Në teorinë për kombet ka disa autorë që përpiqen të argumentojnë se ka edhe raste kur shteti krijon kombin (!?). Argument për këtë përdoret fakti që shtetet kanë ekzistuar edhe në mesjetë edhe në antikë, atëherë kur kombet nuk kanë ekzistuar. Por, në fakt ne po flasim për shtetet moderne, ku edhe në ato më diktatorialet ka një formalitet përfaqësimi të popullit. Dhe, kjo dallon rrënjësisht nga mesjeta ku mbreti, sulltani, cari apo perandori sundonin jo në emër të popullit, por në emër të Perëndisë apo fuqisë së tyre personale.
Kombet janë krijuese të shteteve dhe përgjegjëse për krijesat e tyre, prandaj ka një organizatë botërore që quhet Organizata e Komeve të Bashkuara dhe jo një organizatë që do të quhej, fjala vjen, Organizata e Shteteve të Bashkuara.
Kombet, qofshin ato monoetnike apo multietnike, monofetare apo multifetare, monoracore apo multiracore, janë pronarë të shteteve moderne. Vetë ekzistenca e një shteti është dëshmi e ekzistencës së një kombi përkatës, që e ka krijuar atë shtet dhe që e mbanë në këmbë atë shtet.
Sigurisht që Republika e Serbisë ekziston jo në saje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e as në saje të hungarezëve të Vojvodinës, e as në saje të vllehve të Zajeçarit. Shteti serb ekziston në saje të ekzistencës së kombit serb.
Krijesa e kombit serb fillimisht u quajt Principata e Serbisë (1835), më pas Mbretëria e Serbisë (1878), më pas Mbretëria Sebo-Kroato-Sllovene (1918), Mbretëria e Jugosllavisë (1929), Shteti i Serbisë (1941), Republika Federative Popullore e Jugosllavisë (1946), Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë (1946), Republika Federale e Jugosllavisë (1992), Unioni Serbi-Mali i Zi (2003) dhe së fundi Republika e Serbisë (2006).
Sa herë që kjo krijesë e kombit serb ndërroi formë, madhësi apo emër, ajo nuk u detyrua që të kërkojë njohje ndërkombëtare, apo pranim në Lidhjen e Kombeve apo Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pse? Sepse kombi serb u njoh njëherë si komb në Kongresin e Berlinit (13 Korrik 1878).
Gjithë kombet që lindën në territoret që kontrollonte dikur Beogradi u detyruan të kërkonin njohje ndërkombëtare dhe pranim në OKB (sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, malazezët, kosovarët). Vetëm serbet nuk kërkuan njohje as pranim. Pse? Sepse ata ishin të njohur si komb që më Kongresin e Berlinit dhe se Jugosllavia njihej si krijesë e kombit serb dhe pronë e këtij kombi.
Tekefundit kjo u pa në luftërat e fundshekullit XX. Edhe sllovenet, edhe kroatët, edhe boshnjakët, edhe maqedonët, edhe malazezët, edhe kosovarët luftuan kundër Jugosllavisë, vetëm serbët e mbrojtën e atë deri në fund.
Një shtet modern nuk mund të ngrihet pa pasur një frymë, pa ekzistuar një komb që e mban atë. As shteti i Kosovës nuk ka mundur të ngrihet pa këtë frymë.
Shumë veta thonë: po si atëherë ekziston shteti i Kosovës kur ata që deklarohen se ekziston kombi kosovar nuk bëjnë as 1000 veta, e ndoshta as 100?
Se si e quajnë njerëzit një gjë është e dorës së dytë karshi faktit se a ekziston apo jo ajo gjë. Nuk është shumë me rëndësi se a deklarohen njerëzit se a ekziston apo jo kombi kosovar, apo kombi shqiptar i Kosovës, apo kombi dardan, apo e konsiderojnë se komuniteti shqiptar i Kosovës është pjesë integrale e kombit shqiptar, përballë faktit që një frymë (komb) në Kosovë ekziston dhe se kjo frymë ka miqtë e vet në botë, që për një arsye apo tjetër, i kanë ndihmuar me e ngritë shtetin e Kosovës.
Me çka identifikohet një frymë – komb. Identifikohet me sloganin e Revolucionit Francez (1789): Liri, vëllazëri, barazi. Pa këto tri vlera nuk ngrihet një komb. Shqiptarët në ish Jugosllavi nuk mund të ishin komb, sepse as nuk ndjeheshin të lirë, as vëllezër me sllavët e as të barabartë e ta. Por sot, në Kosovën e lirë, relativisht janë. Janë sepse secili person i moshës madhore përmes votës së tij merr pjesë në drejtimin e vendit. Kjo të paktën ekziston si mundësi. Pse dikush arrin me vjedhë vota dhe i privon një pjesë të qytetarëve nga kjo e drejtë tregon se ende nuk jemi një komb i konsoliduar.
Në një odë të Drenicës një plak ma shtroi pyetjen se përse nuk po bëhemi rehat siç janë bërë gjithë popujt e dynjasë. Po thonë që nevojitet kohë që ne ta marrim vetën si shtet, por ja Shqipëria që është i njëjti brumë si Kosova, qe 100 vjet nuk mundi me marrë vetën. Pse? Sllovenia qe 20 vjet u bë shtet po ku ka arritur se?
Ia shpjegova sloganin e Revolucionit Francez dhe i thash që ne nuk kemi problem me konceptin e lirisë se ndonjëherë edhe abuzojmë me të. Kemi pak problem me ndjenin e vëllazërisë se ndonjëherë jemi në gjendje me e vra edhe vëllain që na e ka ba baba e nana. Por, problemin më të madh e kemi me konceptin e tretë, atë të barazisë.
Koncepti i barazisë është i lidhur ngushtë me drejtësinë. Dhe, shqiptarët kanë problem me këtë koncept. Shqiptarët e përkrahin të fortin dhe jo të drejtin. A e keni parë – u thash burrave në odë – se kur në katund një i fortë i bien në qafë një më të dobëti se si sillen bashkëfshatarët. Ata në vend se ta bojkotojnë e ta izolojnë zullumqarin e ta ndihmojnë viktimën, marrin anën e të fortit dhe i rrisin zullumin viktimës. Kjo sjellje nuk na lenë me ecë përpara. Me këso sjellje nuk ngrihet kombi as shteti. Prandaj, Shqipëria që 100 vite shumë pak ka ecë përpara dhe kjo do t’i ndodhë edhe Kosovës nëse nuk e ndryshojmë këtë qasje.
Nëse edukatorët në shkolla, mediat, intelektualët nuk ua bëjnë me dije si vath në vesh të rinjve se duhet të përkrahet i drejti dhe jo i forti, nuk do të mund të konsolidohemi as si komb e rrjedhimisht as si shtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës