Kthimi i sigurisë në Veri, duke vepruar fuqimisht në Jug
Sot, në opinionin publik kosovar, është krijuar përshtypja e gabuar se siguria e Veriut është tërësisht në duart e të huajve dhe se Prishtina i ka duart plotësisht të lidhura. Në fakt, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, pasi edhe nga qeveria e Kosovës ngelet shumë për të bërë. Së pari është i domosdoshëm ndryshimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe administratës, të cilët kanë lidhje drejtpërdrejt me sektorë që kanë ndikim në çështjet nevralgjike të Kosovës, siç janë siguria apo drejtësia. Në këto momente decizive duhen shmangur nga postet drejtuese individë, të cilët janë lehtësisht të shantazhueshëm e për rrjedhojë të instrumentalizueshëm nga të huajt. Këta duhen zëvendësuar me individë për të cilën është e sigurt që janë të papërlyer dhe janë tërësisht besnikë vetëm dhe vetëm ndaj interesave të Republikës së Kosovës.
E si mund të ketë gojë një zyrtar që potencialisht është nën hetime nga EULEX-i që të ushtrojë presion ndaj EULEX-it që të tregohet më aktiv në Veri? Për të mos folur pastaj që abuzimet e qeveritarëve shpesh janë bërë haptazi dhe provat për to mund të jetë në dorë të shumë aktorëve që mund t’i përdorin për të shantazhuar këta zyrtarë për qëllime politike. E ardhmja e Kosovës nuk mund të lejohet më që të kërcënohet nga individë që janë të kushtëzuar e s’bëjnë dot denjësisht detyrën e tyre, sepse ngelen peng të shkeljeve që kanë bërë në të kaluarën.
Së dyti, qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprime të rrepta kundër motivit ekonomik që ushqen status quo-në e Veriut, kontrabandës. Një pjesë e mirë e rrjeteve mafioze ndëretnike të lidhura ngushtë me politikën kosovare janë të interesuara që Veriu të ngelet jashtë ligjit për hir të fitimeve të majme që nxjerrin prej kontrabandës. Edhe pa qenë të pranishme në Veri, autoritetet e Kosovës mund ta ndërpresin kontrabandimin e më shumë se një së tretës të importeve që hyjnë në vend. Fitimet e larta të rrjeteve kriminale s’vijnë nga shitja e mallrave te veriorët, por nga kalimi i mallrave të kontrabanduara në Jug ku edhe ndodhet shumica e fuqisë blerëse. Prandaj mjafton që autoritetet të tregohen shumë më të rreptë e të vëmendshme në Jug për të ndalur “karburantin” që ushqen paligjshmërinë në Veri.
Përpos kësaj, politikat fiskale qendrore mund të vinin në ndihmë në këtë situatë. Trafikantët nuk do kishin më interes për vazhduar kontrabandën duke mbajtur situatën politike siç është, nëse qeveria do të ulte në maksimum tarifat doganore (duke kompensuar të ardhurat e munguara me rritjen e TVSH-së, tatimfitimit dhe taksave indirekte). Mosangazhimi serioz i qeverisë kundër kontrabandës në tërë Kosovën tregon se integriteti territorial i Kosovës është duke u rrezikuar mes të tjerash edhe prej vetë elitës politike kosovare që ka një interes ekonomik meskin te turbullimi i Veriut.
Një tjetër hap që ngelet për t’u ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë është hetimi i paramilitarëve dhe forcave të MUP-it që janë në veprim në pjesën e Veriut për të zbuluar se çfarë kanë bërë ata gjatë luftës së Kroacisë, Bosnjës apo Kosovës. Duke bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës, si dhe me institucione qeveritare të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë, do të qe e dobishme që të identifikoheshin ata individë që kanë duart të përlyer me gjenocidet e Ballkanit, të bëheshin publike faktet kundër tyre dhe të bëhej presion ndaj ndërkombëtarëve për arrestimin e tyre. Nëse vërtetohet lidhja mes shumë prej paramilitarëve të Veriut dhe krimeve të luftës, atëherë EULEX-i dhe KFOR-i do të viheshin para një presioni domethënës të opinionit publik ndërkombëtar.
Gjithashtu prokuroria kosovare dhe policia nuk duhet të vazhdojë të rrijë duarkryq ndaj kësaj situate, por të paktën të merret me gjetjen e gjurmëve, mbledhjen e provave dhe përgatitjen e dosjeve të aktakuzës ndaj shtetasve të Veriut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Jug, që zhvillojnë veprimtari kriminale dhe antishtetërore. Në kushtet kur nuk mund të ushtrojë autoritetin e saj në Veri, shërbimi kosovar i policisë duhet që së paku të regjistrojë e dokumentojë veprimtaritë kriminale që janë duke u kryer atje dhe të arrestojë këta keqbërës sapo t’iu jepet mundësia, nëse këta lëvizin në pjesë të tjera të Kosovës.
Ndaj kriminelëve dhe paramilitarëve të dyshuar për krime lufte duhen përgatitur gjithashtu mandate arresti ndërkombëtare në mënyrë që këta individë të mos ta kenë të lehtë të udhëtojnë nëpër botë. Është e papranueshme që ekzistojnë mandate ndërkombëtare arresti për zyrtarë të lartë kosovarë si Agim Çeku, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk përgatit asnjë për kriminelët e luftës që vërtiten në Veri. Tanimë ka ardhur koha që të bëhet e qartë që Prishtina së paku formalisht dhe simbolikisht nuk e toleron më paligjshmërinë në Veri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës