Keqqeverisja pengon bashkimin
Në oda, lokale, rrugë dhe kudo që ndodhin mbi dy persona, pa më të voglin dyshim që biseda e përditshme është për ribashkimin e Shqipërisë, zhvillimin ekonomik, për pasigurinë politike, ndotjen e ambientit… Flitet për ndryshime që duhet të ndodhin në shoqërinë tonë.
A janë të mjaftueshme vetëm bisedimet, kur në fakt nuk ka ndryshime për të mirë në vepër. Gjërat përsëriten sikur mos të ishte biseduar fare: hidhen mbeturina kudo vend e pa vend, nuk vërehen ndryshime në ekonomi, nuk ka siguri politike, nuk ka zhvillim për të mirë në të gjitha sferat e jetës, pos faktit që korrupsioni dita-ditës rritet dhe përkeqësohet jeta e qytetarit.
Qytetarët gëzohen kur dëgjojnë që arrestohen keqbërësit; të korruptuarit; por gjithherë flitet se kur do të arrestohen "peshqit e mëdhenj"? Mu për këtë lindë pyetja: kush janë "peshqit e mëdhenj" dhe pse janë të padukshëm? Përgjigjja ime është kjo: ”Peshqit e mëdhenj” nuk do të zihen kurrë në këtë frymë politike! Sepse, "peshqit e mëdhenj” janë vetë ligjdhënësit (drejtësia), pushteti, parlamentarët, deri tek më i vogli person i komunarëve!
Të gjitha këto që u përmendën, janë fakte që masën e përgjithshme e kanë lodhur e stërlodhur…
Masa e përgjithshme dita-ditës po varfërohet ekonomikisht. Klasa politike dita-ditës po pasurohet. Kriminaliteti po rritet në të gjitha fushat e jetës. Pasiguria e madhe popullatën e ka frikësuar, e ka çoroditur, e kanë mjeruar dhe poshtëruar. Pra, kjo është ajo që dua të them: ky pushtet që është duke e sunduar vendin është jo legjitim, sepse është legjitimuar në mënyrë të jashtëligjshme, është legjitimuar thjesht me votën e vjedhur. Ky pushtet po zhvillon vetëm kriza e pa siguri.
Të gjitha këto që thashë janë faktori kryesor që pengojnë rrugën e ribashkimit të Shqipërisë. Kjo klasë e pushteteve andej dhe këndej Shqipërisë natyrale prioritet nuk e kanë zhvillimin e shtetit. Prioriteti i tyre, qëllimet e tyre janë vetëm pasurimi individual me çdo formë të mundshme dhe të jashtëligjshme!
Nuk do ketë ndryshime derisa nuk vetëdijesohemi; derisa shumica e masës nuk depolitizohet dhe t’i thotë jo korrupsionit, jo hajdutëve të votës, stop poshtërsive e tradhtive kombëtare që bëhen në emër të shumicës (popullit).
Ja një shembull i marrëzisë që ndodhi me dy policët tanë të zënë rob nga xhandarmëria serbe nga marrëveshjet e pushtetit të paligjshëm të një pjese të Shqipërisë natyrale me Serbinë, konkretisht të Edita Tahirit me Borko Stefanoviçin, për kontrollimin e kufirit me Serbinë. “Kontroll i përbashkët"? Posi, se jo mahi, vetëm se ishin policët tanë të shtrirë për dhe me fytyrë në dushk, të poshtëruar dhe thellë të goditur në moralin gjithë-shqiptarë.
Këto janë marrëveshjet e pushtetarëve të pushtetit të paligjshëm. Këto janë marrëzirat e këtyre pushtetarëve; këto janë tradhtitë që dita-ditës po dalin mbi sipërfaqe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama