Filmat romantikë nuk janë të mirë vetëm për eksitim të rastit, por edhe zgjedhje e madhe e këshillave për lidhjen tuaj... Duke i parë këta filma gjithsecili do të përjetojë ndjenjën e ekzistencës së dashurisë!
Para agimit, “Before Sunrise"
Merre rrezikun romantik. Nuk do të jetë i këndshëm çdo njeri, i cili do të dëshirojë të udhëtojë me ju me autobusë nëpër qytet, mirëpo nëse nuk do ta provoni, nuk do të dini se çka keni lënë pa e përjetuar.
“Përpara agimit”, është një histori dashurie mes një gazetari të ri amerikan dhe një studenteje parisiene, ku luan Ehan Hawke dhe Julie Delpy
(500) ditë dashuri, “(500) Days of Summer”
Refuzimi gjithmonë është i vrazhdë, aq më parë kur të gjitha shpresat tuaja i keni përqendruar tek i njëjti person. Mos lejoni që dështimi juaj dashuror t’ju shkatërrojë, ngrihuni dhe shikoni përpara në kërkim të ndonjë dashurie më të mirë.“(500) Days of Summer”, është një komedi romantike nga Mark Waters për një grua (Zooey Deschanel) që nuk i beson dashurisë së vërtetë dhe një të riu (Joseph Gordon-Levitt) që bie në dashuri me të.
Kur Harry ka takuar Sallyn, "When Harry Met Sally"
Bandilli me të cilin do të krijoni lidhje dashurie, mund t’ju jetë shumë pranë gjatë tërë kohës. Andaj, mendoni mirë para se ta fshini nga lista e miqve të vjetër, personin i cili gjithmonë ka qenë aty afër jush. Regjisor i filmit është Rob Reiner, ndërsa protagonistë Billy Crystal, Meg Ryan, Carrie Fisher, etj.
Kërcim dashurie, “Dirty Dancing”
Familja juaj dhe miqtë gjithmonë do t’ju këshillojnë se cili bandill është i mirë për ju. Mirëpo, nëse jeni mjaft e sigurt në vetvete dhe në dashurinë e përbashkët, ia vlen t’i luftoni të gjitha pengesat për lumturinë që ju pret.
Dy nga protagonistët e atij filmi, Patrick Swayze, i cili humbi betejën me kancerin dhe Jerry Orbach, që interpretonte babain e Babe, nuk jetojnë më, ndërsa Jennifer Grey tashmë është harruar.
Blloku i shënimeve, "The Notebook"
Nëse keni vendosur të filloni jetën e përbashkët me dikë, pranojeni pa hezitim dhe tërë jetën jetojeni bashkë deri sa të jeni gjallë.
"The Notebook" nga Nick Cassavetes është një odë për dashurinë e përjetshme. Çdo ditë Noah lexon të njëjtin libër, Allie, i cili është i prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Ai libër, në fakt, është historia e tyre…Pavarësisht nga të gjitha ndarjet dhe provat, dashuria e tyre, me një pastërti të qartë, arrin të mbijetojë.
Ditari i Bridget Jones, "Bridget Jones’s Diary"
Historia e Bridget Jones është e njëjtë si e të gjithë atyre të cilët nuk janë të lidhur. E ngathët dhe e pakënaqur me veten, Bridget Jones këndon “All by myself” nga Céline Dion, ndërkohë që pi verë në shtëpinë e saj. Mendon se nuk do ta gjejë kurrë dashurinë e vërtetë, sepse atë nuk mund ta pëlqejë askush. Deri në ditën që ajo takon të bukurin Darcy…Dashuria e vërtetë, "Love actually"
“Dashuri e vërtetë” nga Richard Curtis demonstron me një goditje të vetme që mund të gjendet dashuria pas një humbjeje, pas 10 vjetësh ose me dikë që flet një gjuhë të ndryshme nga e jona. Dashuria me shikim të parë ekziston me të vërtetë!Titaniku, “Titanic”
Filmi i parë, më i shkëlqyer i dashurisë, provon që pavarësisht pengesave, dashuria është më e forta se të gjitha. Filmi është bazuar në një histori të vërtetë.
Regjisori James Cameron, arriti te fitonte plot 11 çmime Oscar. Filmi flet për historinë e dashurisë mes dy të rinjve, Rose (Kate Winslet) dhe Jack (Leonardo DiCaprio) që zgjati vetëm 2 ditë, mbi anijen më të famshme të historisë. Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?