Kostoja e lartë e pabesisë shqiptare
Besa ka qenë një ndër traditat shqiptare më të vyera për të cilat jo vetëm krenoheshim me veten, por edhe vlerësoheshim nga fqinjët. Në fakt pikërisht kësaj vlere i është dedikuar një ndër librat më të suksesshëm të Francis Fukuyama i cili njihet nga lexuesi shqiptar kryesisht nëpërmjet përkthimit të librit të tij Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit. Në librin e titulluar Besimi: Virtytet Sociale dhe Krijimi i Prosperitetit (Trust: The Social Virtues and The Creation of Prosperity) Fukuyama vë në dukje se përveç faktorëve klasikë të njohura si premisa për zhvillimin ekonomik, sikurse janë tregu i lirë, konkurrenca apo qeverisja e vogël, një rol i rëndësishëm luhet edhe nga kultura. Në këtë libër autori i ndan shoqëritë në dy kategori, vende që kanë shoqëri me besim të lartë duke përmendur si të tilla SHBA-në dhe Gjermaninë dhe vende me shoqëri me besim të ulët si Kina e Italia.
Ky libër më erdhi në mendje pas një bisede me një mikun tim që punon për Philip Morris i cili më tregoi se Shqipëria është çuditërisht i vetmi vend ku një produkt kontrabandë është më i shtrenjtë sesa një produkt legal. E kishte fjalën për paketat e cigareve që shiten në Shqipëri të cilat janë goxha më të shtrenjta nëse janë pa pullë, domethënë të futura ilegalisht duke mbajtur ende të shkruajturat në gjuhën greke apo italiane. Normalisht malli kontrabandë duhet të shitet më lirë përderisa futet në vend pa paguar akcizën. Megjithatë janë më të shtrenjta vetëm e vetëm sepse janë të jashtme ndërkohë ato që janë me pullën fiskale e me të tekstin të shkruajtur në shqip konsiderohen fallco ose të dorës së dytë ndërkohë që bëhet fjalë për të njëjtin mall të sjellë në Shqipëri në mënyrë të organizuar dhe kontrolluar nga e njëjta kompani. Kjo situatë lë të kuptohet për një situatë ekstreme të mungesës së besimit ndaj asaj që është shqiptare dhe që nuk ka të bëjë vetëm me kompleksin e theksuar të inferioritetit ndaj të huajve që kemi kultivuar masivisht këtyre dy dekadave të fundit por edhe me mungesën e skajshme të besimit ndaj njëri tjetrit.
Njerëzit kryesisht shkojnë në restorante, hotele apo kafene të rekomanduara nga të afërmit e tyre sepse kanë frikë se mos “ua dredhin” me çmimet dhe cilësinë e shërbimit. Qytetarët detyrohen të bëhen miq ose ndërtojnë marrëdhënie personale me ustallarët e ndryshëm sepse vetëm kjo marrëdhënie është garanci për cilësinë e punës së tyre. Përndryshe mbizotëron mosbesimi lidhur jo vetëm me tarifën dhe cilësinë por edhe për ndonjë sabotim të mundshëm e dashakeq të zanatçiut të panjohur. Situata të tilla të ngjashme mosbesimi mund të gjenden pa problem edhe në shumë fusha e situata të tjera kudo nëpër Shqipëri dhe menjëherë të lënë të mendohet se përshkrimi që i bën Fukuyama kësaj kategorie shoqërie është shumë i goditur.
Sipas Fukuyamës shoqëritë që karakterizohen nga prania e një niveli të lartë besimi janë ta afta që të formojnë organizata vullnetare dhe meritokratike që kanë qëllime të gjera dhe janë efikase. Këto organizata,qofshin fitimprurëse ose jo-fitimprurëse krijojnë një rrjet të dendur dhe efikas social i cili është shumë i dobishëm për biznesin, tregtinë, komunikimin dhe zhvillimin e shoqërisë. Me besim nënkuptohet pritshmëria që kanë njerëzit se të tjerët do të sillen në mënyrë të rregullt, të ndershme, bashkëpunuese duke u mbështetur tek norma të përbashkëta. Falë besimit mundësohet edhe rritja e kapitalit social që ka të bëjë me aftësinë e njerëzve për të punuar së bashku për qëllime të përbashkëta në kushtet kur në komunitet janë në nivel të lartë vyrtyte si ndershmëria, mirëbesimi e besnikëria. Në shoqëritë me besim të lartë besimi shtrihet përtej familjes dhe kompanitë ndërtohen duke vendosur në pozicione njërëz që sjanë të familjes duke mundësuar punën në skuadër të individëve që i përkasin kulturave apo tipareve të ndryshme. Falë nivelit të lartë të besimit njerëzit janë më sipërmarrës sepse perceptojnë një risk të kufizuar, e kanë më të lehtë të komunikojnë duke patur më pak kosto transaksioni dhe ajo që është më e rëndësishme është kultivohet institucionalizmi dhe respekti për ligjin.
Nga ana tjetër, shoqëritë me nivel të ulët besimi mbështeten tek familja, fisi e klani për të ndërtuar rrjete apo veprimtari ekonomike, sociale dhe politike. Kuptohet që këto organizata fitimprurëse ose jofitimprurëse e kanë efikasitetin të kufizuar përderisa farefisi që e përbën gjithsesi e ka të kufizuar numrin e individëve që kanë kapacitete apo talent menaxherial, shkencor apo kreativ. Pra duke i mbajtur burimet njerëzore të kushtëzuara dhe kufizuara nga fisi, klani apo krahina, shterimi i këtyre kapaciteteve ëhstë i pashmangshëm. Kështu që kësi lloj organizatash e kanë të pamundur që të zgjerohen e përmirësohen përtej një caku.
Në shoqëritë me nivel të ulët besimi njerëzit e kanë të vështirë që t’iu besojnë njerëzve jashtë familjes dhe klanit dhe zakonisht krijojnë biznese vetëm familjare. Ky është rasti tipik i Shqipërisë ku ekonomia karakterizohet nga biznesi familjar edhe kur bëhet për kompanitë më të mëdha në vend. Një tjetër element tipik që vihet re në vendin tonë është se kompanitë ortake ose aksionere janë shumë jetëshkurtra si pasojë e thyerjes së besimit ndërmjet partnerëve të sipërmarrjes. Elementi i besimit lidhet edhe me marrëdhënien që kanë shoqëritë me shtetin. Shoqëritë që kanë nivel të lartë besimi dhe shumë organizata vullnetare janë të afta të krijojnë vetë kompani të mëdha pa patur nevojë për ndërhyrjen e shtetit. Të tilla kompani shqiptare mungojnë tërësisht në ekonominë tonë ku të vetmet kompani të mëdha të tilla janë të huaja. Shoqëritë që kanë lidhje të forta familjare e kanë të vështirë të krijojnë korporata të mëdha profesionale dhe për rrjedhoja i hedhin sytë tek shteti për të kryer këtë funksion ekonomik të rëndësishëm dhe për rrjedhojë nuk është i rastësisht etatizmi i theksuar i shqiptarëve. Njerëzit e transferojnë gjithë shpresën dhe nevojat tek shteti dhe ëndërrojnë një shtet të fortë dhe karriera si zyrtarë të lartë qeveritare ndërkohë që i vihet shumë rëndësi pazareve, korrupsionit dhe ndikimit nëpërmjet nepotizmit e jo ligjit.
Sipas Fukuyamës besimi dhe virtyte të tjera kulturore ndërtohen shumë ngadalë e vështirë por mund të shkatërrohen lehtë sidomos si pasojë e ndërhyrjes së shtetit duke nxjerrë në pah dëmin që i ka shkaktuar besimit dhe kapitalit social francez revolucioni dhe diktatura e Bonopartit. Menjëherë këtu mund të bëhet një paralelizëm me Shqipërinë ku besimi dhe kapitali social janë shkatërruar si pasojë e pushtetit qendror të centralizuar në mënyrë të pakrahasueshme gjatë komunizmit. Siç ndodh me çdo fenomen njerëzor, një element i vetmuar si besimi nuk është i mjaftueshëm për të shpjeguar në mënyrë deterministe zhvillimet apo prognozat. Megjithatë ka shumë arsye për të besuar se besimi është me të vërtetë një faktor me peshë të madhe për një shoqëri jo vetëm për të mundësuar një ekonomi më efikase por edhe për të mundësuar ndërtimin e institucioneve shtetërore cilësore, partive efikase politike dhe një respekt më të madh për ligjin. Për rrjedhojë meremetimi i indit social shqiptar të dëmtuar, ripërtërimi i kapitalit social duke rritur nivelin e ndërveprimit të ndershëm dhe solidaritetit ndërmjet qytetarëve si dhe restaurimi i institucionit të besës shndërrohen si prioritete për të siguruar një të ardhme më të ndritur por shoqërinë tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë