Është shuar diçka brenda nesh, diçka që e patëm, e që e deshëm aq shumë.
Lec, kishe mbetur vetëm në njërën nga tavolinat e kafenesë “Rizoss” të Shtutgartit, në shtatorin e vitit 1995, aty ku mblidheshim për t’u nisur udhëve të pafundme të Evropës me koncertet tona.
Të gjetëm me dy shishe birrë “Bavaria” mbi tavolinë, sikur prisje mikun tënd më të mirë, të kuvendoje me të, të çmalleshe me të. Por, qe do, Cima nuk pinte, as Mahmut Ferati, as edhe unë nuk pimë gjë tjetër pas një loje futbolli, përveç ujit.
Na urdhërove si gjithmonë, kësaj radhe duke na pyetur për televizorin e Rizossit, se çfarë firme ishte?! “Lere firmën, mjafton se është me ngjyra”, thamë të tre si një zë, derisa ti pëshpëritje “bota ka shpikur ngjyrat, por mendjet e të shumtëve ende funksionojnë bardhezi”.
“Shtutgarti ka televizorë më të mirë se ky, nesër do ta blej, por sonte të gjithë kanë shkuar të flenë, ngrihu”, të tha Cima, “nesër e kemi koncertin larg, e ne duhet të jemi të çlodhur para publikut”.
“Pa më treguar Rizossi, pse unë e kam ende televizorin pa ngjyra, nuk ngrihem nga kjo karrige”, the, me këmbëngulje?!
E di, e bardha dhe e zeza rëndonte fort shpirtin tënd.
Cimës nuk i bënin këmbët të ikte pa ty, por edhe tek ti fjala e mikut tënd më të mirë përfillej pa mëdyshje. “Nëse vdes në vitet e errëta të Kosovës, qamëni dhe shterruni duke qarë; nëse vdes në ylberin e ngjyrave të Kosovës, atëherë nuk dua lot”, ishte fjala jote e fundit e asaj nate në Shtutgart.
Të nesërmen koncerti i madh i Hamburgut. Salla e tejmbushur me bashkatdhetarë të dëbuar dhunshëm, të mërguar përkohësisht, a përjetësisht, nuk dinim atëherë! Ne këngëtarët ngjiteshim në skenë një nga një, nën duartrokitjet dhe lotët e bashkatdhetarëve plot përmallje. Unë duhet të këndoja herë para teje, herë pas teje, se kjo varej nga ti. Ti e dije më mirë se të gjithë se si duhej të mbyllej koncerti.
Magjia jote miku im, ngrinte lotin në buzë të çdo kujt që përvëlohej nga këngët tona. Fytyrat u merrnin më shumë dritë, sytë më shumë shkëlqim, zemrat më shumë dashuri.
Magjia jote miku im, elektrizonte edhe ajrin e hapësirës së sallës.
Ti fluturoje në qiellin e kaltër brenda nesh. Ti na i mbushje minutat me aq buzëqeshje, sa na bëje ta ndjejmë jetën e të luftojmë për të. Ti, me artin tënd, na e shfaqje të pazakonshmen përballë të zakonshmes bardhezi, përballë errësirës që pllakoste dheun tënd të cilin e deshe mbi gjithçka. Me ty, të gjithë ne krijonim fantazinë e një jete plot buzëqeshje.
Misioni yt ishte dashuria, lumturia, paqja për të gjithë.
Më fal për këto dy pika lot, o miku im Artist.
Paqe për shpirtin tënd.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?