuali është njeri i rregullt – i rregullt edhe me ligjet. Nuk mund të jetë injorant ose kryemafioz. Truri i tij është i pasur, shpirti i tij është kërkues, mendja e tij shumë herë ikën nga kufijtë që vë shoqëria e një vendi. Gjuha që përdor është e pasur, e pastër nga fjalë të huaja dhe e kuptueshme – jo si gjuha që përdorin parlamentarët në Shqipëri e Kosovë. Ai vetë ndihmon në pasurimin e gjuhës mëmë. Intelektual quhet një njeri "i shkronjave", njeri që ka mbaruar një shkollë, njeri që ka dije dhe ka shkruar diçka me të cilën mund të jetë bërë i njohur.
Intelektual quhet ai person që ka një intelekt të zhvilluar shumë të saktë dhe të mprehtë në profesionin e tij. Zgjuarsia, dijet, horizonti dhe kultura të gërshetuara së bashku japin personin intelektual. Një intelektual i plotë është pikërisht ai që idetë e tija janë të veçanta nga shumica e masës.
Dhe, Shqipërisë Etnike, intelektualët e mirëfilltë nuk i mungojnë. Përkundrazi! Mos të ngatërrojmë kushtet në të cilat jetojnë këta intelektualë të Shqipërisë Etnike. Ata nuk kanë ku t’i lëvrojnë idetë e tyre në atë shoqëri ku mbizotëron korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, injoranca etj. Në atë shoqëri që kudo vihet i paafti, intelektuali i vërtetë del në asistencë, sepse nuk është i asaj rryme politike që është në pushtet.
Shqipëria Etnike nuk vuan për intelektualë, por për një politikë të drejtë. Problemi tek ne është që politika e mbrapshtë dhe kriminale, injorantët i ka bërë të sillen si ”intelektualë”. Ata po i marrin dhe po i bëjnë gazetarë disa fëmijë shkolle sa për t’u dhënë një copë rrogë të ulët, dhe atyre u duket vetja intelektualë e që kanë të drejtë të bëjnë analiza të thella. Ky problem ka nisur që nga koha e komunizmit, por që nga paslufta është bërë shumë i theksuar. Kap karrocierë e bëji shefa. Kap shitës preshi e bëji gazetarë. Kap kriminelë e bëji politikanë. Këta duhej të shisnin presh apo të ishin në burg, por çfarë të bësh…
Ata sot po fluturojnë…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama