Ditë më parë me rastin e kremtimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkronja “E” në obeliskun “Newborn” u ngjyros me të zezë. Organizatorët e kësaj ngjyrosje me mesazh jo vetëm politik, shpjeguan se E-ja e zezë shpreh: Eksodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in….etj. Ishte kjo edhe një qasje, edhe një perceptim, bile edhe vlerësim mbase nga më të vonshmet, nga të shumtat e të ndryshmet që kishte dhe ka Kosova tash sa kohë ndaj dhe rreth Evropës.
Filozofi francez, Edgar Morin, në librin e tij ‘Evropa në mendje’ thotë se “është e vështirë ta rrokësh Evropën nga brenda Evropës” për të konstatuar më pas se “Evropa është një kompleks, thelbi i të cilit është bashkimi i papërzier i larmive më të mëdha dhe ortakëzimi i të kundërtave në mënyrë të pandashme”.
Perceptimi i shqiptarëve për Evropën ka edhe historinë e vetë, qasjen edhe ‘nga brenda’, duke e konsideruar ata veten evropian, edhe atë ‘nga jashtë’, duke qenë të larguar nga ajo, herë duke e parë e vlerësuar Evropën si një tërësi (‘Uh Evropë ti kurva e motit’ apo ‘Dielli lind ku perëndon’) e herë duke e perceptuar dhe vlerësuar atë copa-copa, parcialisht, varësisht për cilën pjesë të saj bëhej fjalë. Thjesht. ky perceptim, por edhe marrëdhënia e Kosovës me Evropën, ka histori gjithsesi komplekse dhe po ashtu të gjatë, intensiteti i të cilës në ditët tona veç se është shtuar dhe kompleksiteti nuk është thjeshtësuar. Evropa po ndryshon, por as shqiptarët nuk po mbeten të njëjtë në raport me te.
Evropa e Kosovës (post) komuniste
Për dallim prej krejt Evropës Lindore, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, qasja perceptimi dhe vlerësimi i Kosovës për Evropën, pas përmbysjes së komunizmit, ishte krejt i ndryshëm dhe me karakteristika krejt unike, që nuk i gjejmë askund gjetiu. Ky është fenomen shoqëror krejt i pastudiuar ndër ne. Shtetet, përkatësisht kombet e Evropës lindore, për shumë vite, nën komunizëm, kishin ngjizur edhe përpunuar një opozitë antikomuniste më së shumti ndër rrethe intelektuale, si ai ta zëmë i tipit të Vacllav Havellit me shumë kolegë artistë e intelektual në Çekosllovaki.
Kur erërat liberal demokratike frynë, sikundër dihet së pari ndikuan në Poloni, ato u pranuan me lehtësi e pa hamendësime u forcuan, u përpunuan dhe u pranuan shpejtë, sepse polakët dhe pothuajse të gjithë evrolindorët ishin të informuar dhe të përgatitur konceptualisht për tregun e lirë, për sistemin pluralist, për pronën private, lirinë e mendimit, të drejtat e njeriut e të tjera të ngjashme, ashtu sikundër ishin me disponim kundër pronës shtetërore, sistemit njëpartiak, ndalimit të shprehjes së lirë të mendimit, diskriminimit të të drejtave njerëzore e të tjera të ngjashme.
Por, në Kosovë nuk ishte kështu, në Kosovë ishte ndryshe. Këtu kishte ndodhur diçka tjetër. Në të vërtetë komunizmi u përmbys edhe në Jugosllavi, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova, por në Kosovë, për kohë të gjatë, në vend se të ngjizej anitikomunizmi dhe liberal demokracia, si tek evrolindorët, nën ndikimin e Tiranës zyrtare komuniste këto vlera nuk do të kuptohen drejtë, nuk do të përqafohen nga shumë organizata ilegale e veprimtarë ilegal në Kosovë të cilët qysh herret kishin konceptuar dhe atë me të drejtë ide antijugosllave dhe ide për pavarësimin e Kosovës. Në të vërtetë kështu do të jetë për shumë vite, për decenie të tëra, apo thënë më saktë për aq kohë sa Tirana zyrtare komuniste, që nga përfundimi i LDB kishte ndikim për ti dhënë ambalazhe politike me ngjyrim të kuq kërkesave të vjetra të shqiptarëve të Kosovës për tu pavarësuar nga Serbia, përkatësisht Jugosllavia.
Si askund në Evropë, as edhe në Botë, në Kosovë për kohë të gjatë ishin në pushtet komunistët jugosllavë, pjesë e të cilëve ishin edhe komunistët shqiptarë të Kosovës, dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë, por në ilegalitet dhe kundër këtij komunizmi nuk ishin antikomunistët si gjetiu në Evropën Lindore. Kur në Evropë intelektualët dhe jo vetëm ata, po aspironi sistemin pluralist, tregun e lirë, pronën private etj. këto koncepte në Kosovë nuk po i aspironte pothuajse askush, sepse ato ishin në kundërshtim me Tiranën zyrtare e ajo sikundër dihet ishte komuniste. Për shkak se kjo qasje do të determinoj perceptimin dhe vlerësimin armiqësor për Evropën dhe vlerat perëndimore, kjo do ta vonojë dhe varfërojë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë.
Evropa e bërjes së Kosovës shtet
Një Evropë e re, një Evropë ndryshe, do të rishfaqet për Kosovën gjatë dhe pas luftës së fundit. Do të ndodhë mrekullia. Përkundër të gjitha veprimeve për të cilat ishte fajësuar Evropa, me apo pa të drejtë nga shqiptarët, Evropa para Kosovës do të rilind. Evropa dhe perëndimorët përgjithësisht, do ta përkrahin luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi, do ta ndihmojnë formimin e shtetit të Kosovës, do ta njohin atë dhe do ta ndihmojnë të ngrihet e të zhvillohet. Me rastin e njohjes së Kosovës shtet, Evropa kishte bërë edhe diçka jo të zakontë, diçka ndryshe.
Me shpërbërjen e komunizmit dhe të federatave evropiane, BRSS-së, Jugosllavisë dhe Çekosllovakisë, evropianët gjithashtu kishin njohur shumë shtete që kishin ndal nga këto shpërbërje, por asnjëra nga këto nuk kishte kërkuar më shumë përkushtim, më shumë ndryshime, më shumë aktivitete diplomatike e më shumë ‘thyerje rregullash’ se sa bërja e Kosovës shtet. Për dallim prej të gjitha shteteve të reja, pas shpërbërjes së komunizmit, Kosova jo që nuk kishte qenë ndonjëherë më parë shtet më vete, por nuk kishte qenë as edhe republikë në kuadër të federatës jugosllave. Kështu pas një kohe të gjatë, me këtë ndihmë të drejtpërdrejtë dhe të madhe të perëndimorëve, shqiptarët jo vetëm që do të ndryshojnë mendimin dhe bindjet e tyre të mëhershme për Evropën, jo vetëm që do të vendosin përfundimisht të bëhen pjesë e saj, aktive dhe kreative, por tashmë të qenët properëndimor, proevropian, për ata do të kthehet në bazë, vlerë dhe karakteristikë të identitetit të tyre nacional, kulturor dhe jo vetëm.
Pas asaj, çfarë bënë perëndimorët, pra edhe Evropa për Kosovën dhe shqiptarët, kontestimi i vlerave, praktikave dhe synimeve perëndimore tashmë apriori konsiderohej antishqiptarizëm. U bë kjo koha kur Kosova kuptoj se ishte evropiane më pak se që dëshironte të bëhej, se që dëshironte të prezantohej, sepse dëshironte të ishte krejt evropiane, ishte kjo koha kur Kosova kuptoj se, ndarja nga Evropa e kishte t’huajsuar Kosovën para evropianëve, dhe se ajo megjithëkëtë ishte shumë më shumë evropiane se që evropianët e pranonin për të tillë.
Evropa e Kosovës gjysmështet
Evropa e tanishme e Kosovës , kjo aktuale, ka humbur shkëlqimin e mëhershëm para syve të shqiptarëve. Por kjo nuk ka të bëjë me vetëdijesim dhe pragmatizëm për ta parë tashmë Evropën në mënyrë normale e pa idealizëm adoleshent, por ka të bëjë me zhgënjim të një natyre të veçantë që nuk e gjejmë tek asnjë shtet tjetër i cili në rend të parë determinohet nga ngecja e procesit të bërjes së Kosovës shtet. Ky zhgënjim i shqiptarëve të Kosovës nuk është i atij lloji që mund të kualifikohet vetëm si euroskepticizëm, skepticizëm ky të cilin mund ta gjejmë në forma të ndryshme e te vendet e ndryshme të Evropës e që ka të bëjë me mosbesim dhe qasje me dyshim ndaj suksesit dhe funksionimit të Bashkimit Evropian.
Skepticizmi për Evropën në Kosovë është i një përmase më të thellë, sepse Bashkimi Evropian si tërësi, pra Brukseli zyrtarë, thjeshtë nuk e njeh Kosovën shtet dhe nga kjo determinohen edhe shumë pengesa, ngecje e deformime për shumë zhvillime për dhe rreth Kosovës. E keqja më e madhe është se nëse në Evropë ngec, gabon apo nuk funksionon Bashkimi Evropian ashtu sikundër duhet, rritet evroscepticizmi gjithandej, kurse në Kosovë rritet e forcohet antievropianizmi. Dhe, për më keq, për një shtet të brishtë, të varfër, të papranuar nga jo pak shtete, në një pozitë jo fortë të rehatshme gjeostrategjike, ide, ideologji, koncepte e lëvizje të ndryshme mund të përqafohen larg më shpejtë dhe më shumë se nga të rinjtë e tjerë evropian.
Kjo gjendje e ekspozon Kosovën para rreziqeve të mëdha. Kjo edhe po ndodhë në Kosovë dhe e keqja është se një nga baza e këtyre ofertave jo evropiane, mbi të cilën strukturohen ato është akuza se Evropa ka faj të madh për shumë ngecja dhe të këqija që ndodhin në Kosovë tash e disa vite. Islamistët dhe majtistë antievropianë në Kosovë janë të këtij lloji. Kosova është e brishtë për tu mbrojtur vetë nga këto kërcënime. Asaj i duhet ndihmë, dhe ndihmën më të madhe duhet ta jap Evropa, konkretisht Brukseli, duke e njohur pa kushte Kosovën shtet, njëjtë si të gjitha shtete e tjera, për ta davaritur bazën mbi të cilën tash sa kohë në Kosovë po fiton terren antievropianizmi dhe antiuesternizmi.
Përndryshe obelisku i njohur në Prishtinë, “Newborn”, përveç shkronjës E mund të perceptohet e ngjyroset i tëri me të zezë, që do të ishte tragjedi e përmasave vështirë të riparueshme për perspektivën evropiane të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve të Ballkanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?